By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Droni me eksploziv në aeroportin gjerman, Berlini heton pistën e një sulmi hibrid! Ambasadori ukrainas: Kush mund të jetë tjetër përveç Rusisë?!
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Droni me eksploziv në aeroportin gjerman, Berlini heton pistën e një sulmi hibrid! Ambasadori ukrainas: Kush mund të jetë tjetër përveç Rusisë?!
Lajme

Droni me eksploziv në aeroportin gjerman, Berlini heton pistën e një sulmi hibrid! Ambasadori ukrainas: Kush mund të jetë tjetër përveç Rusisë?!

Momenti
Published: August 5, 2026

Autoritetet gjermane flasin për një nivel të ri kërcënimi pas zbulimit të një droni të pajisur me eksploziv në aeroportin e Lajpcig/Hale, pranë një avioni ukrainas.

Ministri i Brendshëm gjerman, Aleksander Dobrindt, e cilësoi ngjarjen si një “skenar hibrid sulmi”, ndërsa nuk përjashtoi përfshirjen e “forcave armiqësore”, pa specifikuar se për cilat vende bëhet fjalë.

Your browser does not support the video tag.

Dobrindt deklaroi se hetimet po zhvillohen “në çdo drejtim”, duke theksuar se në rastet e kërcënimeve hibride “nuk është gjithmonë e qartë nga vijnë ato”. Sipas tij, një gjë është e sigurt, se “autorët nuk janë amatorë”.

Sipas mediave gjermane, droni katërhelikësh u zbulua rreth orës 23:42 të së martës nga një punonjës i shërbimit tokësor të aeroportit. Pajisja ndodhej në tokë, vetëm pak metra larg një avioni transporti ukrainas të tipit Antonov.

Aeroporti i Lajpcig/Hales është një qendër e rëndësishme për transportin e pajisjeve ushtarake drejt Ukrainës.

Ministri gjerman bëri të ditur se pajisja shpërthyese përmbante lëndën Semtex dhe u neutralizua përmes një shpërthimi të kontrolluar. Edhe pse kishte një detonator, shpërthimi nuk ndodhi pasi ai ishte shkëputur nga mekanizmi.

Ndërkohë, po atë mbrëmje u regjistrua edhe një tjetër incident serioz, pasi një avion i kompanisë DHL u përplas në ajër me një objekt të panjohur gjatë ngritjes nga aeroporti i Lajpcig/Hales. Avioni arriti të ulej në një tjetër aeroport pa probleme.

Brenda pak orësh, Gjermania u përball kështu me dy incidente të rënda me autorë ende të paidentifikuar. Autoritetet nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, përfshirë mundësinë e përfshirjes së Rusisë, megjithëse një skenar i tillë do të përbënte një përshkallëzim të rëndësishëm të tensioneve me Moskën.

Gazeta gjermane Die Zeit raportoi se pista e përfshirjes së Rusisë është vetëm një nga skenarët që po shqyrtohen nga hetuesit gjermanë.

Ndërsa Berlini po tregohet i kujdesshëm në deklarata, Ukraina shfaqet më e bindur për autorësinë e Moskës. Ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksii Makeiev, deklaroi për televizionin gjerman Welt TV: “Kush tjetër mund të ishte përveç Rusisë?”.

The post Droni me eksploziv në aeroportin gjerman, Berlini heton pistën e një sulmi hibrid! Ambasadori ukrainas: Kush mund të jetë tjetër përveç Rusisë?! appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë
Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë
Irani shtrëngon masat e sigurisë, rriten arrestimet dhe ekzekutimet pas protestave

LEXO GJITHASHTU

Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
TOP Momenti
IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti
Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan
Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan
Lajme

You Might Also Like

AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare
Lajme

AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare

August 7, 2026
Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028
Lajme

Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028

August 7, 2026
“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën
Lajme

“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën

August 7, 2026
Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte
Lajme

Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?