By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rafuna: Kriza politike ka ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rafuna: Kriza politike ka ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes
Lajme

Rafuna: Kriza politike ka ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes

Momenti
Published: August 8, 2026

Paqëndrueshmëria politike në vend nuk po mbetet vetëm në sallat e Kuvendit dhe në përplasjet mes partive. Pasojat e saj, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po ndihen drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit, në klimën e investimeve dhe në mundësinë e Kosovës për të përfituar nga fondet evropiane.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna ka deklaruar se për shkak të situatës politike kanë ngecur një sërë reformash të rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme për krijimin e një ambienti të favorshëm për bizneset dhe investitorët.

“Kjo krizë politike ka pasur ndikim shumë negativ në klimën e të bërit biznes. E para, kemi ngecur në reformat e brendshme, sidomos në reformat politiko-fiskale, në reformat e sistemit të arsimit, në reformat e sundimit të ligjit, në reformat në sistemin shëndetësor. Të gjitha këto janë, si me thënë, një lloj parakushti për me krijuar një ambient të mirë të bërit biznes në Republikën e Kosovës”, ka thënë Rafuna.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, pasiguria politike ndikon edhe te investitorët e huaj, të cilët, para se të investojnë në Kosovë, kërkojnë garanci për stabilitetin politik dhe juridik.

“Më pas, në planin e jashtëm, çdo investitor që vjen për me investuar në Kosovë kërkon një siguri politike. Kur them siguri politike, në kuptimin se sa është e qëndrueshme një qeveri në marrjen e vendimeve, në ndryshimin e ligjeve apo në sjelljen e ligjeve të reja. Më pas ajo siguria juridike: se sa shpesh ndryshohen ligjet, sa ka konsultim me biznesin gjatë ndryshimit të atyre ligjeve, dhe vijnë elementet e tjera”, është shprehur ai.

Rafuna ka vlerësuar se bllokada politike ka krijuar një situatë në të cilën Kosova nuk po arrin të ndërtojë një ambient të qëndrueshëm për zhvillimin e sektorit privat.

“Kështu që ne nuk e kemi, kjo bllokadë politike i ka sjellë të gjitha këto që mos me pasur një ambient të mirë të bërit biznes në Kosovë”, ka deklaruar kryetari i OEK-ut.

Duke folur për Planin e Rritjes dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, Rafuna ka paralajmëruar se zvarritja e situatës politike po i kushton Kosovës edhe në aspektin financiar.

“Deri më sot ne kemi humbur mbi 50 milionë. Ne si Odë Ekonomike që kemi të dhënat, edhe pse flitet që shkon deri në 100 milionë, po duhet me prit prej Komisionit Evropian me pasë saktë se sa është vlera që Kosova i ka humb, është e dhimbshme”, ka thënë Rafuna për Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova ka nevojë të madhe për investime dhe për përfitimin e fondeve evropiane, ndërsa mosrealizimi i reformave po e dëmton vendin jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në rrugën e integrimit evropian.

“Është e dhimbshme se Kosova ka nevojë për investime, ka nevojë për thithje të fondeve të ndryshme, jo vetëm nga plani i rritjes, po edhe nga fondet e tjera. Dhe mos-thithja e këtyre fondeve që i ndahen Kosovës, më pas mosbërja e reformave se kjo ka një impakt të drejtpërdrejtë jo vetëm në integrimin ekonomik, po edhe në integrimin e ardhshëm evropian”, ka deklaruar ai.

Rafuna ka theksuar se ngecja e Kosovës në raport me shtetet e tjera të rajonit është veçanërisht shqetësuese, pasi sipas tij, fondet që Kosova nuk arrin t’i shfrytëzojë mund të përfundojnë te vendet fqinje.

“Dhe ngecja e Kosovës dhe ecja e shteteve të tjera është e dhimbshme. Për më shumë, këto mjete që ne po i humbim nuk i kthehen Brukselit, por këto mjete kanë me i shkuar shteteve përreth nesh. Çfarë po bëjmë si Kosovë? Le që kemi stagnuar vetë e nuk po zhvillohemi, po po i ndihmojmë shteteve përreth nesh që të zhvillohen me mjetet tona. E kjo është e dhimbshme”, ka shtuar Rafuna.

Për shkak të moszbatimit të reformave me kohë, Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media më 1 korrik, tha se gjashtë hapa nuk u zbatuan deri në afatin shtesë që skadoi më 30 qershor.

“Për hapat që nuk kanë arritur të përfundohen në periudhën shtesë, mjetet e dedikuara për përfundimin e tyre humbin. Nga 13 hapat që kishin afat shtesë deri më 30 qershor, shtatë konsiderohen të zbatuar, ndërkaq gjashtë nuk kanë arritur të zbatohen plotësisht. Nga këta gjashtë hapa, ka zbatim në disa nënhapa. Kostoja llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro. Vlera e saktë do të përcaktohet nga Komisioni Evropian, varësisht nëse do t’i llogarisë edhe nënhapat e zbatuar”, tha Zulfaj.

Nga Plani i Rritjes – që përfshin periudhën 2024-2027 – në vlerë prej 6 miliardë eurosh, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë. Vendi është përfituesi më i madh nga ky fond në rajon për kokë banori.

Në prill, Kosova përfitoi pjesën e parë të fondeve të parafinancimit, duke marrë 61.8 milionë euro, pasi shteti dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.

Ky plan i BE-së, veç tjerash, synon të dyfishojë ekonomitë e këtyre vendeve gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

source

You Might Also Like

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut
Një burrë gjendet pa shenja jete në Llapashticë të Podujevës, policia po e heton vdekjen
Një tërmet 7.7 ballësh godet Indonezinë, të paktën 14 të vdekur
Të rinjtë e PDK’së sot zhvillojnë aksion simbolik para Kuvendit
Osmani thotë se Kurti do President që “s’mban qëndrime”: E sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që s’bën asgjë

LEXO GJITHASHTU

Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore të tre individëve
Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore të tre individëve
TOP Momenti
“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit
“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit
TOP Momenti
Mot me diell dhe reshje shiu të herëpashershme në Shqipëri
Mot me diell dhe reshje shiu të herëpashershme në Shqipëri
TOP Momenti
Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës
Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës
Lajme
“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin
“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin
Lajme

You Might Also Like

Deri në një orë pritje për të dalë nga Merdarja këtë mëngjes
Lajme

Deri në një orë pritje për të dalë nga Merdarja këtë mëngjes

August 15, 2026
Mot i nxehtë sot
Lajme

Mot i nxehtë sot

August 15, 2026
Përditësohen të dhënat – Qytetarët përballen me pritje mbi një orë për të dalë nga Kosova, kurse më pak minuta për të hyrë
Lajme

Përditësohen të dhënat – Qytetarët përballen me pritje mbi një orë për të dalë nga Kosova, kurse më pak minuta për të hyrë

August 15, 2026
Vjosa Osmani për ofertën e Kurtit: Qëllimi i tij ishte ta nënshtrojë dhe poshtërojë LDK’në
Lajme

Vjosa Osmani për ofertën e Kurtit: Qëllimi i tij ishte ta nënshtrojë dhe poshtërojë LDK’në

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?