By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga mungesa e granteve te sfidat në treg, gratë sipërmarrëse kërkojnë më shumë mbështetje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga mungesa e granteve te sfidat në treg, gratë sipërmarrëse kërkojnë më shumë mbështetje
Lajme

Nga mungesa e granteve te sfidat në treg, gratë sipërmarrëse kërkojnë më shumë mbështetje

Momenti
Published: August 9, 2026

Gratë sipërmarrëse në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida të shumta në zhvillimin e bizneseve të tyre. Disa prej tyre thonë se kanë gjetur mbështetje për promovim dhe pjesëmarrje në panaire, ndërsa të tjera pohojnë se nuk kanë përfituar asnjëherë përkrahje institucionale, pavarësisht aplikimeve të vazhdueshme. Ato kërkojnë më shumë mbështetje financiare dhe kushte më të favorshme për zhvillimin e bizneseve.

Sanije Hyseni, e cila merret me shitjen e argjendit antik dhe gurëve të çmueshëm, tha për Ekonomia Online se shpresat i kanë te Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit.

“Merrem me argjend antik që e ka kaluar kohën prej 50-60 vjetësh, e sidomos përqendrohem në gurë, ata që sjellin energji pozitive te njerëzit ose ndikojnë në shëndetin e tyre. Për shembull, merrem edhe me gurë të çmueshëm, do të thotë siç është smaragdi, turkizi, ametisti, e kështu me radhë. Nëse fillojmë nga astrologjia, varen nga muaji që kanë lindur dhe ajo ndikon në energji pozitive, ose në disponim. Sigurisht që po. Mimoza Kusari-Lila na tha që do të mundohemi me çdo kusht që t’ju ndihmojmë dhe të sigurojmë edhe pjesë të tjera jashtë vendit me marrë pjesë”, tha Hyseni.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, ajo theksoi se gratë afariste kanë nevojë për më shumë hapësira dhe kushte për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

“Po për shembull, ndonjë lokacion me gjetë, se sivjet ka qenë krejt e zënë ose me shtëpiza, ose me pije, se secili e ka atë të veten. Mirëpo, gratë janë pak të rrezikuara”, u shpreh ajo.

Duke folur për sfidat e grave në biznes, Hyseni tha se shumë prej tyre mbajnë barrën kryesore ekonomike të familjes.

“Do të thotë shumë, se ndoshta e ka krejtë shtëpinë pa punë, e krejt jeta, krejt mbajtja varet prej saj. Ka që punojnë me veshje kombëtare, ka që punojnë me këto që janë me vek, ajo është punë e rëndë, kushton shumë. E për to është ndihmë, sado kudo, një vend t’u caktohet, ose të paktën një kioskë, ose një shitore e vogël, ose grante t’u japin, subvencione që munden me u zhvillu”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, themeluesja e konceptit “House of Japan”, Blerta Muja për Ekonomia Online tha se për një biznes të ri mbështetja më e madhe është promovimi dhe krijimi i mundësive për prezantimin e produkteve.

“Fillimisht du me thënë që për mua kjo është vetëm si mbështetje sepse është një koncept shumë i ri që kërkon vetëdijesim në popullsi, kështu që unë e shoh këtë një shans shumë të mirë me mund me i tregu produktet që ne i prodhojmë. Afatgjatë, e shoh mbështetjen në formë të granteve për shembull, subvencione, sepse synohet me u zgjeru prodhimi, me u bo një manufakturë, e ajo normal që kërkon mjete financiare”, tha Muja.

Sipas saj, trendi i mbështetjes për gratë në biznes është pozitiv.

“Për mendimin tim, po më duket për momentin që është mirë duke shkuar, synimi është këtu, vullneti është këtu, e thashë i dëgjuam edhe disa numra që po rritet punësimi i grave në Kosovë, kështu që po mendoj që jemi në një rrugë të mirë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Havushe Bunjaku, pronare e biznesit “99 Lule” për Ekonomia Online tha se pavarësisht se biznesi i saj është themeluar në vitin 2010 dhe ka certifikim, nuk ka marrë mbështetje nga institucionet.

“Përkrahje si biznes që jemi prej 2010-ës të themeluar, të regjistruar, e me licencë, e me certifikim organik ne prej qeverisë apo prej ministrive nuk kemi pasur asnjëherë përkrahje, edhe pse kemi aplikuar shumë herë. Ndërsa biznesi ka pasur projekte, kemi realizuar shumë projekte me partneritet, me organizata të ndryshme ndërkombëtare. Panairet janë të mira, lidhemi me konsumatorë edhe pse kemi shumë vite në treg, por megjithatë, kur po zhvillojmë produkte të reja po i prezantojmë edhe këtu në panaire, kështu që kjo e ka atë vlerën e vet. Ndërsa bizneset e grave kanë nevojë për shumë përkrahje”, tha ajo.

Bunjaku theksoi se sfidat nuk kufizohen vetëm në themelimin e një biznesi, por vazhdojnë edhe gjatë zhvillimit të tij.

“Kam një përvojë të gjatë në këtë sektor. Tash 16 vite i kam bërë që jam angazhuar veç me të njëjtin sektor: bimë mjekësore aromatike, fruta të pyllit, të cilat i grumbullojmë, e ka edhe që i kultivojmë. I kam më shumë se 50 gra të kontraktuara që unë ua blej atyre produktet. Është e vështirë me e fillu biznesin, por është e vështirë pastaj gjatë rrugës me e mbajt, edhe është e vështirë edhe me u zhvillu, sepse problemi është pastaj te tregu, plasimi në treg. Ne si produkte, si Kosova si vend i ri, edhe gratë që nuk kemi shumë kapital me investu përnjëherë, me u vendos në treg, me depërtu në treg, është problem shumë i madh në Kosovë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, mbështetja për gratë sipërmarrëse do të ndikonte jo vetëm te një biznes, por në krijimin e një zinxhiri më të gjerë ekonomik.

“Të balancohet tregu. T’ju jepet mundësi prodhuesve vendorë t’i plasojnë në treg bizneset. T’i përkrahin gratë, bizneset e grave. Ato biznese që janë të qëndrueshme t’i përkrahin, sepse nuk është veç një grua që e fillon një biznes; unë i kam pastaj gratë e tjera. Përveç që gruaja vetë zhvillohet, krijon të ardhura edhe për familjen, dhe ajo i jep dorën edhe një gruaje tjetër. Duke u bazuar që “99 Lule” e ka pasur një ndikim shumë të madh në këtë sektor, jam gruaja e parë që kam regjistruar një biznes të tillë të bimëve mjekësore aromatike (sepse më herët kanë qenë veç burrat pronarë të këtyre bizneseve, ndërsa gratë kanë punuar nëpër ferma). Duke qenë gruaja e parë, i kam shtyrë edhe gratë e tjera me fillu me u marrë me këtë biznes. Sot jam shumë e kënaqur, e mundem me thënë që prej shembullit tim, sot i njoh, i di, i takoj shpesh që kanë filluar me të njëjtën veprimtari të mirë”, shtoi Bunjaku.

source

You Might Also Like

Izraeli vazhdon sulmet në Liban, plagosen tre ushtarë gjatë çaktivizimit të municioneve
Shkon në 8 numri i viktimave nga të shtënat në shkollë në Tajlandë
S’ka pritje të gjata për të dale nga Kosova në pikat kufitare
Irani bën kërkesa të reja rreth Ngushticës së Hormuzit
Aksidenti në Gjilan, ndërron jetë në QKUK një person

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
TOP Momenti
Dy persona rrezikuan të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare i shpëton me Jet Ski
Dy persona rrezikuan të mbyteshin në Velipojë, Policia Kufitare i shpëton me Jet Ski
TOP Momenti
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
TOP Momenti
Çaji i gjelbër ka dhe efekte anësore
Çaji i gjelbër ka dhe efekte anësore
TOP Momenti
Pesë shtetas pakistanezë gjenden në një banesë me qira në Ferizaj, Policia sekuestron dokumente
Pesë shtetas pakistanezë gjenden në një banesë me qira në Ferizaj, Policia sekuestron dokumente
TOP Momenti

You Might Also Like

I mituri bie nga objekti në Prizren, vdes pas gjashtë ditësh në QKUK
Lajme

I mituri bie nga objekti në Prizren, vdes pas gjashtë ditësh në QKUK

August 9, 2026
Bastiset një lokal në Deçan, sekuestrohen armë dhe pajisje për bixhoz
Lajme

Bastiset një lokal në Deçan, sekuestrohen armë dhe pajisje për bixhoz

August 9, 2026
MINT publikon çmimet e derivateve për 9 dhe 10 gusht
Lajme

MINT publikon çmimet e derivateve për 9 dhe 10 gusht

August 9, 2026
Ambasada britanike: Politikanët e Kosovës të punojnë urgjentisht për zhbllokimin e situatës në Kuvend
Lajme

Ambasada britanike: Politikanët e Kosovës të punojnë urgjentisht për zhbllokimin e situatës në Kuvend

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?