By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, Komuna kërkon intervenim e nga Ministria thonë se s’kanë pranuar raport
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, Komuna kërkon intervenim e nga Ministria thonë se s’kanë pranuar raport
TOP Momenti

Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, Komuna kërkon intervenim e nga Ministria thonë se s’kanë pranuar raport

Momenti
Published: August 3, 2026









Roli i saj është ta ndalojë ujin, por rrjedha e tij po vazhdon lirshëm anash digës së liqenit të Mirushës në Malishevë. Kjo meqë një pjesë e kësaj dige tash e një kohë është dëmtuar.

Your browser does not support the video tag.


E gjendja e saj u përkeqësua edhe më shumë në fillim të vitit 2026.


Që nga viti 2016 diga e liqenit Mirusha ka pësuar dëmtime të shumta. E gjendja u përkeqësua më shumë nga vërshimet që ndodhën në janarin e këtij viti në qytetin e Malishevës.


Çarja e i kësaj dige ka ngritur alarmin në Komunën e Malishevës.


“Sa më shumë që ka rrjedhje të ujit edhe vërshimet në pjesën e poshtme të lumit Mirusha janë më të mëdha. Këto janë pasojat e dëmtimit të digës. Gjithashtu diga në liqen është një rregullator i lumit Mirusha. Gjatë kohës kur ka sasi të madh të ujit  nuk lejon shkarkimin e madh të ujit ndërsa gjatë verës kur ka sasi më të paketa rrjedh më pak uji se sa pjesa e epërme. Intervenimi duhet të jetë bukur urgjent në rregullimin por jemi në pritje nga ana e Ministrisë”, tha për Tëvë1, Artan Paçarizi, zyrtar për media në Komunën e Malishevës.


Mirëpo nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se nuk kanë pranuar ndonjë raport nga Komuna e Malishevës për gjendjen e digës.


“Ne baze te Ligjit te Buxhetit për projektet kapitale te vitit 2026 , nuk është i përfshire ky projekt. Nuk kemi ndonjë raport nga Komuna e Malishevës për gjendjen e Digës. Ne baze te bashkëpunimit ndërinstitucional, nuk kemi ndonjë paramasë-parallogari  apo projekt propozim për projektin ne fjale” u shpreh Valdete Tahiri – Azemi nga Ministria e Mjedisit, raporton Tëvë1.


Megjithatë, nga Komuna e Malishevës thonë se Ministria e Mjedisit janë të njoftuar për gjendjen.


“Ministria është e njoftuar për situatën në lumin Mirusha në tani jemi në fazën e ekzaminimit të gjendjes situatës atje dhe nevojës se çka duhet të intervenohet dhe sa është e dëmtuar, por sa është e dëmtuar është raporti që  Komisioni Komunale e ka bërë raportin e dëmeve ndërsa pjesa tjetër iu takon ekspertëve të cilët janë duke u marrë, pasi komuna ka angazhuar ekspert të brendshëm dhe të jashtëm për tu marrë më situatën e digës”, sqaroi Paçarizi.


E për dëmtimin e digës nga vërshimet madje është njoftuar edhe Asociacioni Komunave të Kosovë.


“Nga kontaktet që kam pas me kryetarin e komunës së Malishevës ai thotë që diga e cila është në lumin Mirusha ka pësuar dëme  të konsiderueshme gjatë fillimit të këtij viti, mirëpo nuk ka asnjë intervenim nga niveli qendror dhe në bisedë me kryetarin ka thënë se dhashë Zoti të mos ketë vërshime si të janari pasi diga ka pësuar dëmtime dhe ka mundësi që diga të mos e përballoi dhe mund të kemi pasoja edhe në jetë të qytetarëve”, tha Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.


Komuna e Malishevës nga vërshimet të cilat ndodhën në janar të këtij viti pësuan dëme në vlerë prej 540 mijë e 523 euro, ku sipas tyre ani pse është hartuar raporti ende nuk janë kompensuar këto dëme.



source

You Might Also Like

Xani: PDK e Aleanca po shkojnë para Qeverisë me shpresën për të mos u takuar me Kurtin
“InfoNata” 20.08.2026
Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim
Aksident në Sllatinë, gjashtë të lënduar
​A do ta priste Thaçi Kurtin po ta vizitonte në Hagë?

LEXO GJITHASHTU

Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Vuçiq sot njoftoi se i ka shkruar letër për Urën e Ibrit Sekretarit Rutte, çfarë thonë nga NATO
Lajme
Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale
Jo vetëm Ngushtica e Hormuzit, ja pikat strategjike të botës që ndikojnë ekonominë globale
Lajme
Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë
Vdekjet e punëtorëve, Bordi i KEK thotë se do të themelojë Taskë Forcë për përmirësimin e sigurisë në punë
Lajme
Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Thaçi rrëfen udhëtimin drejt Parisit: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhepin e këmishës, ngjitur me zemrën
Lajme
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambuje
Lajme

You Might Also Like

NATO flet për Telegrafin pas letrës së Vuçiqit drejtuar sekretarit Rutte
TOP Momenti

NATO flet për Telegrafin pas letrës së Vuçiqit drejtuar sekretarit Rutte

August 20, 2026
Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-n si progres
TOP Momenti

Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-n si progres

August 20, 2026
Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë
TOP Momenti

Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë

August 20, 2026
Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
TOP Momenti

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?