By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IMAX/ Cineplexx në Albi Mall, thyen rekorde rajonale me “Odisea”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IMAX/ Cineplexx në Albi Mall, thyen rekorde rajonale me “Odisea”
Lajme

IMAX/ Cineplexx në Albi Mall, thyen rekorde rajonale me “Odisea”

Momenti
Published: July 29, 2026

Prishtinë – IMAX/Cineplexx Prishtina në Albi Mall, ka shënuar suksesin më të madh në historinë e formatit IMAX, me filmin “Odisea”.

Interesimi i publikut ka tejkaluar çdo pritshmëri, duke vendosur rekorde të reja të shitjeve dhe duke e renditur Cineplexx Prishtinën në Albi Mall ndër kinematë me performancën më të lartë në rajon për këtë premierë.

Your browser does not support the video tag.

Që nga dita e parë e shfaqjes, sallat IMAX kanë qenë të mbushura, ndërsa për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme janë hapur vazhdimisht orare të reja. Mijëra vizitorë kanë zgjedhur Cineplexx Prishtina në Albi Mall për ta përjetuar filmin në formatin për të cilin është krijuar.

“Odisea” nuk është një premierë e zakonshme. Është filmi i parë artistik në histori i xhiruar tërësisht me kamera IMAX Film, duke e bërë ekranin IMAX mënyrën më autentike për ta parë vizionin e Christopher Nolan. Pikërisht kjo ka bërë që interesi për formatin IMAX të jetë i paprecedentë në mbarë botën dhe edhe publiku në Kosovë i është bashkuar këtij fenomeni.

Përvoja që ofron IMAX në Cineplexx Prishtina shkon shumë përtej ekranit të madh. Teknologjia e avancuar e projeksionit, sistemi gjithëpërfshirës i zërit dhe komoditeti maksimal i sallës krijojnë ndjesinë sikur je pjesë e çdo skene. Çdo pamje është më e madhe, çdo detaj më i qartë dhe çdo moment më intensiv.

Suksesi i “Odisea” në Prishtinë pasqyron edhe suksesin e filmit në nivel ndërkombëtar. Që prej publikimit, filmi ka vendosur rekorde në arkat botërore dhe në formatin IMAX, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha kinematografike të viteve të fundit. Fakti që është realizuar tërësisht me kamera IMAX e ka bërë këtë format zgjedhjen e parë të publikut në të gjithë botën.

Rekordet e arritura në Cineplexx Prishtina konfirmojnë se publiku në Kosovë kërkon gjithnjë e më shumë përvoja premium dhe se IMAX vazhdon të jetë destinacioni numër një për ata që duan ta përjetojnë kinemanë në nivelin më të lartë. Me “Odisean”, Prishtina nuk ka ndjekur thjesht një fenomen global. Është bërë pjesë e tij, duke vendosur standarde të reja për kinemanë në rajon.

The post IMAX/ Cineplexx në Albi Mall, thyen rekorde rajonale me “Odisea” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Të enjten në autostrada kufizohet qarkullimi i automjeteve me mbi 20 tonë (11:00-17:30)
OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale e pakontrolluar u përpoq të hakeronte kompani të tjera
OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale mashtruese u përpoq të hakonte kompani të tjera
Më shumë se 100 lëkundje pasuese goditën Japoninë pas tërmetit të fuqishëm që vrau 13 persona
Arabia Saudite i bashkohet SHBA-së në sulmet ndaj milicive të mbështetura nga Irani në Irak

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Kanosje në Obiliq, policia ndalon personin Sh.P., i sekuestrohet një armë AK-47
Lajme

Kanosje në Obiliq, policia ndalon personin Sh.P., i sekuestrohet një armë AK-47

July 29, 2026
Takimi në Zyrën Ovale, Netanyahu i dorëzoi Trumpit tre skenarë për marrëveshjen me Iranin!
Lajme

Takimi në Zyrën Ovale, Netanyahu i dorëzoi Trumpit tre skenarë për marrëveshjen me Iranin!

July 29, 2026
175 mijë franga kompensim për vrasësin: Është mbajtur në burg më shumë sesa duhej
Lajme

175 mijë franga kompensim për vrasësin: Është mbajtur në burg më shumë sesa duhej

July 29, 2026
Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi
Lajme

Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

July 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?