By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme: Merrni në konsideratë largimin nga rajoni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme: Merrni në konsideratë largimin nga rajoni
Lajme

SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme: Merrni në konsideratë largimin nga rajoni

Momenti
Published: August 2, 2026

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara në disa vende të Lindjes së Mesme u kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të marrin në konsideratë largimin nga rajoni ose të jenë të përgatitur të largohen në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës së sigurisë.

Paralajmërimi u publikua nga ambasadat amerikane në Bahrein, Irak, Izrael, Jordani, Kuvajt, Liban, Oman, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të godiste Iranin “shumë fort”.

Në njoftimin e sigurisë thuhet se qytetarët amerikanë në rajon duhet të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, ndërsa duhet të jenë të përgatitur për anulime fluturimesh, mbyllje të përkohshme të hapësirave ajrore dhe ndërprerje të mundshme të udhëtimeve.

Your browser does not support the video tag.

“Amerikanët në rajon duhet të marrin në konsideratë largimin ose të jenë të përgatitur të largohen nëse ka përshkallëzim”, thuhej në alarmet e sigurisë të publikuara nga ambasadat.

Qytetarëve u është kërkuar gjithashtu të kontrollojnë rregullisht informacionet për fluturimet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Në Izrael, amerikanëve u është bërë thirrje të identifikojnë strehën më të afërt kundër bombardimeve, ndërsa në Jordani u është kërkuar të shmangin zonat pranë bazave ushtarake amerikane.

Paralajmërimet vijnë në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë të jenë të larta. Sipas njoftimeve, përplasjet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë vijuar që prej 28 shkurtit, pavarësisht një periudhe të shkurtër qetësie pas një armëpushimi që më pas u shemb. Nga ana tjetër, zyrtarë iranianë kanë akuzuar SHBA-në për përshkallëzim të situatës. Ushtria iraniane ka paralajmëruar se çdo vend që mbështet Uashingtonin do të përfshihet në pasojat e konfliktit.

Ndërkohë, situata ka ndikuar edhe në sigurinë detare dhe tregjet energjetike. Një dron goditi një anije gazi në pronësi amerikane të ankoruar në një port egjiptian, ndërsa një tjetër incident u raportua me një anije cisternë në brigjet e Omanit.

Tensionet kanë prekur edhe Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, ku trafiku detar është ulur ndjeshëm për shkak të pasigurisë së krijuar.

Ndërkohë, në Libanin jugor, ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë tre luftëtarë të Hezbollahut, ndërsa një ushtar izraelit është plagosur gjatë një përleshjeje me militantët e grupit të armatosur./AFP

source

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh, dyshohet se shantazhoi një person për mbi 13 mijë euro
Shtetasi i huaj dyshohet se i dehur rrahu dy policë në stacionin policor në Prishtinë
Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çka po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?
Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot
Enver Hoxhaj para Qeverisë: Këtu, çdo ditë e më shumë, derisa të rikthehet rendi kushtetues

LEXO GJITHASHTU

Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate
Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate
TOP Momenti
Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çfarë po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?
Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çfarë po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?
TOP Momenti
Kërcënohet përmes një mesazhi në telefon një grua në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet
Kërcënohet përmes një mesazhi në telefon një grua në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet
TOP Momenti
Nga “topi i zjarrit” te “sulmi terrorist” – si u ndërtua dhe u përhap narrativa kundër Kosovës në mediat serbe
Nga “topi i zjarrit” te “sulmi terrorist” – si u ndërtua dhe u përhap narrativa kundër Kosovës në mediat serbe
TOP Momenti
Vetplagosja e një personi në Pejë, policia jep detaje
Vetplagosja e një personi në Pejë, policia jep detaje
TOP Momenti

You Might Also Like

E pazakontë në Vitomiricë: 27-vjeçari plagoset në gjoks, në veturë i gjenden arma dhe 11 fishekë
Lajme

E pazakontë në Vitomiricë: 27-vjeçari plagoset në gjoks, në veturë i gjenden arma dhe 11 fishekë

August 25, 2026
Lushtaku: Babai i kishte ofruar armë Kurtit gjatë kohës së luftës, ai nuk pranoi
Lajme

Lushtaku: Babai i kishte ofruar armë Kurtit gjatë kohës së luftës, ai nuk pranoi

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Golem, motori përplaset me bordurën – dy të vdekur
Lajme

Aksident i rëndë në Golem, motori përplaset me bordurën – dy të vdekur

August 25, 2026
PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit: Kurti po mban peng institucionet
Lajme

PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit: Kurti po mban peng institucionet

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?