By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zgjedhjet e parakohshme dhe Kuvendi jofunksional rrezikojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zgjedhjet e parakohshme dhe Kuvendi jofunksional rrezikojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Lajme

Zgjedhjet e parakohshme dhe Kuvendi jofunksional rrezikojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Momenti
Published: May 10, 2026

Çështja e zgjedhjes së presidentit çoi në pezullimin e funksionimit institucional dhe vendi përfundoi në zgjedhje të parakohshme. Si pasojë e krizës politike dhe mosfunksionimit të Kuvendit, një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare do të mbesin pa u implementuar, duke shkaktuar pasoja financiare për Kosovën.

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, fajësoi fillimisht Lëvizjen Vetëvendosje si shumicë parlamentare për bllokimin institucional dhe moszbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Moszbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është drejtpërdrejt përgjegjësi e shumicës. Siç e dinë qytetarët e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i votoi të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare pa asnjë kusht, pa asnjë kushtëzim, pa asnjë kërkesë”, u shpreh ai.

Your browser does not support the video tag.

Tahiri tha se përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi, siç e quajti ai, “kryeneçësinë” e LVV-së.

“Andaj, moszbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga kjo qeveri që tashmë është në detyrë, drejtpërdrejt i faturohet kryeneçësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila me çdo kusht u mundua që të uzurpojë funksionin e Presidentit. Fatkeqësisht, një milion qytetarë të Kosovës prapë do t’i drejtohen kutive të votimit e në këtë kohë shpresoj që do të ketë një ndryshim, në mënyrë që Kosovës me të vërtetë t’i hapet një horizont tjetër dhe të qeveriset, jo të sundohet”, tha ai.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se dëmet e shkaktuara nga procesi zgjedhor dhe bllokada institucionale janë të mëdha dhe ende të pallogaritshme.

“Ndërsa dëmet ende as nuk mund të kalkulohen për shkak se janë shumë të mëdha. 7 qershori janë zgjedhjet, nuk e dimë sa do të zgjasë konfirmimi i rezultateve zgjedhore dhe nuk do të dimë kur do të bëhet qeveria e re. Pra, po flasim potencialisht për një situatë, një rrethanë, e cila mund ta vendosë vendin në bllokadë. Dhe kjo është një humbje e madhe dhe nuk është e kalkulueshme për momentin. Kalkulimi thelbësor është që Kosova është duke humbur, e humbja po vjen se besimi i qytetarëve të Kosovës, i dhënë për një subjekt politik mbi 51%, është tradhtuar”, tha Tahiri.

Ndërkaq, hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, për Ekonomia Online përmendi Planin e Rritjes dhe humbjet financiare që, sipas tij, erdhën si pasojë e mosfunksionimit të Kuvendit gjatë vitit 2025.

“Siç e dini, nga plani i rritjes, marrëveshjet janë negociuar në vitin 2024 dhe ato janë miratuar tek këtë vit, në shkurt të këtij viti. Pra, një vit e gjysmë me mungesë të miratimit të këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat Kosova do të kishte përfituar me qindra milionë euro. Siç e dini, 882 milionë euro kanë qëndruar tek Bashkimi Evropian dhe nuk kanë mundur të vijnë këtu për arsye se nuk kemi pasur qeveri legjitime dhe legale, dhe nuk kemi pasur Kuvend funksional”, tha Jakaj.

Sipas tij, problemet do të vazhdojnë edhe në fazën e zbatimit të marrëveshjeve të ratifikuara.

Jakaj tha se mungesa e një qeverie me mandat të plotë do ta vështirësojë ekzekutimin e këtyre marrëveshjeve dhe disbursimin e fondeve nga Bashkimi Evropian.

“Për pasojë, ne do të ndodhemi në vështirësi të caktuara në implementim të marrëveshjeve të cilat janë ratifikuar nga ana e Kuvendit të Kosovës, respektivisht tek disbursimi i mjeteve financiare nga Bashkimi Evropian, sepse nuk ka një qeveri legjitime dhe legale, në kuptimin e plotfuqishëm, që t’i kryejë dhe t’i ekzekutojë ato marrëveshje ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Ai përmendi edhe mungesën e planifikimit buxhetor dhe stafit të nevojshëm për zbatimin e marrëveshjeve.

“E dini që ligji për ndarje buxhetore nuk u rishikua për organizatat buxhetore të cilat mund të preken me staf shtesë në mënyrë që të ketë staf shtesë për t’i ekzekutuar këto mjete. Të gjitha këto marrëveshje ndërkombëtare kërkojnë staf shtesë që nuk është paraparë me ligjin për ndarje buxhetore për vitin 2026, sepse e dimë si u miratua krejt në fillim të shkurtit me procedurë të përshpejtuar”, thotë ai.

Jakaj shtoi se për realizimin e marrëveshjeve nevojitet një qeveri me mandat të plotë dhe kapacitete funksionale.

“Ndërkohë, për ekzekutimin e këtyre marrëveshjeve kërkohet që të ketë staf shtesë dhe të ketë, siç e thashë edhe më herët, një qeveri legjitime që ka dalë nga zgjedhjet dhe që është legale fuqiplotë. Aktualisht qeveria i kryen disa punë vetëm të cilat janë në përditshmëri dhe të parapara me ligjin për ndarje buxhetore për këtë vit”, thotë tutje Jakaj.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu pas konsultimit me partitë politike shpalli zgjedhjet më 7 qershor 2026.

Ndërkaq më 10 prill 2026, deputetët ratifikuan katër marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh.

Mbi 80 vota mori Marrëveshja e kredisë mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e zhvillimit të sektorit financiar të Kosovës.

Po ashtu kaloi edhe Marrëveshja e kredisë mes Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e kredisë të bazuar në politika. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, kjo marrëveshje është në vlerë prej 80 milionë eurosh.

Dritën jeshile e mori edhe Marrëveshja e kredisë mes Kosovës dhe Qeverisë gjermane për kredi në sektorin e energjisë dhe klimës.

Ministri Murati tha se kjo marrëveshje, po ashtu në vlerë prej 80 milionë eurosh, mbështet politikat dhe reformat në sektorin e energjisë.

U ratifikua edhe Marrëveshja e kredisë me Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0″.

Murati tha se marrëveshja është në kuadër të një projekti rajonal që parasheh 35 milionë euro si kredi dhe 12 milionë në formë të grantit.

Anipse ato u ratifikuan për implementimin e tyre nevojitet qeveri dhe kuvend funksional.

source

You Might Also Like

KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje që lehtëson kalimin kufitar
Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ nuk e zgjeron procesin
Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit”
Shtatë të lënduar në aksident mes tri veturave në Rogovë të Gjakovës

You Might Also Like

Dy 11-vjeçarë shpëtohen nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë pas ditësh të bllokuara
Lajme

Dy 11-vjeçarë shpëtohen nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë pas ditësh të bllokuara

June 28, 2026
11 të vdekur pasi u rrëzua aeroplani me parashutistë në Francën lindore
Lajme

11 të vdekur pasi u rrëzua aeroplani me parashutistë në Francën lindore

June 28, 2026
Sulmet e përshkallëzuara SHBA-Iran kërcënojnë marrëveshjen e përkohshme të paqes
Lajme

Sulmet e përshkallëzuara SHBA-Iran kërcënojnë marrëveshjen e përkohshme të paqes

June 28, 2026
Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po vazhdojnë
Lajme

Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po vazhdojnë

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?