By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti flet për Urën e tretë mbi Ibër: Do ketë trotuare e do jetë me katër korsi –  Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti flet për Urën e tretë mbi Ibër: Do ketë trotuare e do jetë me katër korsi –  Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth
Lajme

Kurti flet për Urën e tretë mbi Ibër: Do ketë trotuare e do jetë me katër korsi –  Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth

Momenti
Published: August 4, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në Mitrovicë gjatë punimeve të urës së tretë mbi lumin Ibër tha se ura do të jetë 65 metra e gjatë dhe me gjerësi 22.5 metra.

Në kuadër të këtij projekti përfshihet edhe ndërtimi i dy rreth-rrotullimeve.

Your browser does not support the video tag.

“Ura është projektuar me gjatësi 65 metra dhe me gjerësi 22.5 metra. Gjerësia është kaq e madhe, 22.5 metra, meqëse do të jetë me katër korsi, secila prej tyre 3.5 metra, dhe njëkohësisht në të dy anët do të ketë edhe trotuare. Projekti përfshin edhe ndërtimin e dy rreth-rrotullimeve, si dhe një segmenti rrugor me gjatësi 500 metra, me katër korsi nga 3.5 metra secila dhe trotuare me gjerësi prej 2.2 metra. Në kuadër të projektit është paraparë edhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ibër në një gjatësi prej 525 metrave dhe gjerësi prej 47 metra”, tha Kurti.

Kurti tha se qëllimi i projektit është mbrojtja e mjedisit dhe parashihet të përfundoj si projekt sivjet.

“Qëllimi është mbrojtja e mjedisit, rritja e sigurisë dhe mbrojtja e infrastrukturës përreth. Rëndësi e posaçme i është kushtuar ndriçimit adekuat dhe modern. Janë paraparë shtylla ndriçuese përgjatë urës, trotuareve dhe hapësirave përreth lumit. Sa i përket ecurisë së punimeve, po zhvillohen sipas planit dinamik dhe nëse vazhdon ky ritëm që po e shohim, atëherë do të mund ta inaugurojmë përmbylljen e punimeve sivjet, pra nga fundi i 2026”, u shpreh ai.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha tha se kjo urë ofron siguri dhe se janë në bashkëpunim me organet e rendit.

Basha tha se ky projekt ofron edhe shërbime për qytetarët dhe për biznese.

“Pra, siç e tha kryeministri, është një urë që ofron siguri. Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi në bashkëpunim të ngushtë me organet e sigurisë dhe rendit. Dhe kjo është ura e tretë që po bëhet me qeverisjen Kurti, që tregon që ne jemi të gatshëm t’ju ofrojmë pra organeve të sigurisë dhe të rendit qasje sa më të shpejtë dhe më të lehtë në të dy anët e Ibrit. Përveç kësaj, ofron edhe shërbime për qytetarët, për bizneset dhe sigurisht që kjo do ta rritë edhe vlerën e kësaj hapësire ku do të ketë edhe ndërtime, por edhe biznese që do të zhvillohen”, tha Basha.

The post Kurti flet për Urën e tretë mbi Ibër: Do ketë trotuare e do jetë me katër korsi –  Do të forcojë sigurinë e infrastrukturës përreth appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainen dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë
Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës
Rrustem Mustafa përsëri deklarohet për koalicion me Kurtin: VV- PDK bashkë munden
Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

LEXO GJITHASHTU

Gjorgjievski: Shkollat e mesme në Shkup po pajisen me laboratorë bashkëkohorë dhe stacion meteorologjik
Gjorgjievski: Shkollat e mesme në Shkup po pajisen me laboratorë bashkëkohorë dhe stacion meteorologjik
TOP Momenti
Ushtarët amerikanë aterojnë me dy Black Hawk në fabrikën Frutex
Ushtarët amerikanë aterojnë me dy Black Hawk në fabrikën Frutex
TOP Momenti
Deputeti i PDK-së kërkon bashkëqeverisje me LVV-në: Koha për të lëvizur përpara është tani
Deputeti i PDK-së kërkon bashkëqeverisje me LVV-në: Koha për të lëvizur përpara është tani
TOP Momenti
Delegacioni i Kuvendit të RMV-së, pjesëmarrës në mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kazakistan
Delegacioni i Kuvendit të RMV-së, pjesëmarrës në mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kazakistan
TOP Momenti
“Dukagjini” gati për vitin e ri shkollor, nis shitja e librave
“Dukagjini” gati për vitin e ri shkollor, nis shitja e librave
TOP Momenti

You Might Also Like

Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi
Lajme

Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi

August 24, 2026
“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos
Lajme

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

August 24, 2026
Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore
Lajme

Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore

August 24, 2026
Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë! Arrestohen 3 persona, mes tyre kreu i bandës së “Fanchos”
Lajme

Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë! Arrestohen 3 persona, mes tyre kreu i bandës së “Fanchos”

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?