By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Dogana zbulon medikamente të padeklaruara në një autobus në PKK Dheu i Bardhë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Dogana zbulon medikamente të padeklaruara në një autobus në PKK Dheu i Bardhë
TOP Momenti

​Dogana zbulon medikamente të padeklaruara në një autobus në PKK Dheu i Bardhë

Momenti
Published: July 31, 2026

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për futjen e medikamenteve të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, pas zbulimit të tyre gjatë një kontrolli të rregullt në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur më 30 korrik, kur gjatë kontrollit rutinor të një autobusi, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një hapësirë të kamufluar në shkallët e automjetit.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë kontrollit të detajuar të kësaj hapësire janë gjetur disa pako të fshehura, të cilat fillimisht dyshohej se përmbanin çaj, por pas verifikimit është konstatuar se në to ndodheshin medikamente të padeklaruara.

Sipas vlerësimeve paraprake, vlera e mallit të zbuluar arrin rreth 6 mijë euro.

Dogana bëri të ditur se para nisjes së kontrollit fizik, vozitësi i autobusit ishte pyetur nëse kishte mallra ose mjete monetare për t’i deklaruar, por kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për paraqitje pranë autoriteteve doganore.

Për shkak të natyrës së mallit dhe rrethanave të rastit, autobusi është dërguar në terminalin doganor për kontroll të mëtejshëm. Procedurat janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimit janë ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Dogana rikujtoi se importi i medikamenteve i nënshtrohet kërkesave të veçanta ligjore dhe, varësisht nga lloji dhe sasia e tyre, mund të kërkojë autorizime dhe dokumentacion nga institucionet kompetente.

Në njoftim thuhet se mosdeklarimi ose fshehja e mallrave përbën kundërvajtje doganore dhe cenon sigurinë e zinxhirit të furnizimit, konkurrencën e ndershme dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Dogana e Kosovës theksoi se do të vazhdojë zbatimin e ligjit dhe luftimin e kontrabandës, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, me qëllim mbrojtjen e interesave financiare të vendit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë
Krasniqi: Buxheti për komunat është rritur 66%, Asociacioni të jetë zë i 38 komunave

LEXO GJITHASHTU

ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
Lajme
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Lajme
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
Lajme
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Lajme
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Lajme

You Might Also Like

“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës
TOP Momenti

“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës

August 22, 2026
“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
TOP Momenti

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej

August 22, 2026
Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë
TOP Momenti

Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë

August 22, 2026
​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë
TOP Momenti

​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?