By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Luajti perfekt tek Tirana, Halili: Jemi më shumë të çliruar, sesa të lumtur, ekipi ka gjithmonë ambicie më të mëdha se kaq
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Luajti perfekt tek Tirana, Halili: Jemi më shumë të çliruar, sesa të lumtur, ekipi ka gjithmonë ambicie më të mëdha se kaq
Lajme

Luajti perfekt tek Tirana, Halili: Jemi më shumë të çliruar, sesa të lumtur, ekipi ka gjithmonë ambicie më të mëdha se kaq

Momenti
Published: May 11, 2026

Tirana e siguroi mbetjen në Kategorinë Superiore këtë sezon, pavarësisht shumë problemeve që kishin në fillimin e sezonit 2025-26.

Mbrojtësi kosovar, Diar Halili u huazua nga Prishtina tek Tirana në janar dhe luajti perfekt për ekipin shqiptar në sezonin pranveror, duke qenë shtylla e mbrojtjes dhe një lojtar kyç në arritjen e këtij suksesi.

Your browser does not support the video tag.

Halili theksoi se ky ka qenë një sezon shumë i mirë për të dhe e ka shijuar shumë.

“Ky ishte ndoshta një nga sezonet që më ka shijuar më së shumti deri tani. Erdha nga Prishtina pas një periudhe mjaft të vështirë personale dhe, falë Zotit, arrita sadopak ta ndihmoj Tiranën në këtë mision jo të lehtë, falë besimit dhe përkrahjes së vazhdueshme nga stafi”, tha fillimisht Diar Halili për ‘GazetaBlic Sport’.

Qendër mbrojtësi 22 vjeçar pranoi se presioni tek ekipi i Tiranës ishte i madh, shkaku i pozicionit, por edhe mbështetja nga tifozët është e fuqishme.

“Është e vërtetë që presioni ishte shumë i madh, sepse KF Tirana nuk e meriton atë pozitë në të cilën ndodhej në janar. Por situatat e vështira janë për karaktere të forta dhe ne e dëshmuam si grup se kemi kualitet dhe se, të bashkuar, ia dolëm. Mbështetja më e madhe për ne ishin tifozët, stafi dhe drejtuesit e klubit, të cilët na qëndruan pranë në çdo moment”, vazhdoi ai.

Halili në fund tha se do të vendosë bashkë me klubin për të ardhmen e tij.

“Tani jemi më shumë të çliruar sesa të lumtur, sepse Tirana gjithmonë ka ambicie më të mëdha se kaq. Për momentin do ta shijojmë këtë sfidë që kaluam së bashku, pastaj do të ulemi dhe do të bisedojmë për të ardhmen time”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/


source

You Might Also Like

Valët e nxehta në Britani kanë shkaktuar humbje ekonomike prej 4.4 miliardë paund
Itali: Shpërthimi i Etnës bllokon mijëra turistë në Sicili
Hoxha: Kosova si ushtrimore e LVV-së për shembjen e shtetit
Incidenti me dron në Leipzig – sinjal alarmi për Evropën: Rusia po zgjeron kërcënimet hibride
Trump këmbëngul se SHBA e kontrollon Ngushticën e Hormuzit: Nëse Irani bën diçka, do t’i hedh në erë

LEXO GJITHASHTU

Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika
Irani paralajmëron: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika
Lajme
A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
Lajme
Sonte ndodh spektakli qiellor, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?
Sonte ndodh spektakli qiellor, si do të përjetohet eklipsi i diellit në Evropë?
Lajme
Rusët shkatërrojnë një qendër të madhe tregtare në Zaporizhie: Mijëra qytetarë mbeten pa energji elektrike
Rusët shkatërrojnë një qendër të madhe tregtare në Zaporizhie: Mijëra qytetarë mbeten pa energji elektrike
Lajme
​PDK do të jetë sot në Kuvend, i kërkon Deharit ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive
​PDK do të jetë sot në Kuvend, i kërkon Deharit ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti

You Might Also Like

Deda: Vendi në situatën më të rëndë që nga viti 1999
Lajme

Deda: Vendi në situatën më të rëndë që nga viti 1999

August 12, 2026
Temperatura përvëluese deri në 41 gradë në Shqipëri, parashikimi i motit për sot
Lajme

Temperatura përvëluese deri në 41 gradë në Shqipëri, parashikimi i motit për sot

August 12, 2026
Diell dhe nxehtë, parashikimi i motit sot në Kosovë
Lajme

Diell dhe nxehtë, parashikimi i motit sot në Kosovë

August 12, 2026
Gërmimet në veri të Kosovës marrin jehonë në Bosnje: Familjet presin prej dekadash
Lajme

Gërmimet në veri të Kosovës marrin jehonë në Bosnje: Familjet presin prej dekadash

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?