Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti më i vjetër i Kuvendit, po e kryeson me disa ngatërresa e vështirësi seancën konstituive të Kuvendit.
Ai e ftoi një përfaqësues të Aleancës, përpara se ta ftonte një të Lidhjes Demokratike të Kosovës fillimisht, për ta propozuar një anëtar për komisionin e përkohshëm për verifikimin të kuorumit dhe mandateve.
“Ftoj përfaqësuesin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…”, tha Dehari, ndërsa sekretarja iu afrua për ta përmirësuar: “LDK-ja… LDK-ja…”
“Ah, më fal. Më falni”, tha Dehari. “Ftoj përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që ta propozojë një deputet pë anëtar të komisionit”.
Gjatë seancës, Dehari po i bën vazhdimisht pyetje sekretares së Kuvendit, e cila edhe vetë po e ndihmon gjatë gjithë kohës.
“S’ke votu ti baci Avni”, i tha ajo në një moment.
“Unë e shtypa…”, i tha Dehari.
The post Dehari po e drejton seancën konstituive me pak ngatërresa e vështirësi, sekretarja e Kuvendit i ndihmon appeared first on Gazeta Express.

