Publicisti Shkelzen Maliqi ka reaguar lidhur me çështjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se nuk ka nevojë që Gjykatës Kushtetuese t’i kërkohet interpretimi i një çështjeje për të cilën, sipas tij, tashmë ka dhënë interpretim.
Ai thotë se çështja duhet dërguar në Gjykatën Supreme.
“Deputeti Përparim Gruda tha se s’ka kuptim që Gjykatës Kushtetuese ti kërkohet interpretimi i një çështje që e ka interpretuar më parë dhe që, si e tillë, është bërë ligj. S’ka nevojë për interpretim por për zbatimi të ligjit. Andaj shkelja e afatit prej 30 ditëve duhet dërguar në Gjykatë Supreme, ky gjykohen çështjet e (mos)zbatimit të ligjeve”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Shkelja e afatit ligjor penalizohet! Edhe vetë Kurtit dikur thoshte- “Ai që shkel Kushtetutën është kriminel”. Dhe, dihet, krimineli e ka vendin në burg”, shtoi ai.
The post Maliqi: Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit të dërgohet në Supreme dhe, siç thoshte Kurti, krimineli e ka vendin në burg appeared first on Gazeta Express.

