Armend Zemaj nga LDK-ja është deklaruar pas Kuvendit të LDK-së ku Lumir Abdixhiku i mbijetoi iniciativës për shkarkimin e tij të cilës i ka prirë Zemaj.
Zemaj u pyet për unifikimin, ku tha se është pranuar rezultati në mënyrë demokratike dhe tash varet nga sjellja e kryetarit.
“Unë besoj që kur pranohet në mënyrë demokratike nuk ka asgjë të keqe, tash varet nga sjellja e kryetarit me shtëpinë e vetë politike”.
Më pas ai u pyet nga gazetarët edhe për një koalicion potencial me LVV-në.
“Tash mblidhet grupi parlamentar i LDK-së dhe diskutohet, nuk ka asgjë të keqe se cili do të jetë vendimi i LDK-së”.
“Unë jam unik me vetveten dhe LDK-në, tjerët flasin për vendin ose fjalën e vetë. Kur diskutojmë japim edhe qëndrimet”, tha ai. /Gazeta Express
The post A do të “unifikohet” LDK pas rikonfirmimit të Abdixhikut, Zemaj: Mendoj që po, por varet nga sjellja e kryetarit appeared first on Gazeta Express.

