By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Agron Limani emërohet kryesues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Agron Limani emërohet kryesues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur
TOP Momenti

Agron Limani emërohet kryesues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Momenti
Published: July 31, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Limanin në pozitën e kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Limani është aktivist i angazhuar prej më shumë se dy dekadash në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

Në njoftim thuhet se ai është bashkautor i monografisë “Fshati i Vrarë”, e cila trajton masakrën e Krushës së Vogël dhe që, sipas Qeverisë, është përdorur si dëshmi nga institucionet e drejtësisë në rastin ku është dënuar Darko Tasiq.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë luftës Limani ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa familja e tij është prekur rëndë nga lufta.

“Gjatë luftës, Agron Limani ka qenë ushtar i UÇK-së, e ka të vrarë vëllain, ndërsa babai, axha dhe djali i axhës së tij mbesin ende të zhdukur. Ata janë në mesin e 60 personave të pagjetur nga masakra e forcave të armatosura të Serbisë në Krushë të Vogël”, thuhet në njoftim.

Sipas Qeverisë, Limani e ka nisur angazhimin e tij në kërkim të personave të zhdukur përmes drejtimit të Shoqatës për Hulumtimin e Personave të Rrëmbyer “26 Marsi 1999”.

Në njoftim, ekzekutivi rithekson përkushtimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, pavarësisht, siç thuhet, pengesave nga Serbia.

“Përkundër pengesave dhe sabotimit të vazhdueshëm nga Serbia, ne jemi të përkushtuar dhe të palëkundur në përpjekjet tona në kërkim të së vërtetës, me qëllim zbardhjen e fatit të secilit prej më të dashurve tanë të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, si dhe vënien e drejtësisë në vend”, thuhet më tej.

Qeveria vlerësoi gjithashtu se gërmimet e fundit në Kalludër të Zubin Potokut janë rezultat i punës së institucioneve të Kosovës dhe përsëriti thirrjen ndaj bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi Serbinë për zbatimin e Deklaratës së 2 majit 2023 për personat e zhdukur me dhunë.

Në këtë kontekst, kërkohet edhe hapja e arkivave të forcave serbe, përfshirë arkivën e Brigadës së Motorizuar 37 të ish-Ushtrisë Jugosllave, me qëllim ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë
Krasniqi: Buxheti për komunat është rritur 66%, Asociacioni të jetë zë i 38 komunave

LEXO GJITHASHTU

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
Lajme
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Lajme
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Lajme
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Lajme
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Lajme

You Might Also Like

“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës
TOP Momenti

“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës

August 22, 2026
“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
TOP Momenti

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej

August 22, 2026
Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë
TOP Momenti

Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë

August 22, 2026
​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë
TOP Momenti

​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?