By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Raporti i Qendrës Memoriale të Srebrenicës: Mohimi i gjenocidit u rrit në vitin 2026, Dodik dhe Serbia ndër mohuesit kryesorë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Raporti i Qendrës Memoriale të Srebrenicës: Mohimi i gjenocidit u rrit në vitin 2026, Dodik dhe Serbia ndër mohuesit kryesorë
Lajme

Raporti i Qendrës Memoriale të Srebrenicës: Mohimi i gjenocidit u rrit në vitin 2026, Dodik dhe Serbia ndër mohuesit kryesorë

Momenti
Published: July 31, 2026

Numri i rasteve të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë është rritur nga 99 në 149 gjatë periudhës së fundit raportuese, që paraqet një rritje prej më shumë se 50 për qind, thuhet në Raportin për Mohimin e Gjenocidit 2026, të publikuar nga Qendra Memoriale e Srebrenicës.

Raporti, i prezantuar më 30 korrik, identifikon ish-presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, dhe kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Srebrenicës, Branimir Kojiq, si ndër mohuesit më të zëshëm të gjenocidit.

Your browser does not support the video tag.

Sipas autorëve të raportit, mohimi i drejtpërdrejtë i gjenocidit mbetet forma më e përhapur, ndërsa është shënuar edhe rritje e rasteve të lavdërimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbështetjes për autorët e gjenocidit.

Raporti paralajmëron gjithashtu për një fushatë të fuqishme dehumanizimi ndaj boshnjakëve, e cila, sipas tij, po zhvillohet nga autoritetet e Republikës Sërpska si brenda Bosnje e Hercegovinës, ashtu edhe përmes aktiviteteve të drejtuara ndaj opinionit ndërkombëtar.

Monitorimi tregon se mohimi shfaqet përmes deklaratave të politikanëve dhe zyrtarëve publikë, veçanërisht në Republikën Sërpska dhe Serbi, përmes veprimeve të institucioneve, përmbajtjeve mediatike që mohojnë ose relativizojnë faktet e vërtetuara nga gjykatat, si dhe përmes formave të përditshme të mbështetjes për autorët e gjenocidit, përfshirë muralet, pankartat dhe brohoritjet në ngjarje sportive e tubime publike.

Koordinatori i projektit në Mediacentar Sarajevo, Tarik Moçeviq, tha se periudha raportuese u karakterizua jo vetëm nga mohimi i gjenocidit, por edhe nga një fushatë e dehumanizimit të popullit boshnjak, e udhëhequr nga Milorad Dodik dhe drejtuesit e Republikës Sërpska.

Ndërkaq, analisti Jasmin Mujanoviq, autor i pjesës së raportit që trajton lobimin ndërkombëtar, tha se këto aktivitete synojnë t’i paraqesin boshnjakët si kërcënim për sigurinë, duke krijuar bazë për justifikimin e politikave diskriminuese ndaj të gjithë grupit etnik.

Drejtori i Qendrës Memoriale të Srebrenicës, Emir Suljagiq, deklaroi se qëllimi i monitorimit nuk është vetëm evidentimi i rasteve të mohimit, por edhe krijimi i një arkivi të përhershëm të deklaratave dhe veprimeve të figurave publike.

“Çfarëdo erërash politike që fryjnë sot do të kalojnë, por dekada më vonë do të mbetet e dokumentuar se kush dhe çfarë ka thënë për Srebrenicën 30 vjet pas gjenocidit”, tha Suljagiq.

Raporti vëren se mohimi i gjenocidit mbetet i pranishëm edhe në mediat e Serbisë dhe Republikës Sërpska. Si media ku janë regjistruar më së shumti raste të tilla përmenden Informer, Alo dhe Politika, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë raporti veçon transmetuesin publik të entitetit RTRS dhe agjencinë SRNA si platforma ku janë evidentuar përmbajtje që mohojnë ose relativizojnë gjenocidin.

Sipas të dhënave të raportit, një pjesë e mediave në Bosnje e Hercegovinë kanë shmangur raportimin për gjenocidin në Srebrenicë, veçanërisht gjatë shënimit të 30-vjetorit të tij vitin e kaluar.

Në korrik të vitit 1995, forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë të paktën 8.372 burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë, ndërsa gratë, fëmijët dhe të moshuarit u dëbuan me forcë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Tribunali i Hagës e kanë cilësuar këtë krim si gjenocid.

Deri më tani, për krimet e kryera në Srebrenicë janë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim, ndërsa 18 persona, përfshirë Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin, janë dënuar nga Tribunali i Hagës dhe mekanizmi pasues i tij, ku dy të fundit vuajnë dënim me burgim të përjetshëm.

Në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur mbi 6.700 viktima të identifikuara të gjenocidit. Gjatë varrimit kolektiv të 11 korrikut të këtij viti u varrosën edhe 10 viktima të tjera, ndërsa më shumë se 1.000 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur. /REL

The post Raporti i Qendrës Memoriale të Srebrenicës: Mohimi i gjenocidit u rrit në vitin 2026, Dodik dhe Serbia ndër mohuesit kryesorë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shembja e deponisë së mbeturinave në Guine vret 30 persona
SHBA paralajmëron Kanadanë: Një luftë tregtare do të ishte katastrofike për ju
Ramadani për riparimin e vagonëve të Trainkos: Pushteti i dha kontratë Serbisë pas sulmit në Banjskë
Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve
Deklaratat e opozitës për Hashim Thaçin President, Bahtiri i drejtohet PDK’së: Iluzion politik, kthehuni në tavolinë

LEXO GJITHASHTU

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
TOP Momenti
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
TOP Momenti
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
TOP Momenti
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
TOP Momenti
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë
TOP Momenti

You Might Also Like

Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh
Lajme

Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh

August 23, 2026
OpenAI lanson ChatGPT për adoleshentë
Lajme

OpenAI lanson ChatGPT për adoleshentë

August 23, 2026
Mourinho: Është e tepërt ajo që po i bëjnë Viniciusit, ngacmimet ndaj tij po përsëriten
Lajme

Mourinho: Është e tepërt ajo që po i bëjnë Viniciusit, ngacmimet ndaj tij po përsëriten

August 23, 2026
Një test i thjeshtë nga pështyma mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të zorrës së trashë
Lajme

Një test i thjeshtë nga pështyma mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të zorrës së trashë

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?