By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zjarr masiv në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac – evakuohen disa familje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zjarr masiv në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac – evakuohen disa familje
TOP Momenti

Zjarr masiv në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac – evakuohen disa familje

Momenti
Published: August 8, 2026

Një zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke në fshatin Koilac të Mallakastrës, duke rrezikuar banesat dhe banorët e zonës.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve nga fshati Koilac, Mallakastër, pasi zjarri masiv që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe banorët.

Your browser does not support the video tag.

Në terren janë angazhuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shërbimet zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë, strukturat e emergjencave civile dhe strukturat e tjera përgjegjëse.

Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara, ndërsa deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi.

Shërbimet e Policisë vijojnë të jenë të angazhuara në terren, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat për izolimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat për shkak të erës po përhapen në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.

Njëkohësisht, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit, dokumentimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit, nëse zjarri rezulton të jetë shkaktuar nga veprime të kundërligjshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e pakontrolluar e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm, të paanshëm dhe ruajtjen e anonimatit. /Tch/

You Might Also Like

Aksident në magjistralen Gostivar-Kërçovë, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë
MSH: Është transportuar me sukses pacienti me lëndime serioze nga Kushadasi i Turqisë
​Dita e 70-të e protestës në Tiranë, thirrje kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës
Momenti kur zjarrfikësi qetëson fëmijën e trembur nga zjarret në Mallakastër, evakuohen banorët
RENEA zbarkon në Korçë pas vrasjes së ish-ushtarit, i riu nuk gjendet në banesë, zbulohet fotoja e autorit

LEXO GJITHASHTU

Krimet e luftës në Zubin Potok, hetuesit vazhdojnë punën në lokacionin e tretë
Krimet e luftës në Zubin Potok, hetuesit vazhdojnë punën në lokacionin e tretë
Lajme
Të shtëna në shkollë në Tajlandë, 9 viktima
Të shtëna në shkollë në Tajlandë, 9 viktima
Lajme
Gjendja në pikat kufitare – Pritje deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë, situata e njëjtë edhe për dalje nga vendi
Gjendja në pikat kufitare – Pritje deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë, situata e njëjtë edhe për dalje nga vendi
Lajme
Temperaturat ekstreme, Xhemaili: Siguria e punëtorëve duhet të jetë prioritet
Temperaturat ekstreme, Xhemaili: Siguria e punëtorëve duhet të jetë prioritet
TOP Momenti
Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës
Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti

You Might Also Like

Ish-efektivi i Forcave të Armatosura u vra me kallashnikov nga shoku i fëmijërisë, Metko: Kishin konflikt të mbartur prej disa kohësh
TOP Momenti

Ish-efektivi i Forcave të Armatosura u vra me kallashnikov nga shoku i fëmijërisë, Metko: Kishin konflikt të mbartur prej disa kohësh

August 8, 2026
Angellov: Gjendja me ujin në Gostivar është përmirësuar dukshëm, por ende nuk lejohet për pije
TOP Momenti

Angellov: Gjendja me ujin në Gostivar është përmirësuar dukshëm, por ende nuk lejohet për pije

August 8, 2026
Hedhja e vezëve ndaj Kurti, lajm edhe në mediat botërore
TOP Momenti

Hedhja e vezëve ndaj Kurti, lajm edhe në mediat botërore

August 8, 2026
Në Maqedoni dasmat mbajnë gjallë tregun e arit, pavarësisht çmimeve të larta
TOP Momenti

Në Maqedoni dasmat mbajnë gjallë tregun e arit, pavarësisht çmimeve të larta

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?