By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë
Lajme

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

Momenti
Published: August 6, 2026

Gjatë valës së të nxehtit këtë verë me temperatura rekord në Evropën Perëndimore, 65 përqind e të rriturve u ankuan se qëndronin zgjuar për tre ose më shumë orë në natë në vend që të flinin, sipas një ankete të kryer në Britaninë e Madhe.

Çrregullimet e gjumit janë një pasojë e pashmangshme e verave më të gjata dhe më të nxehta të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Your browser does not support the video tag.

Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt, me temperatura që rriten më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja botërore, kështu që është bërë një nga vatrat më të mëdha të fenomenit të pagjumësisë.

Çfarë është më keq, as netët nuk sjellin më freski: në  landin e Saksonisë, një stacion meteorologjik regjistroi një temperaturë minimale tropikale nate prej 29.4 gradësh në qershor.

Sipas organizatës World Weather Attribution, një grup shkencor ndërkombëtar që analizon ndikimin e klimës në fenomenet ekstreme të motit, temperatura kaq jashtëzakonisht të larta natën janë njëqind herë më të mundshme sot për shkak të ndryshimeve klimatike.

Humbja e gjumit e shkaktuar nga nxehtësia është vënë re vetëm vitet e fundit si një tregues i rëndësishëm i ndikimit të ndryshimeve klimatike në shëndetin fizik dhe mendor.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish mblodhi të dhëna mbi 165 milionë netë gjumë nga pothuajse 318 mijë përdorues të pajisjeve të monitorimit të gjumit të veshura në trup ose të vendosura nën dyshek për të analizuar ndikimin e temperaturave në rritje në gjumë.

Në një punim të botuar në korrik, ata treguan se tek njerëzit, kur temperaturat e natës rriten nga afërsisht 12 në 27 gradë, ekziston një probabilitet prej 40 përqind më i madh për të fjetur më pak se gjashtë orë.

Njerëzit nuk mund të ruajnë aftësitë njohëse, kujtesën ose ekuilibrin emocional nëse flenë më pak se shtatë orë në natë, paralajmëron Ty Ferguson i Universitetit të Adelaide në Australi, i cili studion pasojat e mundshme shëndetësore dhe sociale të çrregullimeve të gjumit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Përveç ndikimit në disponim dhe përqendrim, gjumi i çrregullt mund të rrisë rrezikun e diabetit, depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe madje edhe obezitetit, përmbledh Ferguson gjetjet e njohura mjekësore.

“Gjumi është një nevojë themelore fiziologjike, e domosdoshme për funksionimin e sistemit imunitar të njeriut, shëndetin mendor dhe mirëqenien e përditshme”, paralajmëron Bowen Chu i Shkollës së Shkencave Atmosferike të Universitetit Nanjing në Kinë.

Ndryshe nga hulumtimi tradicional i ndikimit në klimë, studimi i humbjes së gjumit “u lejon shkencëtarëve të matin efektet graduale, të përditshme dhe kumulative të rritjes së temperaturave mjedisore në jetën dhe shëndetin e përditshëm të njerëzve në të gjithë botën”, thotë Chu.

“Temperaturat rriten më shpejt natën sesa gjatë ditës”, paralajmëron Kelton Minor, profesor i asociuar nga Universiteti i Kopenhagenit. Ekipi i tij kërkimor, së bashku me Shoqatën Botërore të Gjumit, bënë thirrje për krijimin e një grupi pune global për të kuptuar më mirë dhe për të ndihmuar në përgatitjen e evitimit të pasojave nga mungesa e gjumit.

Netët ngrohen pjesërisht sepse retë thithin nxehtësinë dhe e kthejnë atë në Tokë pas errësirës, ​​në krahasim me ditët kur ato reflektojnë rrezet e diellit. Hulumtimet tregojnë se modelet e reve po ndryshojnë në një mënyrë që e përkeqëson më tej ngrohjen globale.

Humbja e gjumit ndoshta nuk është studiuar mjaftueshëm, si pasojë e ndryshimeve klimatike, sepse “nuk krijon ndonjë lloj ngjarjeje dramatike, nuk ka një numër të madh viktimash për të mbushur titujt kryesorë ose për të lënë dëme të dukshme”, vëren Kim van Daalen nga Universiteti i Kembrixhit dhe bashkautore e punimit të botuar së fundmi “Humbja e Gjumit në një Botë që Ngrohët”.

“Efektet grumbullohen në mënyrë të padukshme, natë pas nate, dhe anashkalohen lehtësisht në mbulimin që përqendrohet kryesisht në vdekjet dhe shtrimet në spital gjatë valëve të nxehtësisë”.

Van Daalen gjithashtu paralajmëron se “humbja e gjumit e lidhur me nxehtësinë ka të ngjarë të rrisë më tej pabarazitë ekzistuese shëndetësore dhe socioekonomike”. Fëmijët mund të kenë më shumë vështirësi me përqendrimin, të mësuarit dhe zhvillimin emocional, ndërsa të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike janë të ekspozuar ndaj një barre më të madhe në sistemin kardiovaskular dhe metabolizmin kur flenë shumë pak.

Një studiues nga Kina paralajmëron gjithashtu për pasojat sociale: “Mungesa kronike e gjumit e shkaktuar nga temperaturat e larta shoqërohet me produktivitet më të ulët në punë, rritje të mundshme të numrit të aksidenteve rrugore dhe një barrë më të madhe afatgjatë në sistemin shëndetësor”, tha Chu.

“Gjumi i dobët e bën të vështirë punën, studimin, kujdesin për të tjerët dhe qëndrimin e shëndetshëm”, tha ai.

Sipas Minor, banorët e vendeve më të varfra, si dhe qytetarët me të ardhura të ulëta në vendet e pasura, mund të kenë deri në tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga pagjumësia e lidhur me nxehtësinë.

Arsyeja është “qasja më e dobët në ajër të kondicionuar dhe mjete të tjera që ndihmojnë në mbrojtjen nga nxehtësia”. Ai përmend edhe raste ekstreme: “njerëz të pastrehë që përpiqen të flenë në rrugë, migrantë në tenda përvëluese, të burgosur në qeli burgu të mbinxehura, foshnje në dhoma gjumi shumë të nxehta dhe gra shtatzëna dhe nëna që tashmë po luftojnë me mungesën e gjumit”.

Edhe në një skenar ku vendet arrijnë të eliminojnë plotësisht emetimet e gazrave serrë, përshtatja ndaj humbjes së gjumit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike do të mbetet e nevojshme për dekada të tëra sepse temperaturat do të duhet shumë kohë për t’u ulur përsëri.

Përshtatja e orarit të punës për të shmangur punën gjatë valëve më të forta të nxehtësisë do të jetë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e masave për të ruajtur gjumë të mjaftueshëm në një botë më të ngrohtë.

Minor thekson se zgjidhje të tilla do të jenë veçanërisht të rëndësishme në vendet evropiane si Gjermania, ku përdorimi i pajisjeve të ajrit të kondicionuar është tradicionalisht shumë më pak i zakonshëm sesa, për shembull, në SHBA ose Australi.

“Ne kalojmë rreth një të tretën e jetës sonë duke fjetur, dhe vetëm kjo meriton të bëhet një përparësi e politikës së vendeve evropiane dhe një fushë e inovacionit intensiv”, mendon profesori nga Universiteti i Kopenhagenit./DW

The post DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mbreti 89-vjeçar i Norvegjisë shtrohet në spital pas problemeve shëndetësore, Pallati Mbretëror: Do të qëndrojë dy javë larg detyrave zyrtare
“Asnjëherë s’kam besu në versionin e Prokurorisë – Madje dëgjoja zëra që thonin e kanë gjenetike…” Çka e preku më së shumti Deharin pas vdekjes së djemve të tij?
Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…”, Avni Dehari flet ekskluzivisht për vdekjen e dy djemve te tij
Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg

LEXO GJITHASHTU

Rrëfimi prekës i Avni Deharit për humbjen e dy djemve, Astritin dhe Arbnorin
Rrëfimi prekës i Avni Deharit për humbjen e dy djemve, Astritin dhe Arbnorin
TOP Momenti
Mbahet protesta e 79-të në Tiranë
Mbahet protesta e 79-të në Tiranë
TOP Momenti
Kulla: Nëse sot Maqedonia është në prag të anëtarësimit në BE, meritë të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit
Kulla: Nëse sot Maqedonia është në prag të anëtarësimit në BE, meritë të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit
TOP Momenti
Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
TOP Momenti
Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona
Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona
TOP Momenti

You Might Also Like

“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit
Lajme

“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit

August 17, 2026
Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg
Lajme

Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg

August 17, 2026
“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën
Lajme

“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën

August 17, 2026
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Jarinjë
Lajme

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Jarinjë

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?