By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Mikpritja shqiptare, plazhet e kristalta”, gazeta britanike The Sun i kushton artikull Shqipërisë: Një perlë që duhet vizituar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Mikpritja shqiptare, plazhet e kristalta”, gazeta britanike The Sun i kushton artikull Shqipërisë: Një perlë që duhet vizituar
TOP Momenti

“Mikpritja shqiptare, plazhet e kristalta”, gazeta britanike The Sun i kushton artikull Shqipërisë: Një perlë që duhet vizituar

Momenti
Published: August 4, 2026

Gazeta britanike The Sun i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e cilësuar si një nga destinacionet më tërheqëse dhe ende të pazbuluara të Evropës.

Sipas artikullit, turistët që janë lodhur nga destinacionet klasike si Spanja, Franca apo Italia, mund të gjejnë në Shqipëri një alternativë që ofron gjithçka: plazhe me ujëra kristal të pastra, fshatra piktoreskë, male spektakolare dhe një kulturë autentike – ndërsa mbetet ende më e përballueshme dhe më pak e mbingarkuar nga turistët.

Your browser does not support the video tag.

Duke iu referuar eksploruesit dhe autorit të Wild Guide Albania, Granit Temaj, The Sun veçon jugun e Shqipërisë, veçanërisht gadishullin e Karaburunit, si një nga zonat më të bukura për pushime verore.

Artikulli përmend Gjirin e Gramës, Gjirin e Dafinës dhe Plazhin e Gjipesë si disa nga vendet më spektakolare të Rivierës Shqiptare, ku natyra mbetet e paprekur dhe ku vizitorët mund të shijojnë qetësinë larg turizmit masiv.

Por sipas gazetës, Shqipëria nuk është vetëm një destinacion plazhesh.

Malet e veriut krahasohen me Dolomitet, por përshkruhen si më të egra dhe më pak të zbuluara.

Liqenet e Jezercës, fshatrat tradicionale dhe vendet historike si Lin apo Labova e Kryqit janë disa prej pikave që rekomandohen për t’u vizituar.

The Sun thekson gjithashtu përvojat autentike shqiptare, nga mikpritja dhe ushqimi tradicional, deri te rituali i kafesë së mëngjesit shoqëruar me raki – një traditë që sipas artikullit tregon mënyrën e qetë dhe sociale të jetesës në Shqipëri.

Me fluturime të shkurtra nga Britania e Madhe dhe mundësi për të udhëtuar me kosto më të ulët se shumë vende të tjera evropiane, Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë e fuqishme ndaj destinacioneve tradicionale të Mesdheut.

“Një vend me plazhe të bukura, male të mahnitshme dhe shumë pak turma krahasuar me fqinjët e tij evropianë” – ky është imazhi i Shqipërisë që po përhapet gjithnjë e më shumë në mediat ndërkombëtare.

You Might Also Like

Ndalohet shoferi nga Tetova që lëvizi në drejtim të kundër në autostradën Shkup-Veles
Zemaj: Ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar
Prokuroria Speciale: Aliu u intervistua në dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Abdixhiku: Nuk ka takim të planifikuar me Kurtin
Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, Lamallari: Masë për sigurinë kombëtare

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

MF-Maqedoni: Emetimi i letrave me vlerë është në përputhje me planin e Buxhetit dhe kalendarin e publikuar për emetimin e LSHV-e
TOP Momenti

MF-Maqedoni: Emetimi i letrave me vlerë është në përputhje me planin e Buxhetit dhe kalendarin e publikuar për emetimin e LSHV-e

August 5, 2026
QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet
TOP Momenti

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

August 5, 2026
Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz
TOP Momenti

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

August 5, 2026
Ndalohet një 22-vjeçar nga Sllovakia në Aeroportin e Shkupit, kërkohej nga Interpoli
TOP Momenti

Ndalohet një 22-vjeçar nga Sllovakia në Aeroportin e Shkupit, kërkohej nga Interpoli

August 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?