By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fillon asfaltimi në rrugën ‘Ilir Konushevci’ tek Xhamia e Llapit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fillon asfaltimi në rrugën ‘Ilir Konushevci’ tek Xhamia e Llapit
Lajme

Fillon asfaltimi në rrugën ‘Ilir Konushevci’ tek Xhamia e Llapit

Momenti
Published: August 5, 2026

Ka nisur shtrimi i shtresës së re të asfaltit në rrugën “Ilir Konushevci”, në segmentin pranë Xhamisë së Llapit në kryeqytet. Në terren shihet makineria e rëndë dhe punëtorët e angazhuar, teksa po kryhen punimet përfundimtare për finalizimin e kësaj rruge mjaft të frekuentuar.

Ky segment rrugor ishte bllokuar për qarkullim që nga data 22 korrik, kur Komuna e Prishtinës njoftoi mbylljen e tij për pesë ditë për shkak të punimeve infrastrukturore.

Your browser does not support the video tag.

Sidoqoftë, procesi u përcoll me pakënaqësi dhe reagime nga banorët e zonës dhe pronarët e bizneseve lokale. Më 28 korrik, disa qytetarë dhe afaristë bllokuan punimet duke vendosur makineri midis rrugës dhe duke dorëzuar një peticion me rreth 150 nënshkrime. Shkak për këtë protestë u bë plani i komunës për ngushtimin e rrugës nga katër korsi në tri (një korsi hyrëse nga Podujeva dhe dy dalëse nga Prishtina). Bizneset shprehën shqetësimin se ky ndryshim do të pamundësojë furnizimin e lokaleve dhe do të dëmtojë veprimtarinë e tyre ekonomike.

Me gjithë reagimet dhe debatin e zhvilluar rreth këtij projekti, punimet tashmë kanë kaluar në fazën e asfaltimit, çka pritet t’i hapë rrugë rivendosjes së qarkullimit të automjeteve në këtë arterie të rëndësishme, që tash e dy javë ka shkaktuar telashe të mëdha jo vetëm për banorët e kësaj zone, por në përgjithësi në trafikun e kryeqytetit.

The post Fillon asfaltimi në rrugën ‘Ilir Konushevci’ tek Xhamia e Llapit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Jashtëzakonisht serioze”, “Rreth 4 orë intervenim” – mjeku i QKUK-së jep detaje për operacionin ku iu hoq tumori 23-vjeçarit
Tri kompani transporti pezullojnë nga nesër disa linja nga Fushë Kosova drejt Prishtinës
“Forcim i koordinimit”, Ulutash pret në takim Palatovën, a folën për Urën e Ibrit?
Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje
Thatësira mund ta shtrenjtojë ujin e pijshëm në Zvicër

LEXO GJITHASHTU

SHBA-ja dënon sulmet ajrore izraelite në Siri
SHBA-ja dënon sulmet ajrore izraelite në Siri
Lajme
Mesazhi i Klitschkos thyen zemrat: Ai i tha lamtumirë ish-partneres së tij Hayden Panettiere
Mesazhi i Klitschkos thyen zemrat: Ai i tha lamtumirë ish-partneres së tij Hayden Panettiere
Lajme
Erdogan ndryshon kurs pas 53 vjetësh: Integrimi në BE nuk është më përparësi e Turqisë
Erdogan ndryshon kurs pas 53 vjetësh: Integrimi në BE nuk është më përparësi e Turqisë
Lajme
BE tash pret konsultime mes Qeverisë dhe komunave për hapjen e Urës së Ibrit
BE tash pret konsultime mes Qeverisë dhe komunave për hapjen e Urës së Ibrit
Lajme
Shënohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Shkup, 76-vjeçari u trajtua 27 ditë në Klinikën Infektive
Shënohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Shkup, 76-vjeçari u trajtua 27 ditë në Klinikën Infektive
Lajme

You Might Also Like

23-vjeçari kapet me 200 hardhuca të gjalla në aeroport, i kishte futur në çorape brenda valixhes
Lajme

23-vjeçari kapet me 200 hardhuca të gjalla në aeroport, i kishte futur në çorape brenda valixhes

August 18, 2026
Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç
Lajme

Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç

August 18, 2026
Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! 
Lajme

Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! 

August 18, 2026
Parashikohet që El Niño të arrijë një forcë historike përpara dimrit 2026-27
Lajme

Parashikohet që El Niño të arrijë një forcë historike përpara dimrit 2026-27

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?