By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë
Lajme

Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë

Momenti
Published: July 29, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se pas takimit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është qartësuar pozicioni politik i kësaj partie.

Ajo ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe nuk do të bëhet pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve.

“Është qartësuar gjithçka pas takimit të Bedri Hamzës me Albin Kurtin. Do të jemi në opozitë dhe kjo e saktëson të ardhmen tonë politike dhe orientimin tonë në rrethanat kur nuk bëhemi pjesë në asnjë matematikë të zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Your browser does not support the video tag.

Sipas saj, PDK-ja gjatë gjithë procesit ka qenë e qartë në qëndrimet e saj politike dhe ka përcaktuar drejtimin e saj të ardhshëm.

“Qartësia jonë në këtë proces, kemi qenë të qartë gjatë gjithë kohës, kemi dhënë mesazhet tona politike, kemi dhënë qartësitë tona të mjaftueshme dhe kemi definuar të ardhmen tonë dhe të anëtarësisë e strukturës partiake”, tha ajo.

Deliu-Kodra  ka kritikuar mungesën e qartësisë politike pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, duke thënë se sipas saj nuk është parë vullnet për adresimin e çështjeve institucionale.

“Ka shumë paqartësi. Prej përfundimit të zgjedhjeve parlamentare nuk kemi parë asnjë vullnet politik të partisë që ka dalë me mbështetjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, për të adresuar qoftë çështjen e qeverisjes së ardhshme apo seancën konstituive e cila mbahet javën e ardhshme”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se partisë fituese i takon e drejta për të propozuar kandidatin ose kandidaten për kryetar të Kuvendit.

“Partisë fituese i takon e drejta e nominimit të kandidatit apo kandidates për kryetar të Kuvendit. Do të jetë një seancë procedurale”, tha ajo.

Megjithatë, ajo ka shprehur shqetësim për zhvillimet e kaluara në Kuvend, duke pretenduar se ka pasur shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

“Në seancat e kaluara kemi pasur paqartësi dhe mënyra se si në vazhdimësi e kanë shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi ajo.

Deliu Kodra ka përsëritur se PDK-ja do të jetë pjesë e Kuvendit si subjekt opozitar.

“Normal që PDK do të jetë aty, parti opozitare. Do të jemi në Kuvend”, përfundoi deputetja e PDK-së.

 

 

source

You Might Also Like

Abdixhiku për Muhaxherin, Imri Ahmetin e tjerët: S’kam hakmarrje për askënd, u uroj punë të mbarë komunat e tyre
Presidenti i Brazilit konfirmon se dy zyrtarëve të qeverisë amerikane iu refuzuan vizat për shkak të frikës nga ndërhyrja në zgjedhje
Abdixhiku reagon edhe në Facebook pasi i mbijetoi shkarkimit: Ju faleminderit
Abdixhiku reagon edhe në Facebook pasi i mbijetoi shkarkimit: Ju falemiderit
Haziri: U mbyll një kapitull për LDK-në, bashkëpunimi me VV vetëm mbi tri parime

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Abdixhiku i çon fjalë Përparim Ramës: …Nëse është i përfshirë ka gabuar rëndë, anëtarësia nuk e falë
Lajme

Abdixhiku i çon fjalë Përparim Ramës: …Nëse është i përfshirë ka gabuar rëndë, anëtarësia nuk e falë

July 30, 2026
Abdixhiku e heq “embargon” e bisedave me VV: Prej këtij momenti LDK është e hapur të diskutojë për institucionet
Lajme

Abdixhiku e heq “embargon” e bisedave me VV: Prej këtij momenti LDK është e hapur të diskutojë për institucionet

July 30, 2026
Fjalët e Abdixhikut pas rikonfirmimit në krye të LDK:  Jam i lumtur, falënderoj delegatët mbështetës dhe ata që mendojnë ndryshe
Lajme

Fjalët e Abdixhikut pas rikonfirmimit në krye të LDK:  Jam i lumtur, falënderoj delegatët mbështetës dhe ata që mendojnë ndryshe

July 30, 2026
A do të “unifikohet” LDK pas rikonfirmimit të Abdixhikut, Zemaj: Mendoj që po, por varet nga sjellja e kryetarit
Lajme

A do të “unifikohet” LDK pas rikonfirmimit të Abdixhikut, Zemaj: Mendoj që po, por varet nga sjellja e kryetarit

July 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?