By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kuvendi njofton për seancën e sotme, ndan fjalën e Kurtit, s’tregon për vazhdimin e saj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kuvendi njofton për seancën e sotme, ndan fjalën e Kurtit, s’tregon për vazhdimin e saj
Lajme

Kuvendi njofton për seancën e sotme, ndan fjalën e Kurtit, s’tregon për vazhdimin e saj

Momenti
Published: August 6, 2026

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për seancën e sotme konstituive në të cilën u betuan deputetët e rinj, por s’arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi njoftoi se në pikën e tretë të rendit të ditës, “zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, fjalën e mori kryeministri në detyrë, deputeti Albin Kurti, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare rreth zgjedhjes së presidentit të vendit”.

Your browser does not support the video tag.

Më pas, Kuvendi ndau fjalën e Kurtit në foltore ku s’propozoi emrin siç kërkonte rendi i ditës.

Kuvendi në këtë njoftim nuk lajmëroi se kur pritet të vazhdojë seanca konstituive. Afati përfundon nesër për konstituimit të Kuvendit, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë:

U betuan deputetët e Legjislaturës XI të Kuvendit

Nën drejtimin e deputetit më të vjetër, Avni Dehari, shoqëruar nga deputetja më e re, Fatma Taçi, ka filluar sot punimet seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në vendin tonë.

Pasi i uroi deputetët për zgjedhjen e tyre, kryesuesi i seancës, Dehari, procedoi me rendin e ditës.

Në vijim u paraqitën propozimet për formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Partitë e përfaqësuara në Kuvend, propozuan nga një anëtar të këtij komisioni.

Pas mbledhjes së komisionit, Kuvendi miratoi raportin e paraqitur nga kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi.

Më pas, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhanë betimin.

Në pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, fjalën e mori kryeministri në detyrë, deputeti Albin Kurti, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.

Në fjalën e tij, Kurti falënderoi kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takimet, duke theksuar se ato bisedime u pezulluan për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK dhe rifillimi i bisedimeve u bë vetëm në këtë javë.

“Ne duam bisedime edhe me PDK-në, edhe me AAK-në, ndonëse refuzimi i tyre është i qartë. Zgjedhjet e 7 qershorit na u shkaktuan sepse në prill nuk u zgjodh presidenti. Ne duam të ecin përpara, bashkarisht, por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetueshmëria, për të cilën u betuam sot. Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë serish drejt edhe një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme e të paarsyeshme, të panevojshme për qytetarët e të dëmshme për ekonominë. Andaj, i nderuar kryesues, z. Avni Dehari, kërkojmë kohë shtesë, që t’u japim shanse bisedimeve politike, për marrëveshje për president a presidente të re”, theksoi Kurti.

Pas kësaj, kryesuesi Dehari tha se meqë nuk ka emër të propozuar për kryetar Kuvendi nga subjekti më i madh, obligohet ta ndërpresë seancën, për vazhdimin e të cilës deputetët do të njoftohen me kohë.

The post Kuvendi njofton për seancën e sotme, ndan fjalën e Kurtit, s’tregon për vazhdimin e saj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
Daut Haradinaj Kurtit: Sa mirë po të sheh kombi në çfarë derexhe ke ardhë – mos lësho pe, krejt ose hiç
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se sulmi izraelit që vrau gazetarin libanez është një krim lufte i dukshëm
Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 persona të plagosur, 3 në gjendje kritike
Nagavci kërkon kompromis për Presidentin: Të pakompromis duhet të jemi veç për sovranitetin

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
Lajme

Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar

August 6, 2026
Feraj i VV e ngacmon LDK’në për Vjosa Osmanin, thotë se populli nuk ua votoi
Lajme

Feraj i VV e ngacmon LDK’në për Vjosa Osmanin, thotë se populli nuk ua votoi

August 6, 2026
Sulmet e Houthi-t thuhet se vrasin të paktën 30 forca qeveritare jemenase
Lajme

Sulmet e Houthi-t thuhet se vrasin të paktën 30 forca qeveritare jemenase

August 6, 2026
Ukraina godet dy rafineri nafte thellë në territorin rus
Lajme

Ukraina godet dy rafineri nafte thellë në territorin rus

August 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?