By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kërkesa e LDK-së për presidentin: Sa e mundshme është marrëveshja me LVV-në?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kërkesa e LDK-së për presidentin: Sa e mundshme është marrëveshja me LVV-në?
Lajme

Kërkesa e LDK-së për presidentin: Sa e mundshme është marrëveshja me LVV-në?

Momenti
Published: August 6, 2026

Konstituimi i Kuvendit, si hap i parë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, nuk u përmbyll siç pritej, në paraditen e 6 gushtit.

Seanca konstituive e së enjtes u shty nga kryesuesi i saj, pas betimit të deputetëve të rinj, me kërkesë të kryetarit të partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për t’i dhënë kohë arritjes së një marrëveshjeje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Your browser does not support the video tag.

Teksa afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit – që do të hapte rrugën për formimin e qeverisë dhe për zgjedhjen e presidentit të shtetit – skadon të premten në mesnatë, dy partitë ende nuk duken afër një ujdie.

Për më tepër, procesin negociues mund ta ndërlikojë kërkesa e shprehur publikisht e LDK-së që ta ketë postin e presidentit.

Për LVV-në e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, presidenti i ri i vendit duhet të jetë një figurë jopartiake dhe konsensuale, ndërkaq për LDK-në kushdo që i ka 80 vota.

Vëzhgues politikë e vlerësojnë si legjitime kërkesën e partisë së Lumir Abdixhikut – e vetmja që ka pranuar të negociojë me LVV-në – që ajo ta ketë presidentin, për të siguruar një balancë në ndarjen e pushteteve.

Por, politologu Dritëro Arifi e sheh si “kërkesë të ngushtë” dhe “jovizionare” ngulmimin e LDK-së vetëm për Presidencën, duke argumentuar se vizioni duhet të fokusohet në politika qeveritare në një qeveri të mundshme mes dy partive.

Sipas tij, posti i presidentit nuk ka kompetenca ekzekutive, dhe nuk do t’i mundësonte LDK-së të ndikonte në politikat qeveritare.

“Vetëm pozita e presidentit… besoj që nëse LVV-ja është pak inteligjente, ajo do ta pranonte, sepse nuk do të thotë asgjë. Pra, as për LVV-në. Shumë pak ka peshë, por për LDK-në fare, hiç”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë (REL).

Programi qeverisës para ndarjes së posteve

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, vlerëson se marrëveshja duhet të ndërtohet mbi programin qeverisës, duke përmendur si çështje kyç qasjen e ekzekutivit ndaj serbëve në veri të Kosovës, përmirësimin e raporteve me aleatët, dhe përfshirjen në projektet e energjisë që mbështeten nga Uashingtoni.

“Në qoftë se nuk ka ndryshim të politikës, dhe qeveri potenciale LVV-LDK, atëherë duhet ta pyesim LDK-në pse ka qëndruar në opozitë tërë këto vite, nëse e pranojnë mbajtjen e kursit aktual politik”, thotë Deda për REL-in.

Arifi vlerëson se LDK-ja duhet të tregojë se po imponon disa politika të saj në negociatat për marrëveshje, në të kundërtën del humbëse. Ai mendon se Kurti është në pozicion më të mirë se LDK-ja “në secilin variant që po analizojnë”.

Por, kërkesa e LDK-së për postin e presidentit ngre pyetjen kyç se sa e mundshme është arritja e një marrëveshjeje mes dy partive.

A e ndërlikon ajo procesin e negociatave, dhe a e rrit mundësinë për zgjedhje të reja, që do të ishin të katërtat në gati dy vjet? Për Dedën, përgjigja është po.

Presidenti i ri: Figurë e pavarur apo partiake?

Sipas Dedës, kompromis rreth çështjes së presidentit mund të arrihet, nëse LDK-ja do të propozonte një figurë të fuqishme politike, por jopartiake, në të cilën ka besim.

Deda thotë se presidenti i ri duhet të jetë një figurë që ndërton konsensus të brendshëm, duke vlerësuar se presidentët partiakë në historinë e re të Kosovës nuk “kanë ditur dhe nuk kanë dashur të ndërtojnë konsensus politik dhe shoqëror”.

Nga LDK-ja nuk kanë treguar nëse duan që presidenti i ri të jetë nga radhët e partisë së tyre, apo një figurë jopartiake.

Sipas Dedës, LDK-së – që në zgjedhjet e fundit e paraqiti ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për kreun e shtetit – nuk “i takon” që, si fuqi e tretë, të propozojë një anëtar partiak për këtë post në vend të një figure të pavarur, që sipas tij do ta përmbushte edhe kërkesën e LVV-së.

Deda thotë se LVV-ja e ka “betonuar” qëndrimin që presidenti i ri të jetë një figurë konsensuale dhe jopariake, duke e vlerësuar atë si “pozicion të drejtë”. Prandaj, ai nuk beson se LVV-ja do ta pranonte Osmanin si presidente.

Arifi, ndërkaq, konsideron se asnjëra palë nuk ka parime, dhe kujton se Kurti e kishte përkrahur Osmanin për presidente në mandatin e parë, andaj vlerëson se ai, “varësisht nga interesi personal, po i ndryshon qasjet”.

Sipas tij, edhe nëse LDK-ja e merr postin e presidentit, ajo prapë “do të dalë parti humbëse”.

Negociatat LVV-LDK po zhvillohen në kohën e përplasjeve në partinë e Abdixhikut, i cili ditë më parë i mbijetoi një mocioni për rrëzimin e tij nga kreu i LDK-së.

Por, Arifi beson se deputetët e LDK-së do të unifikonin votat, nëse vazhdohet me narracionin e ngushtë për postin e presidentit.

Ndërsa partitë politike po përpiqen të shmangin thellimin e krizës institucionale, qytetarë të anketuar nga REL-i thanë se janë të lodhur nga zgjedhjet e njëpasnjëshme.

Por, pa një marrëveshje për presidentin, Kosova mund të rikthehet përsëri në fushatë zgjedhore – një skenar që nuk e kanë përjashtuar as Kurti, as Abdixhiku.

The post Kërkesa e LDK-së për presidentin: Sa e mundshme është marrëveshja me LVV-në? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Fluks në dalje nga Kosova, deri në 35 minuta pritje në Dheu i Bardhë
Ramadani: Dita e 9-të e bllokadës, VV e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit – investimet e huaja janë harruar
Çmimet e derivateve për sot dhe nesër
112 raste me fruth në Kosovë, Grezda: Nga janari mijëra fëmijë të vaksinuar
Letra me të cilën PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00

LEXO GJITHASHTU

Zjarri në hotelin në Vlorë, nga të lënduarit pesë janë nga Kosova
Zjarri në hotelin në Vlorë, nga të lënduarit pesë janë nga Kosova
TOP Momenti
Bastisen dy lokacione në Prishtinë, konfiskohen dy revole dhe 230 fishekë
Bastisen dy lokacione në Prishtinë, konfiskohen dy revole dhe 230 fishekë
TOP Momenti
Të shtëna me armë në dy ahengje familjare në Podujevë, konfiskohen TT dhe AK-47
Të shtëna me armë në dy ahengje familjare në Podujevë, konfiskohen TT dhe AK-47
TOP Momenti
Zjarri në hotelin në Vlorë, mjeku tregon gjendjen e të plagosurve: Një paciente me djegie në 100% të trupit
Zjarri në hotelin në Vlorë, mjeku tregon gjendjen e të plagosurve: Një paciente me djegie në 100% të trupit
TOP Momenti
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person
Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person
TOP Momenti

You Might Also Like

Aksident trafiku me fatalitet në Mleqan të Malishevës
Lajme

Aksident trafiku me fatalitet në Mleqan të Malishevës

August 16, 2026
Klinë, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe është kanosur nga vjehrra
Lajme

Klinë, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe është kanosur nga vjehrra

August 16, 2026
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë
Lajme

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

August 16, 2026
Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë
Lajme

Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?