By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Raportohet se Spanja ka ekstraduar në Kosovë të kërkuarin nga FBI Dukagjin Nikollaj – protagonistin e përleshjes te “Bon Vivant”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Raportohet se Spanja ka ekstraduar në Kosovë të kërkuarin nga FBI Dukagjin Nikollaj – protagonistin e përleshjes te “Bon Vivant”
Lajme

Raportohet se Spanja ka ekstraduar në Kosovë të kërkuarin nga FBI Dukagjin Nikollaj – protagonistin e përleshjes te “Bon Vivant”

Momenti
Published: August 6, 2026

​Insajderi merr vesh se Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, tashmë u është dorëzuar autoriteteve kosovare pas arrestimit të tij në Spanjë dhe përfundimit të procedurave të ekstradimit.

Gazeta Insajderi mëson nga burime të sigurta brenda organeve të drejtësisë se Spanja ka ekstraduar drejt Kosovës të kërkuarin e shumtë nga drejtësia kosovare dhe ajo ndërkombëtare, Dukagjin Nikollaj, i njohur ndryshe me nofkën “Duka”.

Your browser does not support the video tag.

Nikollaj, i cili për muaj të tërë i është shmangur prangave, është sjellë në Kosovë nën masa të rrepta sigurie pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore ndërmjet dy shteteve.

Emri i Dukagjin Nikollajt u rikthye fuqishëm në vëmendjen e opinionit publik në gusht të vitit 2023, pas përleshjes me armë zjarri në lokalin e njohur në qendër të Prishtinës, “Bon Vivant”.

​Nga kjo përleshje tragjike mbeti i vrarë një person dhe u plagosën e u lënduan dhjetëra të tjerë. Nikollaj ishte përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e armatosur dhe menjëherë pas përleshjes kishte arritur të arratisej nga vendngjarja, duke u bërë një nga personat më të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Përveç llogarive që duhet të lajë me drejtësinë kosovare për ngjarjet në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj është një emër i njohur prej kohësh edhe për autoritetet amerikane.

Dosja e FBI-së: Nikollaj ishte shpallur në kërkim nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në rrjete të fuqishme të krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve amerikane, ai dyshohet të jetë pjesë e grupeve që kanë organizuar transportimin e sasive të mëdha të drogës përmes kanaleve ndërkombëtare.

Pas një operacioni të koordinuar ndërkombëtarisht, Nikollaj ishte lokalizuar dhe arrestuar në Spanjë. Pavarësisht faktit se Spanja nuk e njeh formalisht pavarësinë e Kosovës, bashkëpunimi policor përmes kanaleve ndërkombëtare të sigurisë mundësoi që kërkesa për ekstradim të procedohej me sukses.

Sipas burimeve të Insajderit, “Duka” pritet të dalë së shpejti para gjykatës në Prishtinë për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi të lidhur me rastin “Bon Vivant”, derisa tash po intervistohet në Polici./Gazeta Insajderi

The post Raportohet se Spanja ka ekstraduar në Kosovë të kërkuarin nga FBI Dukagjin Nikollaj – protagonistin e përleshjes te “Bon Vivant” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pacolli: Deklaratat e Vuçiqit për Ibër-Lepencin janë shqetësuese dhe të papranueshme
“Gabim diplomatik”, deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për deklaratën për Kosovën
Javë e nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë
Kuvendi hap dyert për diasporën, ndërsa vazhdon ngërçi për konstituimin
Kina evakuon një milion persona nga shtëpitë, teksa një stuhi e fuqishme godet vendin

LEXO GJITHASHTU

Automjetet me mbi 20 tonë të hënën ndalohen në autostrada për disa orë
Automjetet me mbi 20 tonë të hënën ndalohen në autostrada për disa orë
TOP Momenti
“Na rrezikuan me të shtëna”, denoncohen fqinjët gjatë një ahengu në Viti
“Na rrezikuan me të shtëna”, denoncohen fqinjët gjatë një ahengu në Viti
TOP Momenti
Përfundon asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë
Përfundon asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë
TOP Momenti
Të shtëna me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet një kryefamiljar në Viti – rrezikohen fqinjët
Të shtëna me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet një kryefamiljar në Viti – rrezikohen fqinjët
TOP Momenti
Një 13-vjeçar doli me veturën dhe u vetaksidentua për vdekje në Ferizaj
Një 13-vjeçar doli me veturën dhe u vetaksidentua për vdekje në Ferizaj
TOP Momenti

You Might Also Like

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës po ua rrit kostot bizneseve, mund të tkurrë prodhimin dhe të rrisë papunësinë
Lajme

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës po ua rrit kostot bizneseve, mund të tkurrë prodhimin dhe të rrisë papunësinë

August 10, 2026
Joseph kritikon reagimet në Kosovë pas vizitës së Zelenskit në Beograd: Mos ia ktheni shpinën Ukrainës
Lajme

Joseph kritikon reagimet në Kosovë pas vizitës së Zelenskit në Beograd: Mos ia ktheni shpinën Ukrainës

August 10, 2026
KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në shesh
Lajme

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në shesh

August 10, 2026
Horoskopi për ditën e sotme: 10 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat
Lajme

Horoskopi për ditën e sotme: 10 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?