By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: I arratisur nga burgu dhe në kërkim prej tre vjetësh, arrestohet 21-vjeçari në Shtime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
I arratisur nga burgu dhe në kërkim prej tre vjetësh, arrestohet 21-vjeçari në Shtime
TOP Momenti

I arratisur nga burgu dhe në kërkim prej tre vjetësh, arrestohet 21-vjeçari në Shtime

Momenti
Published: July 30, 2026

Një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv është arrestuar të martën mbrëma në Shtime, pas një ndjekjeje nga Policia gjatë së cilës i dyshuari tentoi të ikte me automjet dhe më pas në këmbë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 29 korrik, rreth orës 22:15, në rrugën “Tahir Sinani”, kur hetuesit e stacionit policor në Shtime kanë tentuar ta ndalin një automjet, shoferi i të cilit nuk u kishte dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, shoferi nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe vazhdoi lëvizjen.

“Pas aktivizimit të sinjalizimit të alarmit të automjetit policor, i dyshuari ka rritur shpejtësinë, duke kryer manovra të rrezikshme në komunikacion, përfshirë tejkalime edhe mbi trotuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, i dyshuari hyri në rrugën “12 Qershori”, ku u detyrua ta ndalte automjetin në një rrugë pa dalje dhe u largua me vrap.

“Njëri nga hetuesit ka vazhduar ndjekjen në këmbë dhe pas urdhrave verbalë për ndalim, ka arritur ta neutralizojë dhe arrestojë të dyshuarin”, njofton Policia.

Pas shoqërimit në stacionin policor është konstatuar se i arrestuari, me inicialet A.S., 21 vjeç, ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv.

“Sipas të dhënave zyrtare, ai ishte arratisur nga institucioni korrektues gjatë vuajtjes së dënimit dhe për rreth tre vjet kishte qëndruar jashtë vendit”, thuhet më tej në komunikatë.

Me vendim të gjyqtarit kompetent, 21-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia bëri të ditur se gjatë tentativës për arratisje dhe arrestimit, i dyshuari ka bërë rezistencë aktive dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Shtimes. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë, Siim Kallas
​Prezantohet projekti i banimit social adekuat, Kurti e cilëson një investim të rëndësishëm për dinjitetin e familjeve
Për një natë, 262 shoferë të sanksionuar në Shkup
Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë

LEXO GJITHASHTU

Mbi 300 arrestime për shkak të zjarreve në Greqi
Mbi 300 arrestime për shkak të zjarreve në Greqi
Lajme
Si të humbisni peshën e barkut
Si të humbisni peshën e barkut
TOP Momenti
Në Prishtinë nisi “Ora e Pritjes”, numërimi së prapthi në pritje të krerëve të UÇK-së
Në Prishtinë nisi “Ora e Pritjes”, numërimi së prapthi në pritje të krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija
Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija
TOP Momenti
BMW i jep fund Serisë 8, Alpina pritet të marrë stafetën
BMW i jep fund Serisë 8, Alpina pritet të marrë stafetën
TOP Momenti

You Might Also Like

Dua Lipa feston sot ditëlindjen
TOP Momenti

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

August 22, 2026
Ramush Haradinaj propozon Thaçin për president: T’i vazhdohet mandati që iu ndal në gjysmë
TOP Momenti

Ramush Haradinaj propozon Thaçin për president: T’i vazhdohet mandati që iu ndal në gjysmë

August 22, 2026
Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj
TOP Momenti

Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj

August 22, 2026
2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra
TOP Momenti

2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?