By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Së shpejti pritet të nisin punimet në Emergjencën e re në QKUK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Së shpejti pritet të nisin punimet në Emergjencën e re në QKUK
Lajme

​Së shpejti pritet të nisin punimet në Emergjencën e re në QKUK

Momenti
Published: May 11, 2026

Që nga viti 2016, objekti i ri i Klinikës Emergjente pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka mbetur vetëm në fazën e tullave, pa u bërë investime të mëtejshme.

Hapësira, e cila prej vitesh është shfrytëzuar si parking veturash dhe depo mbeturinash, pritet që më në fund të aktivizohet për ndërtim. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se punimet për këtë projekt do të nisin së shpejti.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij brenda 30 muajsh Kosova do ta ketë Klinik Emergjente moderne me të gjitha shërbimet e nevojshme.

“Për secilin projekt infrastrukturor, është caktimi i mbikëqyrësve, caktimi i disa procedurave të tjera që janë si të domosdoshme, jo të nevojshme, po të domosdoshme si procedura para se me filluar puna fizike në terren. Unë pres që këto do të përfundojnë jashtëzakonisht shpejt dhe pres që çështje javësh që do të fillojë dhe do të mbarojë ashtu siç kemi thënë, për 30 muaj, Qendra Klinike Universitare do ta ketë Qendrën Klinike Emergjente jashtëzakonisht moderne, me të gjitha shërbimet emergjente aty brenda”, thekson Vitia.

Për nevojën e hapësirave të reja për shërbimet emergjente ka folur për KosovaPress edhe drejtori i Klinikës Emergjente në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Naser Syla.

Sipas tij, vetëm gjatë vitit të kaluar mbi 100 mijë pacientë kanë marrë trajtim në këtë klinikë, e cila funksionon në një hapësirë prej vetëm 530 metrash katrorë.

“Domethënë, janë ndërruar sa qeverie, sa qeverie, sa ministra të Ministrisë së Shëndetësisë edhe këto, edhe një Qendër Emergjente e, pastrojë e moderuar, ndash thuaj që i plotëson kushtet edhe kriteret për një trajtim të një numri kaq të madh të pacientëve, deri tash i ka munguar. Qendra Emergjente qysh është tash, funksionon veç në 530 m². E në këto 530 m² veç vitin e kaluar, janë trajtuar 103,870 pacientë. Kurse veç në tre mujorin e parë të këtij viti janë trajtuar 20, 28,021 pacientë”, theksoi ai.

Specialisti i mjekësisë emergjente, Syla ka deklaruar se hapësirat e reja të emergjencës pranë QKUK-së do t’i plotësojnë kushtet për trajtimin emergjent të çdo pacienti.

“Është e pajisur, e furnizuar edhe e dizajnuar në atë mënyrë që t’i plotësojë të gjitha kriteret edhe nevojat për trajtimin emergjent të çdo pacienti. Si me salla, si me aparaturë, si me të gjitha ato”, theksoi specialisti i mjekësisë emergjente.

Edhe nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë vlerësojnë se gjendja në të cilën funksionon aktualisht Emergjenca në Qendra Klinike Universitare e Kosovës është jashtë standardeve, për shkak të numrit të madh të pacientëve dhe mungesës së hapësirave e stafit të mjaftueshëm.

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra konsideron se ndërtimi i Klinikës së re Emergjente është nevojë urgjente dhe projekti, i cili po zvarritet prej vitesh, duhet të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që pacientët të kenë qasje në shërbime më cilësore dhe më të sigurta.

“Gjendja në të cilën funksionon emergjenca aktualisht është jashtë çdo standardi, për shkak se ka një fluks shumë të madh të pacientëve, në anën tjetër kapaciteti i hapësirave dhe resurseve humane që punojnë aty janë jashtëzakonisht të kufizuara. Ne kemi nevojë për një klinikë emergjente qysh e kemi thënë edhe më herët, dhe kjo duhet me u bë sa më shpejt. Objekti që ka nisur shumë herët e që po zvarritet edhe aktualisht, mendoj se do të duhej të zgjidhej sa më shpejt në mënyrë që të jetë funksionale dhe pacientët mund t’i qasen atij objekti”, deklaroi ai.

Objekti i ri i emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka nisur në vitin 2016 me një kosto prej 8 milionë eurosh./KP/

You Might Also Like

Tahiri i çon letër Deharit, kërkon takim për ‘‘koordinimin’’ e seancës së radhës: Duhet të mbahet nesër
Vudi Xhymshiti publikon fotomontazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin
Kryeministrja e Japonisë thotë se vizita e Putinit në ishujt e kontestuar është “absolutisht e papranueshme”
Vudi Xhymshiti publikon montazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në Gjykatë: S’e kam takuar Llugiqin
Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet personi që shtiu me armë nga vetura te Zona Industriale në Prishtinë
Arrestohet personi që shtiu me armë nga vetura te Zona Industriale në Prishtinë
TOP Momenti
PDK tha se LVV po e shantazhon administratën e Kuvendit, reagon Haxhiu: ‘Opozita’ nuk duhet ta përfshijë stafin profesional në këto përplasje
PDK tha se LVV po e shantazhon administratën e Kuvendit, reagon Haxhiu: ‘Opozita’ nuk duhet ta përfshijë stafin profesional në këto përplasje
TOP Momenti
Alarm në tenderin e karburanteve: Petrol Company sfidon AQP-në për dokumentin e IP-KOS-it, lotet milionëshe mbeten pezull
Alarm në tenderin e karburanteve: Petrol Company sfidon AQP-në për dokumentin e IP-KOS-it, lotet milionëshe mbeten pezull
TOP Momenti
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi ishte mbi 969 mijë euro
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi ishte mbi 969 mijë euro
TOP Momenti
Doganat e Maqedonisë kapin tre imigrantë në Shkup, ishin fshehur në një kamion
Doganat e Maqedonisë kapin tre imigrantë në Shkup, ishin fshehur në një kamion
TOP Momenti

You Might Also Like

PDK dorëzon kërkesën për vazhdimin e seancës, Gruda: Kurti e ka shkelur Kushtetutën, Kuvendi duhet të konstituohet në çdo rast
Lajme

PDK dorëzon kërkesën për vazhdimin e seancës, Gruda: Kurti e ka shkelur Kushtetutën, Kuvendi duhet të konstituohet në çdo rast

August 13, 2026
25-vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Paqe pa pajtim
Lajme

25-vjet nga Marrëveshja e Ohrit: Paqe pa pajtim

August 13, 2026
42 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, 12 aktive, evakuohen disa familje
Lajme

42 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, 12 aktive, evakuohen disa familje

August 13, 2026
Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
Lajme

Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?