By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Më 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Më 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë
Lajme

Më 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë

Momenti
Published: August 6, 2026

Më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 janë caktuar datat për mbajtjen e deklaratave përmbyllëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për administrimin e drejtësisë.

Sipas Aktakuzës, midis 2 korrikut 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të Prokurorisë dhe tentoi bashkë me ta, si dhe me persona të tjerë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza, të ndikojë në dëshmitë e disa dëshmitarëve.

Your browser does not support the video tag.

Në aktakuzë gjithashtu pretendohet se “z. Thaçi bëri marrëveshje me z. Kuçi që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me urdhrin që ua ndalonte atyre të bënin këtë jashtë kushteve të caktuara. Z. Kuçi pretendohet gjithashtu se kontaktoi edhe një tjetër dëshmitar të Prokurorisë me nismën e vet”.

Ndaj Thaçit janë ngritur tri akuza për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare) dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (shkelje e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës).

Ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut janë ngritur, për secilin, një akuzë për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare) dhe një akuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës).

Ndaj Hajredin Kuçit janë ngritur dy akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës).

The post Më 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Zjarri në hotelin në Vlorë – operatorët turistikë solidarizohen me pushuesit e prekur, akomodim e veshmbathje falas
Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur
Shefi i CENTCOM-it viziton për herë të dytë aeroplanmbajtësen në Lindjen e Mesme
Hasani: Kjo situatë është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit, Kurti po i ikë Aneksit të Ohrit

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
TOP Momenti
Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
TOP Momenti
Atentati i dështuar në Elbasan, flet i akuzuari: U hakmorra për vëllanë e plagosur
Atentati i dështuar në Elbasan, flet i akuzuari: U hakmorra për vëllanë e plagosur
TOP Momenti
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
TOP Momenti
Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik
Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik
TOP Momenti

You Might Also Like

A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?
Lajme

A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?

August 16, 2026
Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike
Lajme

Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike

August 16, 2026
Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Lajme

Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge

August 16, 2026
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Lajme

Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?