Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datat 9 dhe 10 gusht 2026.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet maksimale janë:
- Nafta (dizel): 1.63 euro për litër
- Benzina: 1.44 euro për litër
- Gazi: 0.60 euro për litër
Këto çmime vlejnë për ditën e diel dhe të hënën, ndërsa sipas njoftimit, hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
MINT ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve mund të adresohen në adresën elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

