By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Danimarka ashpërson rregullat për përdorimin e Al në shkolla
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Danimarka ashpërson rregullat për përdorimin e Al në shkolla
TOP Momenti

Danimarka ashpërson rregullat për përdorimin e Al në shkolla

Momenti
Published: August 8, 2026









Nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë do t’i rikthehen mësimit javën e ardhshme me rregulla më të forta për përdorimin e Al, me synim parandalimin e kopjimit gjatë detyrave dhe provimeve.

Your browser does not support the video tag.


Ministri danez i Arsimit, Magnus Heunicke, njoftoi një paketë masash të menjëhershme për të luftuar përdorimin e Al për qëllime mashtrimi akademik.


Ndër masat e reja përfshihen mbrojtjet me gojë të detyrave të shkruara në shtëpi dhe përdorimi i mjeteve që monitorojnë ekranet e nxënësve gjatë provimeve.


Sipas ministrisë, shkollat e mesme të larta në Danimarkë po përballen me një rritje të rasteve të kopjimit të asistuar nga Al, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.


Një nga ndryshimet kryesore parashikon që të gjitha testet me shkrim të zhvilluara në shtëpi të shoqërohen me një provim me gojë.


Kjo masë do të zbatohet edhe për provimin SSO, një nga provimet më të rëndësishme me shkrim, që zhvillohet çdo vit nga rreth 9 mijë nxënës të shkollave të mesme të larta.


Gjithashtu, institucionet arsimore do të duhet të përdorin sisteme monitorimi për kontrollin e ekraneve gjatë provimeve, si dhe firewall-e që filtrojnë përmbajtjet online gjatë orëve mësimore dhe periudhave të testimit.


Masa e tretë nxit shkollat që t’i organizojnë më shpesh detyrat në ambiente të kontrolluara brenda institucionit, në mënyrë që mësuesit të mund të ndjekin më nga afër procesin e punës së nxënësve dhe të bëjnë një vlerësim më të saktë.


Masat e reja janë pjesë e përpjekjeve të Danimarkës për të gjetur një ekuilibër mes përdorimit të teknologjisë së re nga brezat e rinj dhe ruajtjes së standardeve të arsimit.


 


source

You Might Also Like

Anëtari i Kryesisë së LVV-së shpërndan ballinë të rreme të “Blic” për incidentin në Kuvend, reagon Aleanca
LAMM: Fluks i rritur i udhëtarëve, në Bogorodicë pritet më shumë se një orë
Hoti: Gjetjet e NDI-së dëshmojnë dështimet e LVV-së pas gjashtë vjetësh në krye të institucioneve
Geci paralajmëron kallëzim penal ndaj Kurtit dhe Haxhiut për cenim të rendit kushtetues
Taravari: Mickoski VLEN-in e ka instrument politik, ata në qeveri janë vetëm dekor

LEXO GJITHASHTU

Pas 6 orësh, Elvis Hoxha i LVV-së kërkon falje për lajmin e rremë
Pas 6 orësh, Elvis Hoxha i LVV-së kërkon falje për lajmin e rremë
Lajme
Deklaratat e Vuçiq për Ujmanin strategji e tij para zgjedhjeve, Trajkoviq: I ka rënë popullariteti
Deklaratat e Vuçiq për Ujmanin strategji e tij para zgjedhjeve, Trajkoviq: I ka rënë popullariteti
Lajme
Kurti mbrëmë shkoi për relaks në Gjakovë, gazetarja e Euronews shihet në shoqëri me të
Kurti mbrëmë shkoi për relaks në Gjakovë, gazetarja e Euronews shihet në shoqëri me të
Lajme
Vezët ndaj Kurtit në Kuvend, The Guardian: Në vitin 2015 ngjashëm u qëllua Isa Mustafa
Vezët ndaj Kurtit në Kuvend, The Guardian: Në vitin 2015 ngjashëm u qëllua Isa Mustafa
Lajme
Parashikimi i IHMK për javën e ardhshme: Temperaturat deri në 36°C, më së nxehti të martën e të mërkurën
Parashikimi i IHMK për javën e ardhshme: Temperaturat deri në 36°C, më së nxehti të martën e të mërkurën
Lajme

You Might Also Like

Greqia e vendosi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve me regjim tatimor të privilegjuar
TOP Momenti

Greqia e vendosi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve me regjim tatimor të privilegjuar

August 9, 2026
Vrau shokun e fëmijërisë, arrestohet 20-vjeçari: Më ngacmoi të dashurën
TOP Momenti

Vrau shokun e fëmijërisë, arrestohet 20-vjeçari: Më ngacmoi të dashurën

August 9, 2026
Dy zyrtarë të Policisë përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar të Internshipit në Universitetin Policor të Brandenburgut
TOP Momenti

Dy zyrtarë të Policisë përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar të Internshipit në Universitetin Policor të Brandenburgut

August 9, 2026
​Konstituimi i Kuvendit, Kryeziu: Tash e tutje çdo veprim jokushtetues, Baraliu: Ndërpriteni këtë lojë politike!
TOP Momenti

​Konstituimi i Kuvendit, Kryeziu: Tash e tutje çdo veprim jokushtetues, Baraliu: Ndërpriteni këtë lojë politike!

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?