By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Inspektorati merr mostra të ujit që përdor “Vita” në procesin e prodhimit të qumështit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Inspektorati merr mostra të ujit që përdor “Vita” në procesin e prodhimit të qumështit
TOP Momenti

Inspektorati merr mostra të ujit që përdor “Vita” në procesin e prodhimit të qumështit

Momenti
Published: August 6, 2026

Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka zhvilluar sot një inspektim lidhur me dyshimet se qumështorja “Vita” përdor ujin e ujitjes në procesin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të qumështit.

IQMT ka bërë të ditur se në bashkëpunim me zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) dhe zyrtarët Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Drini i Bardhë” kanë bërë një inspektim për vlerësimin e përmbushjes së kushteve minimale teknike. Janë marrë mostra të ujit që përdoret në procesin e prodhimit.

Your browser does not support the video tag.

“Mostrat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe analizave për praninë e metaleve. Pas përfundimit të analizave dhe pranimit të rezultateve zyrtare, institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi. MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesit të konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe zbatimin e plotë të standardeve ligjore për sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore”, thuhet në njoftimin e MINTI.

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, të martën paralajmëruar kallëzim penal ndaj kompanisë rajonale të ujitjes “Drini i Bardhë”. Ai ka thënë se kjo kompani ka keqpërdorur dhe shkelur një marrëveshje për ujin e sistemit të ujitjes. Sipas tij, uji i dedikuar për ujitje për fermerët në Istog, ka përfunduar te qumështorja “Vita”.

Në një konferencë për media për publikimin e analizave nga sektori i qumështit, Muja ka thënë se ka kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes së Ministrisë me “Drinin e Bardhë”.

“Siç na ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, qumështoret tona, specifikisht ‘Abrazeni’ (qumështorja Vita), e përdor ujin e sistemit të ujitjes. Uji, në bazë të rregullores për higjienë, duhet të jetë vetëm ujë i trajtuar, vetëm ujë i pijes. ‘Drini i Bardhë’ është kompania që ne dyshojmë se e ka keqpërdorur dhe e shkelur marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Bujqësisë. Uji që ne e kemi financuar për t’u ndihmuar fermerëve të Istogut ne dyshojmë se është rikanalizuar për ta furnizuar jashtëligjshëm Abrazenin me ujë të pijes”, ka thënë ai në konferencë.

Tutje, Muja ka deklaruar se ka kërkuar sqarime nga “Drini i Bardhë” dhe se, sipas tij, kjo kompani ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë “por se vetëm për cisterna të qumështit”. Për këtë çështje ai ka paralajmëruar kallëzim penal nga Ministria.

“Të gjitha marrëveshjet do të rishikohen që shkelje të tilla… Ujin e fermerit për ujitje, që e ka financuar Ministria e Bujqësisë, nuk mund ta marrësh për ujë të pijes e as për prodhim të qumështit. Do të trajtohet me shumë seriozitet”, ka shtuar Muja.

You Might Also Like

Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
Ia merr zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM festuan në qytetin ku u helmuan mbi pesë mijë qytetarë, Gostivari nuk harron
LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
Aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdesin dy të rinj

LEXO GJITHASHTU

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan s’ndihet mirë në burg, do lërë qelinë për t’u trajtuar në spital
Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan s’ndihet mirë në burg, do lërë qelinë për t’u trajtuar në spital
Lajme
I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë
I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë
Lajme
Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Lajme
Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
Lajme
Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
Lajme

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën tre të rinj, lëndohen dy të tjerë
TOP Momenti

Aksident i rëndë në Durrës, humbin jetën tre të rinj, lëndohen dy të tjerë

August 19, 2026
Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
TOP Momenti

Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Shkak i sherrit ngacmimi i një vajze, dy turq e larguan autorin me makinë – si arriti Policia të arrestoj të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?
TOP Momenti

Shkak i sherrit ngacmimi i një vajze, dy turq e larguan autorin me makinë – si arriti Policia të arrestoj të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?

August 19, 2026
Abdixhiku: U pajtuam në parim për profilin e presidentit, LDK-ja nuk kërkon asgjë, vetëm stabilitet institucional
TOP Momenti

Abdixhiku: U pajtuam në parim për profilin e presidentit, LDK-ja nuk kërkon asgjë, vetëm stabilitet institucional

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?