By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrëzimi i vinçit: Komuna dhe Inspektorati ia lënë fajin njëra-tjetrës, arrestohen tre persona
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrëzimi i vinçit: Komuna dhe Inspektorati ia lënë fajin njëra-tjetrës, arrestohen tre persona
Lajme

Rrëzimi i vinçit: Komuna dhe Inspektorati ia lënë fajin njëra-tjetrës, arrestohen tre persona

Momenti
Published: July 29, 2026

Inspektime s’u kryen nën arsyetimin se punimet qenë në fazën fillestare.

E pikërisht në këtë vendpunishte në rrugën “A” nga rrëzimi i vinçit vdiq një punëtor e një tjetër mori lëndime të rënda.

Megjithëse shprehën të gjithë keqardhje e ngushëlluan familjen, asnjë nga institucionet nuk mori përgjegjësi, madje nisën fajësimin e njëra-tjetrës.

Your browser does not support the video tag.

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli fajin e la tek komuna e Prishtinës.

Por këta të fundit, përgjegjës po e lëne Inspektoratin Qendror të Punës.

‘me këtë rast duhet të sqarojmë se sa i përket aspektit të sigurisë së punëtorëve në vendpunishte dhe në bazë të ligjit 04/L06 përgjegjësia i takon Inspektoratit Qendror të Punës prap po e them duke mos i ikur përgjegjësisë që ka kryeqyteti në këtë aspekt”, deklaroi Lulëzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca.

Fushtica bëri të ditur hapat që i kanë ndërmarrë.

“Ne i kemi marrë të gjitha masat, jemi në fazën e dytë mbasi që policia dhe prokuroria t’i kryejnë punët e veta se kemi ende në atë hapësirë kranin dhe jemi duke shiku sepse ne dje i kemi largu banorët”, shtoi Fushtica.

E, nga Inspektorati Qendror i Punës pasditen e së mërkurës, në një reagim publik fajin e lanë sërish tek niveli lokal.

“Ndërkaq, sa i përket sigurisë së palëve të treta dhe parandalimit të dëmeve që mund t’u shkaktohen atyre, Ligji për Ndërtim, përkatësisht neni 35, përcakton se përgjegjësia për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit i takon inspektorateve të ndërtimit të komunave përkatëse, të cilat janë kompetente të ndërmarrin masa ndaj subjekteve ndërtimore që cenojnë rregullat e sigurisë, duke përfshirë edhe rastet kur rrezikohen pronat ose personat jashtë kantierit.”, thuhet nga Inspektorati Qendror i punes.

Pikërisht për këtë rast Prokuroria ka ndaluar tre persona si të dyshuar,

Bazuar në dyshimet fillestare, prokurori i shtetit ka filluar hetimet në drejtim të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre persona te dyshuar, dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshm”,nga Prokuroria Themelore ne Prishtine.

Ndërkohë, punëtori tjetër po trajtohet në Mjekimin Qendror Intensiv.

Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv deklaroi se  “Lëndimet janë në tri sisteme të mëdha të organeve, gjoksit të barku dhe eksremiteteve janë lëndime serioze të cilat pacientin e kanë fut në radhën e  pacientëve kritik e cila ka qenë edhe arsyeja, në bazë të parametrave pacienti prezantohet të jetë relativisht stabil”

Televizioni ka tentuar të marr një qëndrim edhe nga kompania “Vëllezërit Asllani” që po kryen punime por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Sipas Inspektoratit Qendror të Punës vetëm brenda këtij viti, 12 persona kanë vdekur në vendpune, dhe sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë më i rrezikuari

 

source

You Might Also Like

Izraeli vazhdon sulmet në Liban, plagosen tre ushtarë gjatë çaktivizimit të municioneve
Shkon në 8 numri i viktimave nga të shtënat në shkollë në Tajlandë
S’ka pritje të gjata për të dale nga Kosova në pikat kufitare
Nga mungesa e granteve te sfidat në treg, gratë sipërmarrëse kërkojnë më shumë mbështetje
Irani bën kërkesa të reja rreth Ngushticës së Hormuzit

LEXO GJITHASHTU

Dy aksidente me fatalitet në 24-orët e fundit në Kosovë, 32 persona të lënduar
Dy aksidente me fatalitet në 24-orët e fundit në Kosovë, 32 persona të lënduar
TOP Momenti
Bastisje për bixhoz në Deçan, sekuestrohet armë automatike – dy persona dërgohen në mbajtje
Bastisje për bixhoz në Deçan, sekuestrohet armë automatike – dy persona dërgohen në mbajtje
TOP Momenti
​Bastisje për bixhoz, sekuestrohet armë automatike – dy persona dërgohen në mbajtje
​Bastisje për bixhoz, sekuestrohet armë automatike – dy persona dërgohen në mbajtje
TOP Momenti
Arrestohet në Miradi të Fushë Kosovës personi i dyshuar për vjedhje të rëndë
Arrestohet në Miradi të Fushë Kosovës personi i dyshuar për vjedhje të rëndë
TOP Momenti
Vdes në QKUK personi që po qëndronte në kujdes intensiv që nga aksidenti i ndodhur në korrik
Vdes në QKUK personi që po qëndronte në kujdes intensiv që nga aksidenti i ndodhur në korrik
TOP Momenti

You Might Also Like

Aksidenti në Gjilan, ndërron jetë në QKUK një person
Lajme

Aksidenti në Gjilan, ndërron jetë në QKUK një person

August 9, 2026
I mituri bie nga objekti në Prizren, vdes pas gjashtë ditësh në QKUK
Lajme

I mituri bie nga objekti në Prizren, vdes pas gjashtë ditësh në QKUK

August 9, 2026
Bastiset një lokal në Deçan, sekuestrohen armë dhe pajisje për bixhoz
Lajme

Bastiset një lokal në Deçan, sekuestrohen armë dhe pajisje për bixhoz

August 9, 2026
MINT publikon çmimet e derivateve për 9 dhe 10 gusht
Lajme

MINT publikon çmimet e derivateve për 9 dhe 10 gusht

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?