By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konfirmohet malaria te një paciente në QKUK, kishte udhëtuar jashtë Kosovës në zona të prekura
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konfirmohet malaria te një paciente në QKUK, kishte udhëtuar jashtë Kosovës në zona të prekura
Lajme

Konfirmohet malaria te një paciente në QKUK, kishte udhëtuar jashtë Kosovës në zona të prekura

Momenti
Published: August 5, 2026

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se një paciente, shtetase e huaj, është trajtuar në Klinikën Infektive pas pranimit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit të publikuar nga QKUK në Facebook, pacientja është pranuar më 1 gusht 2026 pa vetëdije dhe me parametra vitalë e laboratorikë të çrregulluar.

Pas ekzaminimeve mjekësore, ajo është transferuar në Klinikën Infektive, ku gjatë vlerësimit epidemiologjik është konstatuar se kishte udhëtuar së fundmi në vende ku malaria është endemike. Analizat specifike më pas kanë konfirmuar diagnozën e malaries.

Your browser does not support the video tag.

QKUK ka bërë të ditur se trajtimi specifik antimalarik ka nisur menjëherë pas konfirmimit të diagnozës dhe pacientja po vazhdon trajtimin nën përkujdesjen e infektologëve.

“Fillimisht, ajo ka nisur të komunikojë me vështirësi, ndërsa sot, më 5 gusht 2026, gjendja e saj është e qëndrueshme. Pacientja komunikon lirshëm, ndërsa parametrat vitalë dhe laboratorikë po kthehen gradualisht në vlera normale”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Nga QKUK kanë sqaruar se malaria nuk transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të zakonshëm, por zakonisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Sipas të dhënave të mbikëqyrjes epidemiologjike, gjatë viteve 2022–2025 në Kosovë janë raportuar tetë raste të malaries, të gjitha të importuara nga persona që kishin udhëtuar në vende të Afrikës ose kishin ardhur prej tyre.

QKUK thekson se deri më tani në Kosovë nuk është evidentuar asnjë rast i transmetimit lokal të malaries.

source

You Might Also Like

“Pse bash Vjosa Osmani?”, Arifi: Çka ka Lumir Abdixhiku që nuk bëhet president, çka ka Luta?”
Abazi: Kurti ka për qëllim shkatërrimin e oponencës politike
Krim i rëndë në SHBA, 3 të vdekur dhe një i plagosur në Karolinën e Veriut! Viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje
Austria shënon rekord të ri temperaturash, termometri arrin në 41.2°C
Aksident me vdekje në Durrës, këmbësori humb jetën pasi përplaset nga një makinë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Ushtria zvicerane do të ruajë pajisjet në bunkerë të shpërndarë në gjithë vendin
Lajme

Ushtria zvicerane do të ruajë pajisjet në bunkerë të shpërndarë në gjithë vendin

August 5, 2026
Droni me eksploziv në aeroportin gjerman, Berlini heton pistën e një sulmi hibrid! Ambasadori ukrainas: Kush mund të jetë tjetër përveç Rusisë?!
Lajme

Droni me eksploziv në aeroportin gjerman, Berlini heton pistën e një sulmi hibrid! Ambasadori ukrainas: Kush mund të jetë tjetër përveç Rusisë?!

August 5, 2026
“Shoferi i lënduar rëndë, pasagjerja lehtë”, Policia e Gjilanit dyshon se detonimi në veturë u shkaktua nga mjeti shpërthyes
Lajme

“Shoferi i lënduar rëndë, pasagjerja lehtë”, Policia e Gjilanit dyshon se detonimi në veturë u shkaktua nga mjeti shpërthyes

August 5, 2026
Policia: Dyshohet se vetura u dogj nga një mjet shpërthyes, vozitësi i lënduar rëndë – pasagjerja lehtë
Lajme

Policia: Dyshohet se vetura u dogj nga një mjet shpërthyes, vozitësi i lënduar rëndë – pasagjerja lehtë

August 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?