By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Italia propozon në BE zgjerimin e modelit shqiptar për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Italia propozon në BE zgjerimin e modelit shqiptar për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm
Lajme

Italia propozon në BE zgjerimin e modelit shqiptar për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm

Momenti
Published: August 3, 2026

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, do të paraqesë të martën në Këshillin e Jashtëzakonshëm të Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian propozimin që modeli shqiptar për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm të shtrihet në nivel europian. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane ANSA.

Propozimi ishte hedhur fillimisht në fund të muajit qershor nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Mbledhja e ministrave të Brendshëm zhvillohet pas emergjencës së emigracionit në Ceuta.

Your browser does not support the video tag.

Sipas raportimit, është hartuar një listë paraprake me vende që mund të shërbejnë si qendra pritëse për emigrantët e paligjshëm. Mes tyre janë Gana, Senegali, Tunizia, Libia, Mauritania, Egjipti, Uganda, Uzbekistani, Armenia, Mali i Zi dhe Etiopia. Disa prej këtyre shteteve ndodhen jashtë rrugëve tradicionale të emigracionit.

Ndër vendet që po shqyrtohen me më shumë interes janë Uganda, për të cilën Gjermania, Austria dhe Holanda kanë shprehur tashmë mbështetje, si edhe Mali i Zi. Megjithatë, financimi i këtij projekti mbetet një nga sfidat kryesore.

Në takimin e së martës, Italia pritet të kërkojë gjithashtu zbatimin rigoroz të programit GSP+, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2027. Ky mekanizëm lidh përfitimet tregtare për vendet në zhvillim me bashkëpunimin e tyre për ripranimin e shtetasve që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Objektivi i qeverisë italiane është që qendrat e ngritura në Shqipëri të jenë plotësisht funksionale deri në fund të këtij viti.

Vetë ministri Piantedosi ka deklaruar javët e fundit se synimi është që qendrat në Shqipëri “të ripërdoren duke zgjeruar plotësisht funksionalitetin e tyre deri në fund të vitit, ose edhe më herët, nëse zgjidhen çështjet ligjore që mbeten pezull”.

The post Italia propozon në BE zgjerimin e modelit shqiptar për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kryeprokurori i Shtetit: Zbulimi i varrezave masive në Zubin Potok, detyrim ndaj viktimave dhe familjeve të tyre
Një shtetas i Kosovës ndalohet në Maqedoni, drejtone automjetin me 220 km/h
Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjastë muaj, dërgohen në laborator në Hagë
Ekstradohet nga Roma në Shqipëri 42-vjeçari i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Shpërthen Legjionella në Bazel: Një person i vdekur, 25 të shtruar në spital
Lajme

Shpërthen Legjionella në Bazel: Një person i vdekur, 25 të shtruar në spital

August 3, 2026
Një shtetas i Kosovës ndalohet në Maqedoni, drejtone automjetn me 220 km/h
Lajme

Një shtetas i Kosovës ndalohet në Maqedoni, drejtone automjetn me 220 km/h

August 3, 2026
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA anulon fondin 1.8 mld $ të Trump për aleatët politikë
Lajme

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA anulon fondin 1.8 mld $ të Trump për aleatët politikë

August 3, 2026
Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me bombë në Moskë
Lajme

Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me bombë në Moskë

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?