By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova hyn në “Google Street View”, publikohen pamjet 360-gradëshe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova hyn në “Google Street View”, publikohen pamjet 360-gradëshe
TOP Momenti

Kosova hyn në “Google Street View”, publikohen pamjet 360-gradëshe

Momenti
Published: July 30, 2026









Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që është përfshirë në shërbimin Google Street View, duke sjellë pamje 360-gradëshe të rrugëve, qyteteve dhe zonave turistike të vendit.

Your browser does not support the video tag.


Pas një procesi rreth dyvjeçar të fotografimit, Google ka publikuar pamjet e realizuara në Kosovë gjatë periudhës nga korriku i vitit 2025 deri në maj të vitit 2026, duke mbuluar pjesën më të madhe të territorit.


Sipas platformës “Virtual Streets”, integrimi i Kosovës në këtë shërbim ishte vonuar për shkak të rrethanave të ndërlikuara gjeopolitike dhe çështjeve që lidhen me statusin ndërkombëtar të vendit.


Pamjet e reja përfshijnë qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, por edhe shumë zona të tjera urbane e rurale.


Përdoruesit e Google Maps tashmë mund të eksplorojnë edhe rrugë malore dhe destinacione turistike, duke përfshirë Grykën e Rugovës, Parkun Kombëtar të Sharrit, Bjeshkët e Nemuna, si dhe zona pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.


Procesi i fotografimit në Prishtinë nisi në gusht të vitit 2025 dhe vazhdoi edhe gjatë pranverës së vitit 2026.


Pamjet përfshijnë gjithashtu qytete dhe zona si Podujeva, Fushë-Kosova, Novobërda, Kaçaniku, Shtimja, Hani i Elezit, Leposaviqi, Leshaku, Vushtrria dhe Skenderaj.


Sipas raportimeve, për realizimin e pamjeve Google ka përdorur kamera të gjeneratës së katërt, ndërsa në disa raste edhe kamera portative, duke mundësuar vazhdimin e fotografimit edhe në kushte të vështira atmosferike, përfshirë reshjet e borës në tetor të vitit 2025.


Publikimi i Google Street View konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin e Kosovës në platformat digjitale, veçanërisht në një periudhë kur vendi po shënon rritje të interesimit turistik dhe kur bizneset lokale synojnë një prezencë më të madhe online.


Ndërkohë, sipas të njëjtave raportime, edhe kompania Apple ka marrë leje për fotografimin e pjesëve të territorit të Kosovës, por këto pamje ende nuk janë bërë publike.


Image


source

You Might Also Like

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit
PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit
VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit
Nuk iu bind shenjës për t’u ndalë, motoçiklisti godet policin dhe një veturë
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, nëntë janë aktive dhe dy nën kontroll

LEXO GJITHASHTU

Haradinaj propozon që partitë t’ia vazhdojnë mandatin për President Hashim Thaçit: Është nder për ne si shqiptarë
Haradinaj propozon që partitë t’ia vazhdojnë mandatin për President Hashim Thaçit: Është nder për ne si shqiptarë
Lajme
Kurti flet për hapjen e plotë të Urës së Ibrit: Sot takohem me Ulutash, urat e reja e bënë absurde mbajtjen e saj të mbyllur
Kurti flet për hapjen e plotë të Urës së Ibrit: Sot takohem me Ulutash, urat e reja e bënë absurde mbajtjen e saj të mbyllur
Lajme
PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
Lajme
Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin
Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin
Lajme
Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Lajme

You Might Also Like

LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë
TOP Momenti

LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë

August 22, 2026
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri? Flasin nga komisioni që do të ndihmojë në identifikimin e tyre
TOP Momenti

Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri? Flasin nga komisioni që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

August 22, 2026
Ylfete Fanaj nominohet për një mandat të dytë si ministre kantonale në Luzern
TOP Momenti

Ylfete Fanaj nominohet për një mandat të dytë si ministre kantonale në Luzern

August 22, 2026
I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia jep detaje të rastit në Podujevë
TOP Momenti

I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia jep detaje të rastit në Podujevë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?