By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përplasje në OKB, nëntë vende rrëzojnë pretendimin e Rusisë për mbylljen e Mekanizmit Ndërkombëtar Penal
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përplasje në OKB, nëntë vende rrëzojnë pretendimin e Rusisë për mbylljen e Mekanizmit Ndërkombëtar Penal
Lajme

Përplasje në OKB, nëntë vende rrëzojnë pretendimin e Rusisë për mbylljen e Mekanizmit Ndërkombëtar Penal

Momenti
Published: August 6, 2026

Nëntë vende europiane kanë rrëzuar pretendimin e Federatës Ruse se Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur për Gjykatat Penale ka pushuar së ekzistuari më 1 korrik, duke argumentuar se ai vijon të funksionojë në përputhje me statutin e tij dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në një letër të përbashkët të datës 28 korrik drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit e përhershëm të Bahreinit, Kolumbisë, Danimarkës, Francës, Greqisë, Letonisë, Panamasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara iu referohen letrave të Rusisë të datave 2 dhe 21 korrik, ku pretendohej se Mekanizmi kishte pushuar së ekzistuari më 1 korrik.

Your browser does not support the video tag.

“Analiza e përfshirë në këto letra dhe përfundimet e tyre janë të pasakta”, deklarojnë nëntë vendet.

Ato i referohen paragrafit 17 të rezolutës 1966 (2010) të Këshillit të Sigurimit, ku përcaktohet se Mekanizmi vijon të funksionojë për periudha dyvjeçare pas çdo rishikimi të punës së tij nga Këshilli i Sigurimit, “përveç rasteve kur Këshilli vendos ndryshe”.

Sipas letrës, Këshilli i Sigurimit dhe anëtarët e tij kanë diskutuar për muaj me radhë për ecurinë e punës së Mekanizmit, ndërsa është zhvilluar një proces rishikimi bazuar në materialet e nevojshme dhe në përputhje me praktikën e mëparshme të Këshillit.

“Mungesa e një përfundimi me konsensus nga ky proces rishikimi nuk e ndryshon faktin që rishikimi është kryer”, thuhet në letër.

Nëntë vendet theksojnë gjithashtu se, megjithëse është “për të ardhur keq” që Këshilli i Sigurimit nuk arriti të miratojë një rezolutë, miratimi i saj nuk përbën një kusht për vazhdimin e funksionimit të Mekanizmit sipas rezolutës 1966 (2010).

“Këshilli nuk ka marrë një vendim pozitiv për mbylljen e Mekanizmit dhe, për këtë arsye, ai vijon të funksionojë në përputhje me statutin e tij dhe rezolutat në fuqi të Këshillit të Sigurimit”, nënvizojnë vendet firmëtare.

Në letër thuhet se ky është edhe qëndrimi i Sekretariatit të OKB-së, i sqaruar në një komunikim të sekretarit të përgjithshëm drejtuar presidentit të Këshillit të Sigurimit më 1 korrik 2026.

Në të njëjtën letër, sekretari i përgjithshëm njoftoi Këshillin për riemërimin e gjyqtarëve të Mekanizmit dhe të gjyqtares Gatti Santana si presidente të tij.

Nëntë vendet nënvizojnë gjithashtu se Këshilli i Sigurimit ka përgjegjësi të rëndësishme për të marrë gjatë këtij viti vendimet e nevojshme për arritjen e “kursimeve të konsiderueshme financiare” dhe për të nxitur reformat.

Ndër çështjet që duhet të trajtohen përfshihen mbyllja e dy strukturave kryesore të Mekanizmit, transferimi i arkivave të tij, si dhe transferimi apo përfundimi i një sërë funksionesh të tjera.

“Ne mbetemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultime për të arritur reforma të rëndësishme dhe të përgjegjshme, pa cenuar trashëgiminë e rëndësishme të drejtësisë penale ndërkombëtare që lidhet me Mekanizmin dhe institucionet që e kanë paraprirë atë”, thuhet në fund të letrës. /Panorama

The post Përplasje në OKB, nëntë vende rrëzojnë pretendimin e Rusisë për mbylljen e Mekanizmit Ndërkombëtar Penal appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mediat në Shqipëri: 38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë
Mitch McConnell del nga qendra e rehabilitimit pas disa javësh, e paqartë kur do të rikthehet në Senat
E dhimbshme, 38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë
Zbulohet një rafineri kokaine e fshehur mes bimësisë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptar
Zvicër: Burri dyshohet se drogoi dhe abuzoi seksualisht disa gra

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Trump pritet të firmosë urdhra ekzekutivë kundër “turizmit të lindjeve”, synon të kufizojë marrjen e shtetësisë amerikane
Lajme

Trump pritet të firmosë urdhra ekzekutivë kundër “turizmit të lindjeve”, synon të kufizojë marrjen e shtetësisë amerikane

August 6, 2026
Abdixhiku kandidat i LDK-së për president? Deputetët e VV në Pressing: Nuk e dimë, s’kanë ardhur kurrë me një emër
Lajme

Abdixhiku kandidat i LDK-së për president? Deputetët e VV në Pressing: Nuk e dimë, s’kanë ardhur kurrë me një emër

August 6, 2026
“Kjo opozitë as pushtetin nuk guxon me marrë – Po ju rrzojnë, a po e rrzoni veten?”, Debati Valon Syla – Alban Bajrami
Lajme

“Kjo opozitë as pushtetin nuk guxon me marrë – Po ju rrzojnë, a po e rrzoni veten?”, Debati Valon Syla – Alban Bajrami

August 6, 2026
Kush është sot ushtruese e detyrës së presidentes dhe mbi çfarë baze? Si përgjigjen deputetët e VV-së në Pressing?
Lajme

Kush është sot ushtruese e detyrës së presidentes dhe mbi çfarë baze? Si përgjigjen deputetët e VV-së në Pressing?

August 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?