By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Detaje të reja nga tragjedia me tre viktima në Shkodër – trupat u gjetën pranë njëri-tjetrit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Detaje të reja nga tragjedia me tre viktima në Shkodër – trupat u gjetën pranë njëri-tjetrit
Lajme

Detaje të reja nga tragjedia me tre viktima në Shkodër – trupat u gjetën pranë njëri-tjetrit

Momenti
Published: July 30, 2026

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja tragjike e një dite më parë ku nëna me dy fëmijët e saj u dogjën brenda banesës së braktisur në fshatin Domen të Postribës në Shkodër. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tre trupat e viktimave janë gjetur shumë afër njëri-tjetrit të shkrumbuar nga flakët. Në momentin kur ka rënë zjarri mendohet se nëna ka mbrojtur fëmijët e saj dhe nuk ka arritur që të dalë jashtë. Djali i vogël 1 vjeçar u gjet në duart e nënës së tij ndërsa fëmija tjetër në afërsi. Policia dhe efektivët zjarrëfikës si provë në këtë ngjarje që deri më tani cilësohet si aksidentale, kanë gjetur edhe një copë mbetje të një bombole të vogël gazi, petrogaz që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Bashkë me bombolën e vogël, grupi hetimor ka konstatuar edhe sustën e shtratit që ndodhej brenda asaj shtëpie ndërsa gjithçka tjetër është shkrumbuar nga flakët. Ndërkohë jashtë shtëpisë ndodheshin çantat me të cilat kishin shkuar familja Çelaj në shtëpinë e tyre të vjetër. Këto prova materiale që janë gjetur do të dërgohen në Tiranë për ekspertim për të patur një përgjigje më pas që do t’i shërbejë këtij hetimi. Babai i fëmijëve dhe bashkëshorti i 24 vjeçares që u dogjën brenda, ka deklaruar se me vete kanë patur edhe një shishe benzine që e kishin marrë për të bërë disa riparime dhe pastrime dhe se ju duhej. Ai ka deklaruar se është ulur tek një market për të blerë disa gjëra për familjen dhe nuk ndodhej aty, kur shtëpia ka marrë flakë dhe nëna me dy të miturit u dogjen brenda.

Your browser does not support the video tag.

Dyshimi kryesor deri më tani që ka grupi hetimor është se nëna mund të ketë tentuar për të ndezur bombolën e gazit për të gatuar dhe në atë moment si shkak i rrjedhjes së gazit mund të ketë patur eksplozion. Po ashtu ekziston mundësia që dy fëmijët e vegjël mund të kenë qenë në gjumë në momentin kur ra zjarri.

Fakti që aty nuk ndodhej askush tjetër dhe se shtëpia nuk ka banesa të tjera përreth ka bërë që zjarri të konstatohet jo në kohën e duhur duke bërë që tre viktimat të humbin jetën. Mungesa e një njoftimi në kohën e duhur dhe terreni i thyer malor kanë qenë fatal në këtë ngjarje të rëndë. Familja Çelaj jetonte në Gjermani dhe ishin të pajisur me dokumente gjermane dhe kishin ardhur disa ditë më parë për pushime. Ata menduan të shkojnë tek banesa e vjetër për ta pastruar dhe për të qëndruar disa orë aty por e gjitha u kthye në një tragjedi që tronditi opinionin.

The post Detaje të reja nga tragjedia me tre viktima në Shkodër – trupat u gjetën pranë njëri-tjetrit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare
ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjat: Shenjat në mushkëri që nuk duhen shpërfillur
Vapa ekstreme sjell kufizime në autoudhë, ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
TOP Momenti
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Lajme
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Lajme
Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
Lajme
Anulohet papritur takimi Kurti–Ulutaş, KFOR-i: U anulua për “rrethana të paparashikuara”
Anulohet papritur takimi Kurti–Ulutaş, KFOR-i: U anulua për “rrethana të paparashikuara”
Lajme

You Might Also Like

Zjarret masive në Serbi, BE dërgon helikopterë dhe zjarrfikës
Lajme

Zjarret masive në Serbi, BE dërgon helikopterë dhe zjarrfikës

August 22, 2026
Macron premton raketa interceptuese për Ukrainën
Lajme

Macron premton raketa interceptuese për Ukrainën

August 22, 2026
Aleanca paralajmron akrivitet simbolik para Kuvendit
Lajme

Aleanca paralajmron akrivitet simbolik para Kuvendit

August 22, 2026
Sinani godet Vuçiqin pas vizitës në Preshevë: Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë
Lajme

Sinani godet Vuçiqin pas vizitës në Preshevë: Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?