By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sigurohen 149 milionë euro grant për segmentin hekurudhor Kriva Pallankë–Deve Bair, fillon faza e tretë e ndërtimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sigurohen 149 milionë euro grant për segmentin hekurudhor Kriva Pallankë–Deve Bair, fillon faza e tretë e ndërtimit
TOP Momenti

Sigurohen 149 milionë euro grant për segmentin hekurudhor Kriva Pallankë–Deve Bair, fillon faza e tretë e ndërtimit

Momenti
Published: August 6, 2026

Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për grant investues të siguruar përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshjeve për financim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nis faza e tretë e financimit për ndërtimin e segmentit hekurudhor Kriva Pallankë – Deve Bair, pjesë e Korridorit 8.

Nënshkrimi u zhvillua në Qeveri, ku morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, Ben Nupnau – zëvendësshef i Delegacionit të BE-së, Fatih Turkmenogllu – drejtor i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut, Bjorn Gabriel – drejtor i BEI-së në Maqedoninë e Veriut, si dhe drejtori i Hekurudhave – Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski.

Your browser does not support the video tag.

Përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së janë siguruar 149 milionë euro grant për ndërtimin e pjesës së tretë të Korridorit hekurudhor 8.

Gjatë këtij viti pritet të fillojnë punimet në terren. Në vjeshtë është paraparë zgjedhja e kompanisë zbatuese dhe menjëherë më pas nisja e punimeve. Tashmë është aktiv tenderi për zgjedhjen e mbikëqyrjes, i cili zhvillohet në dy faza – parakualifikimi dhe kualifikimi, ndërsa tenderi për ndërtimin do të jetë në një fazë.

Ministri Nikolloski tha se nënshkrimi i sotëm paraqet vazhdim të vizionit të Qeverisë që Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë pozitën e saj strategjike si pikë lidhëse e dy korridoreve, 8 dhe 10.

“Ndërtimi i Korridorit 8 është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Ky është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse pas pothuajse dy vitesh pune kemi arritur deri te një projekt real dhe i realizueshëm. Kemi arritur marrëveshje me Bullgarinë për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar që do të lidhë dy shtetet”, tha Nikolloski.

Ai shtoi se në fund të muajit pritet të mbahet takimi i dytë ndërqeveritar në Shkup, ku të dyja vendet do t’i dërgojnë një letër të përbashkët BE-së, BEI-së dhe BERZH-it për sigurimin e grantit për ndërtimin e tunelit.

“Ky është shembull se si mund të realizohen projekte, të zgjidhen problemet e së kaluarës dhe gjërat të vendosen në shinat e duhura”, theksoi Nikolloski.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se dokumentet e nënshkruara sot krijojnë kushte për vazhdimin pa pengesa të njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

“Sot nënshkruajmë amendamente të marrëveshjeve për financim dhe amendament të marrëveshjes për grant për projektin ‘Ndërtimi i segmentit të ri hekurudhor Kriva Pallankë – kufiri me Republikën e Bullgarisë, si pjesë e Korridorit VIII’. Me këtë sigurohet struktura financiare që do të mundësojë realizimin e plotë të projektit”, tha ajo.

Sipas saj, projekti do të përmirësojë lidhjen mes Detit Adriatik dhe Detit të Zi, do të kontribuojë në integrimin ekonomik, lëvizjen më të lehtë të njerëzve dhe mallrave, si dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se për realizimin e projekteve strategjike nuk mjafton vetëm vullneti politik, por nevojitet edhe një kornizë e qëndrueshme financiare.

Ajo shtoi se me rishikimin e Buxhetit për vitin 2026 janë siguruar 5.8 miliardë denarë shtesë për shpenzime kapitale, ose 14.3% më shumë krahasuar me mjetet fillestare të planifikuara.

“Këto janë investime në konkurrueshmërinë më të lartë të ekonomisë maqedonase, në lidhje më të mirë rajonale, në mundësi të reja për biznesin dhe në standard më të lartë jetese për qytetarët”, tha Ministrja.

You Might Also Like

Hoxha: Armatimi i gjetur në Zubin Potok mund të jetë përdorur në masakrën e Grupit të Intelektualëve
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në
Sveçla: Armatimi në Zubin Potok u gjet pranë varrezave masive me mbetjet e 23 personave
Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Kush kryen krime dhe nxit dhunë i anulohet viza për në SHBA
Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri

LEXO GJITHASHTU

Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen
Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen
Lajme
Kërkimet për grupin e intelektualëve, drejtori i Policisë: Edhe në 2024 janë krye gërmime për gjetjen e tyre
Kërkimet për grupin e intelektualëve, drejtori i Policisë: Edhe në 2024 janë krye gërmime për gjetjen e tyre
Lajme
Armë të gjata, pistoleta, uniforma, e afër 100 mijë euro -Drejtori i Policisë tregon se çfarë u gjet në Zubin Potok
Armë të gjata, pistoleta, uniforma, e afër 100 mijë euro -Drejtori i Policisë tregon se çfarë u gjet në Zubin Potok
Lajme
Sveçla thotë se kanë gjetur armë në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut
Sveçla thotë se kanë gjetur armë në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut
Lajme
Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN
Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN
Lajme

You Might Also Like

Filipçe: Do ta dorëzojmë sërish në Kuvend propozim-ligjin për pagë minimale prej 600 euro
TOP Momenti

Filipçe: Do ta dorëzojmë sërish në Kuvend propozim-ligjin për pagë minimale prej 600 euro

August 20, 2026
Paraburgimi ndaj tre të pandehurve në Prizren, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale
TOP Momenti

Paraburgimi ndaj tre të pandehurve në Prizren, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale

August 20, 2026
Turma në Tabanoc, Toshkovski: Automjetet me kundërvajtje identifikohen nga kamerat inteligjente
TOP Momenti

Turma në Tabanoc, Toshkovski: Automjetet me kundërvajtje identifikohen nga kamerat inteligjente

August 20, 2026
Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore deri më 24 gusht
TOP Momenti

Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore deri më 24 gusht

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?