By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një tërmet 7.7 ballësh godet Indonezinë, të paktën 14 të vdekur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një tërmet 7.7 ballësh godet Indonezinë, të paktën 14 të vdekur
Lajme

Një tërmet 7.7 ballësh godet Indonezinë, të paktën 14 të vdekur

Momenti
Published: August 15, 2026

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë të shtunën herët në mëngjes, ka njoftuar agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive.

BPBD bëri të ditur se persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në shkallë të ndryshme, duke paralajmëruar se shifrat janë paraprake, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Your browser does not support the video tag.

Ekipet po punojnë për të nxjerrë personat që mund të kenë mbetur të bllokuar në ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti dhe dhjetëra lëkundjet pasuese. Një paralajmërim për cunami u lëshua pas tërmetit, por u hoq rreth tre orë pas goditjes së parë, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 sipas kohës lokale të shtunën. Tërmeti ishte në një thellësi prej 15 kilometrash, bëri të ditur Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë.

Sa më i cekët të jetë një tërmet, aq më shkatërruese priren të jenë pasojat e tij në sipërfaqe.

Lëkundje të fuqishme pasuese u ndjenë në të njëjtën zonë, përfshirë një me magnitudë 6.1.

Pamjet e filmuara në portin e Maumeres treguan copa të mëdha betoni që shkëputeshin nga ndërtesa e terminalit dhe binin mbi pasagjerët që prisnin të hipnin në një traget ndërishullor. Disa prej tyre përfunduan në det kur u shemb ura lidhëse me anijen.

Emanuel Melkiades Laka Lena, guvernatori i provincës Nusa Tenggara Lindore, tha në një konferencë për media se viktimat humbën jetën në gjumë, pasi mbi ta u shembën rrënojat.

Pas lëshimit të paralajmërimit për cunami nga autoritetet, njerëz të shumtë u panë duke u larguar drejt zonave të brendshme me motoçikleta. BNPB bëri të ditur se rreth 2,000 persona ishin evakuuar ose ishin zhvendosur me iniciativë të tyre.

Megjithatë, do të duhet kohë për të vlerësuar përmasat e plota të shkatërrimit në rajon, i cili është i largët dhe malor.

BNPB u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë dhe të largohen nga zonat bregdetare.

“Banorët duhet gjithashtu të shmangin hyrjen në ndërtesa, veçanërisht në ato që tashmë kanë pësuar çarje ose dëmtime strukturore”, tha BNPB.

“Një vlerësim i shpejtë është aktualisht duke u zhvilluar për të përcaktuar numrin e viktimave dhe përmasat e pasojave. Ne do ta bëjmë publike këtë informacion pasi të dhënat të jenë verifikuar.”

The post Një tërmet 7.7 ballësh godet Indonezinë, të paktën 14 të vdekur appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve
Rritet fluksi, pritje të gjata për të dalë nga Merdara
Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut
Një burrë gjendet pa shenja jete në Llapashticë të Podujevës, policia po e heton vdekjen
Të rinjtë e PDK’së sot zhvillojnë aksion simbolik para Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Tre persona të lënduar pas një mosmarrëveshjeje në Vushtrri, dyshohet se u përdor sëpatë
Tre persona të lënduar pas një mosmarrëveshjeje në Vushtrri, dyshohet se u përdor sëpatë
TOP Momenti
Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore të tre individëve
Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore të tre individëve
TOP Momenti
“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit
“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit
TOP Momenti
Mot me diell dhe reshje shiu të herëpashershme në Shqipëri
Mot me diell dhe reshje shiu të herëpashershme në Shqipëri
TOP Momenti
Osmani thotë se Kurti do President që “s’mban qëndrime”: E sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që s’bën asgjë
Osmani thotë se Kurti do President që “s’mban qëndrime”: E sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që s’bën asgjë
Lajme

You Might Also Like

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës
Lajme

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

August 15, 2026
“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin
Lajme

“Në Selenicë kemi edhe ujë të kripur në mal”, Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin

August 15, 2026
Deri në një orë pritje për të dalë nga Merdarja këtë mëngjes
Lajme

Deri në një orë pritje për të dalë nga Merdarja këtë mëngjes

August 15, 2026
Mot i nxehtë sot
Lajme

Mot i nxehtë sot

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?