By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

Momenti
Published: August 7, 2026

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur edhe të premten se do të mbetet ne opozitëduke kërkuar njëkohësisht që të përmbyllet konstituimi i Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një letre drejtuar Albin Kurtit të premten, ka thënë se qëndrimi i partisë së tij ishte bërë i qartë edhe në takimin e 10 korrikut dhe në përgjigjen e 3 gushtit.

Your browser does not support the video tag.

“Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, thuhet në letrën e Hamzës.

Kreu i PDK-së i ka kërkuar Kurtit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përfundimin e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatin e përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit do të çonte vendin në zgjedhje të reja

“Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”, thuhet në letër.

Hamza ka konfirmuar se PDK-ja do të japë votat e saj për përfundimin e procesit të konstituimit të legjislativit.

“Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamza.

Ndryshe të enjten, Kurti bëri të ditur se mbetet i interesuar për vazhdimin e dialogut me LDK-në, por njëkohësisht u bëri thirrje edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës që të përfshihen në bisedime.

“Jam i interesuar të vazhdoj diskutimin për marrëveshje me LDK-në, por edhe njëherë i bëj thirrje Ardian Gjinit të Aleancës dhe Bedri Hamzës të PDK-së që të takohemi e të bisedojmë. Nëse kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese dhe formimi i qeverisë është përgjegjësi e jona, zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e Aleancës dhe PDK-së. Na duhet bashkëbisedim”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin
Tri mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
Aksident mes dy veturash në Gjakovë, lëndohen nëntë persona

LEXO GJITHASHTU

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme
Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President
Lumir Abdixhiku: Oferta e Kurtit për qeverisje s’është e dinjitetshme për LDK, duam të propozojmë emrin për President
Lajme
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes
Lajme
Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime
Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime
Lajme
Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren
Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg për vjedhje në Prizren
TOP Momenti

You Might Also Like

ESHS: Inflacioni në korrik 0.1%, kostoja e jetesës vjetore më e lartë për 2.3%
TOP Momenti

ESHS: Inflacioni në korrik 0.1%, kostoja e jetesës vjetore më e lartë për 2.3%

August 7, 2026
I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
TOP Momenti

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

August 7, 2026
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
TOP Momenti

Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara

August 7, 2026
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
TOP Momenti

Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?