Voziti me 178 kilometra në orë në zonë ku shpejtësia e lejuar 60, gjobitet shoferi në Shtime me 500 euro e gjashtë muaj ndalë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka gjobitur një person, A.M 49 vjeç, pasi që i njëjti ka drejtuar veturën e tij me shpejtësi 178 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h.
Policia ka bërë të ditur se, shoferi i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Kosovës.
Postimi:
Ndëshkohet një shofer për shpejtësi në Shtime
Zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, në kuadër të kontrolleve të shtuara në trafik me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, më datën 06.08.2026, kanë identifikuar një kundërvajtje të rëndë në trafik.
Rreth orës 09:42, në rrugën transitore, segmenti Davidovc–Belincë, në Komunën e Shtimes, zyrtarët policorë kanë ndaluar një shofer i cili me veturën e tij ishte duke qarkulluar me shpejtësi tej kufizimit të lejuar.
Shoferi A.M. (49 vjeç), duke drejtuar veturën e markës BMW M5, me ngjyrë të kaltër dhe me targa të huaja, është regjistruar duke zhvilluar shpejtësi 178 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në trafik, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik përmes numrave kontaktues:
📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406
ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Të gjitha informacionet e pranuara nga qytetarët trajtohen me konfidencialitet të plotë.
The post Shoferi në Shtime kapet me 178 km/h në zonën 60, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj appeared first on Gazeta Express.

