Rrustem Mustafa nga PDK-ja, ka shkruar në Facebook se partia duhet të marrë një rol vendimtar për një qeveri normale.
Ai tha se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale.
Tutje, sipas tij PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re.
Kjo deklaratë vjen në ditën ku Albin Kurti nuk e propozoi as një emër për kryetar të Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Express
Postimi i plotë:
Koha për përgjegjësi politike: PDK, roli vendimtar për një qeveri normale
Pas zgjedhjeve, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale. Politika duhet t’u shërbejë qytetarëve, të forcojë shtetin dhe të ruajë partneritetin strategjik me aleatët tanë.
PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik.
Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme.
Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën.
Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëror.
The post Çfarë po flet Remi? Thotë se PDK është e gatshme të marrë pjesë në ndërtimin e Qeverisë së re appeared first on Gazeta Express.

