By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bizneset në rënie, ekspertët theksojnë nevojën për orientimin e ekonomisë drejt prodhimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bizneset në rënie, ekspertët theksojnë nevojën për orientimin e ekonomisë drejt prodhimit
Lajme

Bizneset në rënie, ekspertët theksojnë nevojën për orientimin e ekonomisë drejt prodhimit

Momenti
Published: August 3, 2026

1.4 për qind më pak ndërmarrje u regjistruan në qershor të këtij viti krahasuar me muajin paraprak dhe 5.1 për qind më pak krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar. Sipas ekspertëve, kjo rënie e numrit bizneseve nuk është sinjal i mirë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në qershor u regjistruan 1.092 biznese, ndërsa u shuan 107 apo 30 me tepër se gjatë një muaji më parë.

Your browser does not support the video tag.

Nga numri i bizneseve të regjistruara në qershor, 1.088 janë të kategorisë mikro, që i bie se nuk kanë më shumë se 9 të punësuar, derisa katër janë të kategorisë të vogla me 10 deri në 49 të punësuar. 
Ndërmarrje të mesme apo të mëdha nuk pati.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në Kosovë dominojnë bizneset e vogla dhe të mesme, gjë që, sipas tij, duhet të shoqërohet me një orientim më të madh të investimeve drejt prodhimtarisë.

“…, te investimet dominon patundshmëria. Janë diaspora jonë, zakonisht, që janë të orientuar në patundshmëri. Në qoftë se i shohim totalin e investimeve që i kemi pasur të huaja, afër 1 miliard euro, 75 deri në 80 për qind e tyre ka shkuar në patundshmëri. Duhet me ndryshuar këtë trend, duhet me u orientuar investimet në prodhimtari”, tha Rafuna. 

E profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, vlerëson se pa biznese të mëdha vështirë të pritet zhvillim ekonomik e punësim i madh.

“Ekonomia e Kosovës po shkon drejt konsumit dhe drejt importit, por jo drejt prodhimit dhe eksportit. Në çfarë drejtimi po do me shku ekonomia e Kosovës? Parametri kryesor makroekonomik për një ekonomi në zhvillim është punësimi. Nëse rritet punësimi, atëherë ulet papunësia dhe rritet mirëqenia socio-ekonomike e qytetarëve. Kjo reflekton në ngritjen e standardit të jetesës për ata persona që kanë qenë të aftë për punë, por nuk kanë qenë të punësuar”, tha Misini. 

Misini po ashtu tha se bizneset në Kosovë duhet të jenë më të fokusuara drejt prodhimit, pasi, sipas tij, në vend dominojnë bizneset që merren me tregti dhe shërbime.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë qershorit ishin: tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave me 242 ndërmarrje të regjistruara (22.2%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 124 ndërmarrje të regjistruara (11.4%); ndërtimtaria me 121 ndërmarrje të regjistruara (11.1%); si dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 114 ndërmarrje të regjistruara (10.4%).

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për Ekonomia Online të dielën, ka thënë se, megjithëse deficiti tregtar i Kosovës mbetet i lartë, ministria është duke ndërmarrë masa për forcimin e prodhimit vendor, rritjen e eksporteve dhe zëvendësimin e importeve. /Koha

The post Bizneset në rënie, ekspertët theksojnë nevojën për orientimin e ekonomisë drejt prodhimit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Një person vdes në qelinë e sigurisë në Spitalin Universitar të Bernës
Rikthehet qarkullimi i trenit që u ndërpre përkohësisht 
Birraria njoftoi se do të dhurojë birrë falas kur të vdesë Trump, humb licencën shtetërore
Rusia po e forcon mbrojtjen në një rrugë kyçe të transportit detar për shkak të “situatës së tensionuar”
Kusari-Lila thotë se rënia e çmimit të naftës në bursat botërore nuk reflektohet menjëherë në Kosovë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Përmbytjet në Indi, 14 të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Lajme

Përmbytjet në Indi, 14 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

August 3, 2026
Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi, ndaj të ardhurave – e dyta në Europë
Lajme

Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi, ndaj të ardhurave – e dyta në Europë

August 3, 2026
Fundjavë e përgjakur mes Rusisë dhe Ukrainës – Sulme me raketa në Kiev, goditen rafineri dhe anije në Detin e Zi
Lajme

Fundjavë e përgjakur mes Rusisë dhe Ukrainës – Sulme me raketa në Kiev, goditen rafineri dhe anije në Detin e Zi

August 3, 2026
Konjufca për T7: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
Lajme

Konjufca për T7: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?