By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
Lajme

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Momenti
Published: August 4, 2026

Analistja Ivana Stradner ka kritikuar vendimin e Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për ta mbajtur sesionin vjetor të vitit 2027 në Beograd, duke vlerësuar se ky hap i jep legjitimitet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pavarësisht prapakthimit demokratik në Serbi.

Në një opinion të publikuar nga Stradner, thuhet se Vuçiq po përballet me sfidën më të madhe politike gjatë më shumë se një dekade në pushtet, për shkak të protestave mbarëkombëtare kundër korrupsionit dhe dobësimit të demokracisë. Sipas saj, në vend që të ushtrojnë presion për reforma, vendet perëndimore i kanë dhënë Vuçiqit një “vulë legjitimiteti” duke mbështetur kandidaturën e Beogradit.

Stradner argumenton gjithashtu se Vuçiq ka nxitur paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor duke përshkallëzuar vazhdimisht tensionet me Kosovën dhe duke mbështetur liderin pro-rus të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, i cili me kërcënimet e tij të përsëritura për shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja dhe Hercegovina ka thelluar paqëndrueshmërinë politike në rajon. Sipas saj, Serbia ka tentuar gjithashtu të pengojë integrimin e Malit të Zi në institucionet evropiane.

Your browser does not support the video tag.

Stradner rikujton se protestat u nxitën pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa qytetarët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe kërkuan përgjegjësi.

Ajo thekson se një koalicion dypartiak në Kongresin amerikan, i udhëhequr nga kongresmeni Joe Wilson, ka kërkuar që sesioni i OSBE-së të mbahet në Charleston të Karolinës së Jugut, dhe jo në Beograd, duke argumentuar se regjimi i Vuçiqit ka një histori të shtypjes së lirive civile, destabilizimit të Ballkanit dhe afrimit me regjime autoritare.

Sipas Stradner, miratimi i organizimit të sesionit në Beograd bie ndesh me vlerat e OSBE-së dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. /RTK

The post Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Militantin me plis e quajnë “analfabet të Kurtit”- zhvendoset te qytetarët përplasja në Kuvend
Gati sa nuk u rrahën mes vete, Abrashi i VV “shpërndan” poste: Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin
Maliqi: Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit të dërgohet në Supreme dhe, siç thoshte Kurti, krimineli e ka vendin në burg
“Kushtetutshmëria është themeli i shoqërive të zhvilluara”, flet mërgimtari që mbajti pankartën “Kurti n’burg”

LEXO GJITHASHTU

“E plagosi në këmbë”, një muaj paraburgim për tre të pandehurit në Gjakovë
“E plagosi në këmbë”, një muaj paraburgim për tre të pandehurit në Gjakovë
TOP Momenti
Kasami-Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit, bazë për më shumë decentralizim, zhvillim dhe kohezion shoqëror
Kasami-Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit, bazë për më shumë decentralizim, zhvillim dhe kohezion shoqëror
TOP Momenti
“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anulon konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anulon konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
TOP Momenti
AUV Maqedoni: Uji në ujësjellësin e Shkupit është i sigurt për pije
AUV Maqedoni: Uji në ujësjellësin e Shkupit është i sigurt për pije
TOP Momenti
​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera
​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera
TOP Momenti

You Might Also Like

Irani mund ta “zgjasë luftën” derisa Trumpi të largohet nga detyra, thotë këshilltari i Gardës Revolucionare
Lajme

Irani mund ta “zgjasë luftën” derisa Trumpi të largohet nga detyra, thotë këshilltari i Gardës Revolucionare

August 12, 2026
“Kurti n’burg”, një mërgimtar mban një pankartë në Kuvend, ia heqin nga duart  
Lajme

“Kurti n’burg”, një mërgimtar mban një pankartë në Kuvend, ia heqin nga duart  

August 12, 2026
Gashi: Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, po mungon pozicioni i qartë e i fortë i LDK
Lajme

Gashi: Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, po mungon pozicioni i qartë e i fortë i LDK

August 12, 2026
Mbështetësi i Kurtit me plis në kokë flet kështu për opozitën: Se meritoni as ajrin, vij këtu sa herë më thirrë “baba”
Lajme

Mbështetësi i Kurtit me plis në kokë flet kështu për opozitën: Se meritoni as ajrin, vij këtu sa herë më thirrë “baba”

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?