By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KDI thirrje Kurtit të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi: Negociatat për president i vazhdoni pastaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KDI thirrje Kurtit të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi: Negociatat për president i vazhdoni pastaj
Lajme

KDI thirrje Kurtit të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi: Negociatat për president i vazhdoni pastaj

Momenti
Published: August 6, 2026

Instituti Demokratik e Kosovës kanë dalë me një reagim pasi sot LVV s’ka propozuar një emër për kryetar të Kuvendit. KDI thotë se dialogu politik mund të vazhdojë, por Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet.

Sipas KDI,  mosushtrimi i së drejtës kushtetuese nga Vetëvendosje, si subjekti politik me numrin më të madh të deputetëve për të propozuar kandidaturën për Kryetar të Kuvendit pamundësoi vazhdimin e procedurës së konstituimit dhe rezultoi me ndërprerjen e seancës.

Your browser does not support the video tag.

“Ndërprerja e sotme e seancës, përderisa afati kushtetues ende nuk ka përfunduar, nuk përbën në vetvete shkelje të afatit apo procedurave të parapara me Rregullore. Megjithatë, në përputhje me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, rikujtojmë që seanca konstituive duhet të përmbyllet më së voni deri nesër, duke përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në reagim.

KDI potencon mirëpret çdo përpjekje serioze për dialog dhe arritjen e marrëveshjeve politike ndërmjet subjekteve parlamentare.

“Megjithatë, nevoja për konsultime apo negociata politike nuk e pezullon detyrimin kushtetues për përmbylljen e seancës konstituive brenda afatit të përcaktuar. Dialogu politik dhe respektimi i afateve kushtetuese nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin, por duhet të zhvillohen paralelisht”, potencon reagimi.

Në reagim të KDI-së thuhet se takimet dypalëshe, konsultimet më të gjera dhe format e tjera të komunikimit politik mund dhe duhet të vazhdojnë, veçanërisht për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Megjithatë, sipas tyre është e domosdoshme që fillimisht të përfundojë konstituimi i Kuvendit, në mënyrë që të nisin procedurat e tjera kushtetuese, përfshirë afatin 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit.

“Afati që përfundon nesër është afati për konstituimin e Kuvendit, jo ai për arritjen e marrëveshjes për Presidentin. Po ashtu, ky afat është përcaktuar për përmbylljen e procedurës së konstituimit dhe jo për zhvillimin e negociatave politike. Pas konstituimit, subjektet parlamentare do ta kenë në dispozicion periudhën kushtetuese 60-ditore për të zhvilluar negociata dhe për të gjetur një zgjidhje që siguron zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në reagim.

Në fund të reagimit KDI i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti politik me numrin më të madh të deputetëve, që ta ushtrojë pa vonesë të drejtën dhe përgjegjësinë kushtetuese për ta propozuar kandidaturën për Kryetar të Kuvendit.

“Pas paraqitjes së kandidaturës, të gjithë deputetët kanë përgjegjësi të marrin pjesë në procedurën e votimit dhe të kontribuojnë në konstituimin e plotë të Kuvendit”, përfundon reagimi.

The post KDI thirrje Kurtit të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi: Negociatat për president i vazhdoni pastaj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Federata “Vatra” i kërkon Trump’it të ndërhyjë për katërshen e UÇK’së:  Jepini fund padrejtësisë së Hagës
VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
Daut Haradinaj Kurtit: Sa mirë po të sheh kombi në çfarë derexhe ke ardhë – mos lësho pe, krejt ose hiç
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se sulmi izraelit që vrau gazetarin libanez është një krim lufte i dukshëm
Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 persona të plagosur, 3 në gjendje kritike

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Nagavci kërkon kompromis për Presidentin: Të pakompromis duhet të jemi veç për sovranitetin
Lajme

Nagavci kërkon kompromis për Presidentin: Të pakompromis duhet të jemi veç për sovranitetin

August 6, 2026
Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
Lajme

Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar

August 6, 2026
Feraj i VV e ngacmon LDK’në për Vjosa Osmanin, thotë se populli nuk ua votoi
Lajme

Feraj i VV e ngacmon LDK’në për Vjosa Osmanin, thotë se populli nuk ua votoi

August 6, 2026
Sulmet e Houthi-t thuhet se vrasin të paktën 30 forca qeveritare jemenase
Lajme

Sulmet e Houthi-t thuhet se vrasin të paktën 30 forca qeveritare jemenase

August 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?