By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nesër vazhdon seanca konstituive, PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nesër vazhdon seanca konstituive, PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës
Lajme

Nesër vazhdon seanca konstituive, PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës

Momenti
Published: August 7, 2026

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ftesën për vazhdimin e seancës konstituive gjatë ditës së nesërme.

PDK, ka deklaruar se shumica parlamentare ka vendosur që ta shpërfillë vendimin e Kushtetueses, dhe se, lideri i VV’së, Albin Kurti, ‘’ e ka vendosur vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Republikës dhe interesin partiak mbi interesin shtetëror.’’.

Your browser does not support the video tag.

Komunikata:

PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për shkeljen e radhës të rendit kushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot refuzoi të respektojë afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore. Ky afat përfundon sonte. Në vend të respektimit të këtij detyrimi kushtetues, shumica parlamentare zgjodhi ta shpërfillë vendimin e Gjykatës dhe, përmes deputetit më të vjetër si kryesues i seancës solemne, e caktoi vazhdimin e seancës për nesër, pasi afati të ketë skaduar.

Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton fuqishëm këtë veprim, i cili nuk është vetëm shkelje e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe një precedent i rrezikshëm për funksionimin e shtetit ligjor. Askush nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën dhe aq më pak ata që kanë detyrimin e parë ta mbrojnë dhe ta zbatojnë atë.

Për fat të keq, edhe një herë po dëshmohet se Albin Kurti e ka vendosur vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Republikës dhe interesin partiak mbi interesin shtetëror. Është për keqardhje që një subjekt politik, i cili ka marrë besim nga qytetarët për t’i krijuar institucionet e reja, po e mban peng Republikën e Kosovës për shkak të kalkulimeve të veta politike, duke e zvarritur krijimin e tyre dhe duke prodhuar pasiguri kushtetuese.

Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kushtetuta nuk është çështje interpretimi politik, por themeli i rendit demokratik dhe juridik të shtetit. Prandaj, ashtu si në çdo rast kur është cenuar rendi kushtetues, edhe kësaj radhe PDK nuk do të qëndrojë duarkryq. Mbrojtja e Kushtetutës dhe e shtetit të së drejtës është detyrim ndaj qytetarëve dhe ndaj Republikës së Kosovës.

Kosova ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe respektim të ligjit. Nuk ka demokraci funksionale aty ku vullneti i një partie vendoset mbi Kushtetutën e Kosovës. Për fat të keq, sot Albin Kurti sërish zgjodhi pikërisht këtë rrugë.

The post Nesër vazhdon seanca konstituive, PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte
Kosova shpall ‘non grata’ shefin e Telekomit të Serbisë
Lushaku e LDK’së: VV ta thërrasë sonte seancën, të konstituohet Kuvendi, e papranueshme të mos bëhet sonte
Kraki me një melodi muzikore në prapavijë flet për situatën politike: Gabim e kanë ata që mendojnë se afati përfundon sonte…
LDK-ja i bën thirrje VV-së ta thërrasë seancën konstituive sonte

LEXO GJITHASHTU

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos
Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos
TOP Momenti
Ngërçi politik – qytetarët duan institucione të reja, jo zgjedhje
Ngërçi politik – qytetarët duan institucione të reja, jo zgjedhje
TOP Momenti
Kadrijaj për seancën e jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë, i kemi nënshkrimet
Kadrijaj për seancën e jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë, i kemi nënshkrimet
TOP Momenti
​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?
​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?
TOP Momenti
Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime
Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia publikon pamje nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte
Lajme

Policia publikon pamje nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte

August 7, 2026
Hamza mbledh Grupin Parlamentar: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës
Lajme

Hamza mbledh Grupin Parlamentar: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës

August 7, 2026
Kërkesa e partive që seanca të mbahet sonte, VV e quan ‘‘shfaqje teatrale’’: Vendi ka nevojë për marrëveshje për president
Lajme

Kërkesa e partive që seanca të mbahet sonte, VV e quan ‘‘shfaqje teatrale’’: Vendi ka nevojë për marrëveshje për president

August 7, 2026
Çitaku: PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues, Kurti të vijë sonte në Kuvend
Lajme

Çitaku: PDK nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues, Kurti të vijë sonte në Kuvend

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?