By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ish-prokurori Elez Blakaj: Edhe më 2016 kryem gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ish-prokurori Elez Blakaj: Edhe më 2016 kryem gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur
TOP Momenti

Ish-prokurori Elez Blakaj: Edhe më 2016 kryem gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur

Momenti
Published: July 29, 2026

Në fshatin Kalludër e Vogël në komunën e Zubin Potokut kanë nisur gërmimet në një lokacion që dyshohet se mund të jetë varrezë masive e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kalludra e Vogël lidhet me një nga rastet më të rënda të zhdukjeve me forcë gjatë luftës në Kosovë. Më 19 prill 1999, në zonën e Drethit dhe Kalludrës në Zubin Potok u rrëmbyen 23 shqiptarë, të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, shumica prej tyre nga rajoni i Mitrovicës.

Your browser does not support the video tag.

E lidhur me gërmimet ka shkruar sot edhe ish-prokurori Elez Blakaj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se edhe në vitin 2016 ishin kryer gërmime në Zveçan për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur më datë 19 prill 1999.

Pamje nga Kalludra e Vogël, dyshohet për varrezë masive – zona ruhet nga njësitet elitare të Policisë së Kosovës

“Më datën 4 gusht 2016, si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, së bashku me një grup bashkëpunëtorësh nga IML‑ja, tre hetues të krimeve të luftës, një përfaqësues të Komisionit Qeveritar dhe dy përfaqësues të kompanisë “Loti”, në një atmosferë tensioni në pjesën veriore, saktësisht në fshatin “Mala Jabuka” në Zveçan, kishim kryer gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore të 23 intelektualëve të zhdukur më datë 19 prill 1999….!

Pas disa përpjekjeve ndër vite, më datë 28 korrik 2026 pas gërmimeve të kryera në Zubin Potok, janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohen se mund të jenë të 23 intelektualëve të Mitrovicës, të vrarë gjatë kohës së luftës në vitin 1999”, shkruan ai.

Sipas Elezit, është e tepër e rëndësishme që hetimi përkatësisht për këtë rast por edhe për rastet tjera, të materializohet dhe të konfirmohet me aktakuzë, sepse kjo është mënyra më e mirë për ta dëshmuar qëllimin e aparatit shtetëror serb për ta zhdukur popullatën civile shqiptare!

“Përgjigjja më e mirë ndaj propagandës serbe, e cila ka fshehur gjurmët e krimeve të luftës, si dhe vazhdimisht ka strehuar dhe mbrojtur të dyshuar dhe të dënuar për krime të luftës, është puna e përbashkët dhe përkrahja e të gjitha institucioneve ligjzbatuese, në mënyrë që të kemi rezultate që përfundojnë me aktgjykime dënuese”, shkruan ish-prokurori. /Telegrafi/

You Might Also Like

Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

LEXO GJITHASHTU

SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
Lajme
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Lajme
Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit
Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit
Lajme
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Lajme
Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte
Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte
Lajme

You Might Also Like

160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë
TOP Momenti

160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë

August 22, 2026
“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje
TOP Momenti

“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje

August 22, 2026
Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
TOP Momenti

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

August 22, 2026
U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma
TOP Momenti

U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?