By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan – Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan – Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat
Lajme

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan – Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Momenti
Published: August 6, 2026

Në vitin 2025, 16.5% e personave mbi moshën 16 vjeç në Bashkimin Evropian përdornin çdo ditë duhan ose produkte të lidhura me nikotinën, si cigaret elektronike, qeskat me nikotinë apo produktet e duhanit të ngrohur.

Kjo përfaqëson një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2022, kur kjo përqindje ishte 17.5%.

Your browser does not support the video tag.

Sipas të dhënave, 77.5% e qytetarëve të BE-së nuk përdorin këto produkte ose nuk i kanë përdorur gjatë 12 muajve para mbledhjes së të dhënave.

Statistikat tregojnë se përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat, ku 20.8% konsumojnë çdo ditë duhan ose produkte të ngjashme, krahasuar me 12.6% të grave. Edhe këto shifra kanë shënuar një rënie të lehtë nga viti 2022, kur 22.2% e burrave dhe 13.1% e grave ishin përdorues të përditshëm.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e përdoruesve të përditshëm është regjistruar te personat 35-49 vjeç, me 21.3%. Pas tyre renditen grupmoshat 25-34 vjeç (19.9%) dhe 50-64 vjeç (19.8%). Ndërkohë, përqindjet më të ulëta janë regjistruar te të rinjtë 16-24 vjeç (12.1%) dhe te personat 65 vjeç e lart (9.1%).

Në nivel vendesh, Bullgaria kryeson me përqindjen më të lartë të përdoruesve të përditshëm të duhanit dhe produkteve të lidhura me të, me 26.3%, e ndjekur nga Suedia (23.9%) dhe Kroacia (23.6%).

Në anën tjetër të renditjes, Holanda regjistroi nivelin më të ulët të përdorimit të përditshëm, me 9.9%, e ndjekur nga Irlanda (11.7%), Belgjika (13.6%) dhe Luksemburgu (13.8%).

Nga viti 2022 deri në vitin 2025, në 17 shtete anëtare të BE-së është shënuar ulje e përqindjes së përdoruesve të përditshëm të duhanit dhe produkteve të ngjashme. Rëniet më të mëdha u regjistruan në Spanjë dhe Luksemburg, me nga 2.1 pikë përqindjeje secila.

Në të kundërt, Kroacia dhe Lituania shënuan rritjen më të madhe, me nga 2.7 pikë përqindjeje secila.

Shqetësuese situata edhe në Shqipëri

Edhe pse Shqipëria nuk përfshihet në raportin e mësipërm, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se përdorimi i produkteve me nikotinë te të rinjtë mbetet shqetësues.

Rreth 18% e adoleshentëve 13-15 vjeç përdorin cigare elektronike, ndërsa mbi 10% konsumojnë duhan tradicional.

Sipas OBSH-së, përdorimi i këtyre produkteve po prek moshat gjithnjë e më të reja, duke rritur rrezikun për probleme shëndetësore në të ardhmen dhe duke theksuar nevojën për masa më të forta parandaluese.

The post Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan – Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Zjarri në hotelin në Vlorë – operatorët turistikë solidarizohen me pushuesit e prekur, akomodim e veshmbathje falas
Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur
Shefi i CENTCOM-it viziton për herë të dytë aeroplanmbajtësen në Lindjen e Mesme
Hasani: Kjo situatë është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit, Kurti po i ikë Aneksit të Ohrit

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
TOP Momenti
Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
TOP Momenti
Atentati i dështuar në Elbasan, flet i akuzuari: U hakmorra për vëllanë e plagosur
Atentati i dështuar në Elbasan, flet i akuzuari: U hakmorra për vëllanë e plagosur
TOP Momenti
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
TOP Momenti
Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik
Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik
TOP Momenti

You Might Also Like

A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?
Lajme

A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?

August 16, 2026
Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike
Lajme

Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike

August 16, 2026
Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Lajme

Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge

August 16, 2026
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Lajme

Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?