By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përplasja për emigracionin, Spanja kritikon Italinë: Nuk e ka menaxhuar siç duhet krizën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përplasja për emigracionin, Spanja kritikon Italinë: Nuk e ka menaxhuar siç duhet krizën
Lajme

Përplasja për emigracionin, Spanja kritikon Italinë: Nuk e ka menaxhuar siç duhet krizën

Momenti
Published: August 3, 2026

Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, ka sulmuar mënyrën se si Italia po përballet me krizën e emigracionit, duke e vënë situatën në Lampedusa përballë menaxhimit spanjoll të flukseve në kufijtë me Afrikën e Veriut.

Gjatë një interviste për transmetuesin publik spanjoll TVE, Albares tha se Italia renditet ndër vendet europiane që po përballen më rëndë me ardhjet e emigrantëve të parregullt, ndërsa autoritetet e saj, sipas tij, nuk kanë mundur ta zgjidhin problemin.

Your browser does not support the video tag.

“Lampedusa është e përmbytur nga emigrantët dhe Italia është vendi europian me numrin më të madh të mbërritjeve të parregullta. Ajo nuk ka qenë në gjendje ta zgjidhë situatën, siç ka bërë Spanja”, deklaroi ministri spanjoll.

Ai shtoi se fluksi i lartë i emigrantëve drejt Italisë ndër vite ka bërë që Spanja, në kuadër të solidaritetit europian, të pranojë një pjesë të tyre.

Albares drejtoi kritika edhe ndaj qeverisë italiane, duke vlerësuar se reagimi i saj ndaj krizës nuk ka qenë në nivelin e kërkuar dhe se “nuk ka qenë në lartësinë e detyrës”.

Reagimi i ministrit vjen pas zhvillimeve të fundit në enklavën spanjolle të Ceutës, ku mijëra persona u përpoqën të kalonin kufirin nga Maroku drejt territorit europian.

Sipas Albares, shumica dërrmuese e njerëzve që hynë në Ceuta u kthyen në Marok brenda pak orësh, si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet marokene.

“Maroku ka bashkëpunuar që në momentet e para për të frenuar fluksin dhe për të mundësuar kthimin e menjëhershëm të personave që hynë në qytetin autonom”, tha ai.

Spanja pritet ta ngrejë çështjen e solidaritetit përpara të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Europian, gjatë mbledhjes së ministrave të Brendshëm të BE-së, ku do të diskutohet situata e krijuar.

The post Përplasja për emigracionin, Spanja kritikon Italinë: Nuk e ka menaxhuar siç duhet krizën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë
Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV’së, LDK ka vullnet, por duke shantazhuar me zgjedhje s’arrihet asgjë
Hoti: LDK ka vullnet të ndihmojë për institucionet, por me shantazhin e VV’së për zgjedhje, s’arrihet asgjë
Familja nga Gjakova dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro
Gani Geci: Vetëvendosje e ka qitë në pazar postin e Kryeparlamentarit që u takon me Kushtetutë, pazarxhitë

LEXO GJITHASHTU

Vazhdojnë gërmimet për varrezë masive në Kalludër
Lajme
Ambasadori Ajeti ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
Ambasadori Ajeti ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
TOP Momenti
3 mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
3 mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
TOP Momenti
Katër persona të lënduar në një aksident në aksin Gjilan-Koretishtë
Katër persona të lënduar në një aksident në aksin Gjilan-Koretishtë
TOP Momenti
Jeohna Lushaku në seli të LDK’së, thotë se s’kanë pasur takim me Kurtin, s’di nëse ka seancë sot
Jeohna Lushaku në seli të LDK’së, thotë se s’kanë pasur takim me Kurtin, s’di nëse ka seancë sot
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku shihet në seli të partisë, nuk përgjigjet nëse e ka takuar Kurtin
Lajme

Abdixhiku shihet në seli të partisë, nuk përgjigjet nëse e ka takuar Kurtin

August 7, 2026
Materiale të përdorura në protestën kundër Erdogan për të drejtat e kurdëve, për çfarë akuzohet në Turqi 32-vjeçarja turke që u arrestua në Shqipëri
Lajme

Materiale të përdorura në protestën kundër Erdogan për të drejtat e kurdëve, për çfarë akuzohet në Turqi 32-vjeçarja turke që u arrestua në Shqipëri

August 7, 2026
Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
Lajme

Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiqën tre mërgimtarë, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane

August 7, 2026
Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës
Lajme

Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?