By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryeprokurori Gashi prezanton prioritetet për 100 ditët e para të mandatit në krye të Prokurorit të Shtetit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryeprokurori Gashi prezanton prioritetet për 100 ditët e para të mandatit në krye të Prokurorit të Shtetit
TOP Momenti

Kryeprokurori Gashi prezanton prioritetet për 100 ditët e para të mandatit në krye të Prokurorit të Shtetit

Momenti
Published: July 28, 2026

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka prezantuar prioritetet kryesore për 100 ditët e para të mandatit të tij udhëheqës në krye të Prokurorit të Shtetit, gjatë takimit të parë të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive në vend.

Në takimin e mbajtur të martën në Prishtinë, ku morën pjesë edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Programit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Gashi ka theksuar se institucionet e drejtësisë duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për rritjen e efikasitetit në ndjekjen penale.

Your browser does not support the video tag.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, ndër prioritetet e paraqitura nga kryeprokurori Gashi janë zhvillimi i hetimeve financiare krahas hetimit dhe ndjekjes penale në rastet e korrupsionit të profilit të lartë, krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe veprave të tjera të rënda penale.

Po ashtu, ai ka renditur si prioritete sigurinë e qytetarëve, luftimin e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, mbrojtjen e pronës së qytetarëve, sigurinë ekonomike dhe juridike të qytetarëve dhe subjekteve ekonomike, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave.

Në fokus të mandatit të tij, Gashi ka përmendur edhe mbrojtjen e integritetit të hetimeve dhe të dhënave personale, ndjekjen penale dhe një politikë më rigoroze ndëshkimore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë në trafikun publik.

Një tjetër prioritet i paraqitur ishte krijimi i një mekanizmi të ri mbikëqyrës në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me qëllim ngritjen e cilësisë së punës brenda institucionit, përmes analizimit të aktakuzave të kthyera nga gjykatat, aktgjykimeve liruese, dështimeve procedurale, vërejtjeve të gjykatave dhe praktikës gjyqësore.

Gashi ka bërë të ditur gjithashtu se synon krijimin e një mekanizmi të brendshëm institucional për mbrojtjen e prokurorëve në rastet kur ata, sipas tij, atakohen padrejtësisht gjatë ushtrimit të funksionit, si dhe forcimin e komunikimit të brendshëm institucional dhe respektimin e vijës hierarkike.

“Këto çështje janë nevojë e kohës dhe synojnë rritjen e efikasitetit në ndjekjen penale, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e besimit të publikut në institucionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Kryeprokurori i Shtetit u ka kërkuar kryeprokurorëve që brenda një afati të arsyeshëm kohor, secila prokurori e shkallës së parë t’i paraqesë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit një plan fillestar për trajtimin e çështjeve të përcaktuara si prioritete.

Gjatë takimit janë diskutuar edhe çështje të tjera profesionale, ndërsa kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive kanë raportuar për gjendjen e përgjithshme në institucionet që udhëheqin, përfshirë lëndët e vjetra, efikasitetin në trajtimin e rasteve, lëndët me interes të lartë publik, sfidat kryesore dhe nivelin e zbatimit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).

Në përmbyllje të takimit, Gashi ka garantuar mbështetje institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me kryeprokurorët dhe prokurorët e shtetit në nivel vendi, me synim luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Inspektorati Qendror i Punës jep detaje për rastin ku vdiq një punëtor në Prishtinë pas rënies së vinçit
Formacionet zyrtare: Drita – Floriana
Salihaj: Një pjesë e figurave të LDK-së janë nën ndikimin e PDK-së që pas vdekjes së Rugovës
Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Shahin Bushi refuzon të flasë për pretendimet, banorët e Krushës nuk i besojnë Esat Shalës

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh
TOP Momenti

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

July 28, 2026
Uji i Krushevës rikthehet për përdorim, analizat konfirmojnë se është i sigurt për pije
TOP Momenti

Uji i Krushevës rikthehet për përdorim, analizat konfirmojnë se është i sigurt për pije

July 28, 2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas aksidentit me vinçin
TOP Momenti

Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas aksidentit me vinçin

July 28, 2026
“Pozitive dhe produktive”, Trumpi përfundon takimet me Zelenskyn dhe Netanyahun
TOP Momenti

“Pozitive dhe produktive”, Trumpi përfundon takimet me Zelenskyn dhe Netanyahun

July 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?