By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Serbia ngrit monument për Brigadën e 37-të, Kosova kërkon hapjen e arkivave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Serbia ngrit monument për Brigadën e 37-të, Kosova kërkon hapjen e arkivave
TOP Momenti

Serbia ngrit monument për Brigadën e 37-të, Kosova kërkon hapjen e arkivave

Momenti
Published: August 3, 2026

Të shtunën Ivica Daçiq, ministri i Brendshëm i Serbisë, u pa në Rashkë të Serbisë.

Kjo, për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të një monumenti kushtuar pjesëtarëve të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave.

E ky veprim nga Serbia, vjen vetëm disa ditë pas gërmimeve që po bëhen në Zubin Potok, në kërkim të mbetjeve mortore të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

Një veprim i tillë në Këshillin Koordinues të Personave të Zhdukur në Kosovë po shihet si i pakuptimtë.

“I vetmi shtet në botë është që i nderon dhe respekton dhe degradon kriminelët është Serbia. Duke u nisur prej Kroacis, Bosnjes as një labitar të serbëve, ushtarëve të vrar nuk e ki as në Republiken Serbe as në Kroaci, pos atyre që kanë bo krime. Do të thotë ushtarë e thjesht nuk janë askund”, tha kryetari i Këshillit Koordinues të Personave të Zhdukur në Kosovë

Brigada e 37-të është një nga njësitë ushtarake që përmendet në dokumentacionin e organizatave për të drejtat e njeriut.

E në të vlerësohet se mund të ketë të dhëna që do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës

Por, sipas Grajqevcit, Serbia s’pritet të dorëzojë  asnjëherë ndonjë dokument valid.

“Unë besoj që Serbia as një dokument valid nuk do të ja dorëzoj Kosovës. Ne edhe nëse s’kemi dokument kemi pas sy, kemi pa. Se vëzhguesi më i fort i njeriut është syri. Ne kemi parë krimet, i kemi prek me duar, kemi dëgju me vesh. Brigadat si brigadat asnjëra s’është më pak se tjetra të gjitha janë të barabarta”, u shpreh tutje Grajqevci.

Por, një veprim i tillë nga Serbia nuk iu vjen në befasi as Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk është kjo një befasi e madhe se çka bënë Serbia apo politika Serbe mundem me thonë. Serbët mundohen të ngisin diçka prej diçka që nuk kanë hiq, Ata e din që i kanë humb atë betej edhe ata njerëz i kanë humbur në Kosovë duke tentuar ta marrin Kosovën apo duke menduar ta ripushtojnë Kosovën. Por, ata e din që e kanë hup Kosovën dhe e kanë humbur betejën në Kosovë dhe tash duhet ta rrejn popullin e vet me ngritjen e memorialeve”, deklaroj kryetari i OVL- UÇK-së

Gucati thotë se  një reagim nga Bashkimi Evropian, do të ishte i nevojshëm.

“Mua më vjen keq edhe prej Bashkimit Evropian se Bashkimi Evropian është duke luajtur me dy parë letra. Bashkimi Evropian kur ne tentojmë të ngrisim diçka neve na reagon apo kur tentonim ti shkaktoni sidomos rënimet e tyre hotelet e tyre pa leje në Ujman, Bashkimi Evropian vjen edhe reagon  te na. E tash në Serbi nuk reagon. Kjo është e keqja e Bashkimit Evropian”, theksoj Gucati.

Në lidhje me këtë çështje televizioni ka drejtuar pyetje edhe  Bashkimit Evropian, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.

Ndërkohë në korrikun e vitit 2024, kryeministri Albin Kurti njoftoi se Kosova i kishte dorëzuar Serbisë një kërkesë zyrtare për hapjen e arkivës së Brigadës së 37-të, në zbatim të Deklaratës për Personat e Zhdukur të dakorduar në Bruksel.

Ndërsa një kërkesë e tillë u përsërit edhe këtë vit në kuadër të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

source

You Might Also Like

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic
Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës
Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës
Aksident në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda
Parandalohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë

LEXO GJITHASHTU

Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas
Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas
Lajme
Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Lajme
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
Lajme
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Lajme
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje
Lajme

You Might Also Like

I arrestuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë dyshohet se ishte pjesëtar i policisë serbe
TOP Momenti

I arrestuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë dyshohet se ishte pjesëtar i policisë serbe

August 16, 2026
Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë
TOP Momenti

Ymeri: Nga janari, 9 shtetas serbë në ditë morën lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë

August 16, 2026
Gërmimet në Apoloni nxjerrin në dritë të dhëna të reja për qytetin antik
TOP Momenti

Gërmimet në Apoloni nxjerrin në dritë të dhëna të reja për qytetin antik

August 16, 2026
“Dëgjuam ulurima”, pushuesi polak rrëfen momentet e frikës në hotelin e përfshirë nga zjarri
TOP Momenti

“Dëgjuam ulurima”, pushuesi polak rrëfen momentet e frikës në hotelin e përfshirë nga zjarri

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?