Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) i paralajmëroi trupat në një letër të fundit se shpërndarja e videove të regjistruara me telefon celular në internet mund ta ndihmojë Iranin t’i godasë bazat ushtarake amerikane, tha për CNN një burim i njohur me çështjen.
Në një letër të datës 28 korrik, e siguruar nga Reuters, admirali Brad Cooper tha se pamjet e filmuara me telefon celular që publikohen në internet dhe në media i mundësojnë Iranit të vlerësojë nëse sulmet e tij kanë qenë të suksesshme “pothuajse në kohë reale”.
Kjo vjen pasi katër ushtarë amerikanë u vranë si pasojë e sulmeve iraniane në mesin e muajit korrik.
Sipas Reuters, dhe siç konfirmoi një burim, Cooper paralajmëroi në letër se kostoja e kësaj mund të matet me jetët e ushtarakëve amerikanë dhe civilëve që janë objektiv në vendet e Gjirit.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së, kapiteni Tim Hawkins, tha në një deklaratë për CNN: “Mesazhi është një kujtesë e përgjithshme për pjesëtarët tanë të shërbimit mbi rëndësinë e ruajtjes së sigurisë operacionale. Kjo është një nga shumë rastet që admirali Cooper ka shfrytëzuar për t’i përcjellë prioritetet operacionale”.
The post Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së paralajmëron trupat se videot nga telefonat mund ta ndihmojnë Iranin appeared first on Gazeta Express.

